Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeveria dënon ashpër incidentin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qeveria dënon ashpër incidentin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria dënon ashpër incidentin

Shko poshtë

Qeveria dënon ashpër incidentin Empty Qeveria dënon ashpër incidentin

Mesazh nga Emona Wed 9 Nov 2011 - 23:52

Qeveria dënon ashpër incidentin New-vdes-def-2



Jahjaga dënon incidentin në “Kroin e Vitakut”

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar incidentin që ndodhi në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës dhe vlerëson se aktet e dhunës janë të pa tolerueshme dhe të papranueshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend.

Me këtë rast, Jahjaga fton të gjithë qytetarëve për maturi dhe qetësi, dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin.

Po ashtu, presidentja Jahjaga kërkon nga organet kompetente të hetojnë rrethanat që çuan deri te ky incident dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.

Rasti është dënuar edhe nga Qeveria e Kosovës, ndërkohë që policia e Kosovë ska nisur bastisjet në lagjen “Kroi i Vitakut” .

Ndryshe, tre persona të nacionalitetit serb, njëri prej të cilëve me uniformë të policisë së Kosovës, janë plagosur të mërkurën mbrëma me armë zjarri në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.

Tash për tash nuk dihen shkaqet dhe motivet që çuan deri te ky incident.

Qeveria dënon ashpër incidentin

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër incidentin që ndodhi në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, ku në rrethana deri më tani të pasqaruara janë plagosur tre qytetarë të Kosovës.

Tre persona të nacionalitetit serb, njëri prej të cilëve me uniformë të policisë së Kosovës, janë plagosur të mërkurën mbrëma me armë zjarri në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës.

Përmes një komunikate për media Qeveria e Kosovës fton organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Qeveria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës.

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar për Kosovapress se rasti ka ndodhur rreth orës 20.00, me ç’rast tre persona janë plagosur dhe se kësaj i ka paraprirë një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në lagjen “Kroin e Vitakut”.

Sipas Hotit, gjatë kësaj përleshjeje, një person, identitetin e të cilit ai nuk e ka të bërë, ka përdorur armën dhe ka plagosur tre persona.

Plagosen tre serbë

Incidenti në Mitrovicë ka qenë i natyrës etnike. Raportohet se serbët kanë tentuar të vjedhin në shtëpitë e shqiptarëve kur kanë hasur në rezistencën e shqiptarëve dhe ka pasur shkëmbim zjarri. Të plagosur janë Sava Mojsiq, Velkjo Djordjeviq, Ivan Vukomanoviq.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuarse rasti ka ndodhur rreth orës 20.00, me ç’rast tre persona janë plagosur dhe se kësaj i ka paraprirë një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në lagjen “Kroin e Vitakut”.

Në incident ka pasur të shtëna me armë, dhe njëri prej të plagosurve është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ka bllokuar këtë pjesë të qytetit.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi