Dosja “Jona Med” dorëzohet për hetime në EULEX
Faqja 1 e 1
Dosja “Jona Med” dorëzohet për hetime në EULEX
Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bokoshi ia ka dorëzuar hetuesve të EULEX-it dosjen e ashtuquajtur “Jona Med”, me të cilën Ministria e Shëndetësisë, në një kontest gjyqësor që kishte ngritur kjo kompani farmaceutike, ka humbur vitin e kaluar më shume se 1.4 milionë euro nga buxheti i saj. Bukoshi, duke pas shumë dyshime në zhvillimin e këtij procesi gjyqësor, ka kërkuar nga EULEX-i që “t’ia hedh edhe një sy” kësaj dosje kaq të “rëndë”, shkruan e përditshmja Zëri.
Ndonëse zyrtarë të EULEX-it nuk kanë preferuar të flasin për raste konkrete që kanë pranuar, dorëzimin e kësaj lënde tek organi i hetuesisë e ka konfirmuar për gazetën ministri Bukoshi.
“Është e vërtetë që e kemi dorëzuar dosjen ‘Jona Med’ me lutjen që të bëhet një investigim, pasi që duam të dimë se si ka shkuar ai proces”, tha Bukoshi.
Ai ka thënë se dosjen e ka dorëzuar javën e kaluar, ndërsa përveç në Prokurorinë e EULEX-it, ai tha se një kopje ia ka dorëzuar edhe kryeprokurorit Ismet Kabashi, si dhe një tjetër në Ministrinë e Drejtësisë.
Në dosjen në fjalë bëhet me dije se MSH-ja në vitin 2009 ka “nxjerrë” nga xhepi i saj 1.408 milionë euro për t’i bartur ato në llogarinë e firmës private farmaceutike “Jona Med”, pasi që kjo e fundit kishte fituar kontestin, ndërsa MSH-ja ishte vonuar në përpilimin e ankesës për këtë vendim, me çka vendimi i gjykatës është shpallë i plotfuqishëm.
Në vitin 2009, kohë në të cilën MSH-ja kishte pasur humbje milionëshe, ky dikaster qeveritar ishte udhëhequr nga ministri Alush Gashi. I kontaktuar nga gazeta rreth dërgimit të dosjes “Jona Med” në prokurori, Gashi nuk ka preferuar të flasë. “Unë nuk merrem më me atë”, ka thënë shkurt ish-ministri Gashi.
Pagesa nga MSH-ja është bërë në muajin mars të 2009.
Tërë ky proces gjyqësor, mënyra se si është neglizhuar ankesa nga MSH-ja, por dhe si janë deponuar 1.4 milionët e kësaj ministrie në “Jona Med”, priten të shoshiten nga drejtësia.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Vrasja e komisarit, dorëzohet në prokurori dosja për ekstradimin e Arben Frrokut
» Trafiku i organeve, mbërrin në Tiranë prokurori i caktuar nga BE-ja për hetime
» Bunkerizimi i Shqiperis,dosja e zeze e ushtareve te vrare...
» Energjia, dorëzohet KESH
» KFOR e EULEX, stervitje te perbashket
» Trafiku i organeve, mbërrin në Tiranë prokurori i caktuar nga BE-ja për hetime
» Bunkerizimi i Shqiperis,dosja e zeze e ushtareve te vrare...
» Energjia, dorëzohet KESH
» KFOR e EULEX, stervitje te perbashket
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi