Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ilaçet natyrore për dhimbjen e fytit  .. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ilaçet natyrore për dhimbjen e fytit  .. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilaçet natyrore për dhimbjen e fytit ..

2 posters

Shko poshtë

Ilaçet natyrore për dhimbjen e fytit  .. Empty Ilaçet natyrore për dhimbjen e fytit ..

Mesazh nga Darius Sun 13 Nov 2011 - 9:50

Infeksionet e gojës dhe të fytit, dhimbja në fyt, të folurit ose gëlltitja e vështirësuar, janë të shpeshta në këtë stinë të vitit.
Ilaçet natyrore për dhimbjen e fytit  .. Images

Infeksionet e gojës dhe të fytit, dhimbja në fyt, të folurit ose gëlltitja e vështirësuar, janë të shpeshta në këtë stinë të vitit.

Shkaku i zakonshëm është virusi ose bakteri, edhe pse irritimi i fytit po ashtu mund të jetë i shkaktuar nga pirja e duhanit, ajri i thatë ose reaksioni alergjik. Çka mund të bëni nëse e keni të pezmatuar fytin?
Për lehtësim të shpejtë dhe efikas provoni me ilaçin e vjetër, ujin e njelmët. Kripa ndikon si antiseptik i butë. Hidhni një gjysmë luge kripë në një gotë me ujë të ngrohtë, shpërlajeni fytin dhe nxirreni nga goja. Përsëriteni deri katër herë në ditë. Fytin mund ta shpërlani edhe me sodë bikarboni dhe ujë.

Vini enë me ujë në radiator ose blini një lagështues të ajrit. Lagështia në ajër do t’ju ndihmojë që fyti të mos jetë shumë i thatë. Nëse nuk keni lagështues, vëreni një tas me ujë mbi radiator çdo natë.
Ndaleni cigaren. Tymi i cigares është shumë irritues për mukozën e fytit.
Merrni frymë përmes hundës dhe jo përmes gojës. Kjo është mënyrë natyrale që të lagështoni ajrin që e thithni.
Nëse keni shpesh probleme me fytin e pezmatuar, blini brushë të re për dhëmbë. Bakteret që grumbullohen në brushë mund t’ju infektojnë përsëri.

Forcojeni sistemin e imunitetit gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit me vitamina, bimë shëruese dhe ushqim të duhur. Vitaminat C dhe E, mineralet si zinku dhe magnezi, hudhra, xhenxhefili dhe kërpudhat shiitake janë vetëm disa nga zgjidhjet që i keni në disponim.
Ka shumë kohë që mjalti përdoret si ilaç për fytin e pezmatuar. Ka veçori antibakteriale, dhe kjo mund të ndihmojë të shpejtohet shërimi. Po ashtu e nxjerr ujin nga indet, dhe me këtë gjë reduktohen ënjtjet. Shtojeni mjaltin në një filxhan të ujit të nxehtë ose të çajit bimor.

Limonada e nxehtë me mjaltë po ashtu mund të lehtësojë dhimbjen. Kombinoni lëngun prej një gjysmë limoni me ujë të nxehtë.
Merrni vitaminë C. Pavarësisht a është dhimbja e fytit e shkaktuar me ftohje, grip apo pezmatime me qelb, kjo vitaminë do të ndihmojë të forcohet sistemi i imunitetit dhe të përmirësohet lufta ndaj infeksioneve.
Echinacea ka veçori antibakteriale dhe antivirusale, të cilat do të përshpejtojnë shërimin.

Hudhra është aleat i fuqishëm në luftë me infeksionet. Hudhra e tharë ka veçori të fuqishme antibakteriale dhe antiseptike.
Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilaçet natyrore për dhimbjen e fytit  .. Empty Re: Ilaçet natyrore për dhimbjen e fytit ..

Mesazh nga Anakonda Mon 2 Apr 2012 - 17:21

cti bejsh keshtu esht kur semuremi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi