Lirak Çelaj merr timonin e Unionit të Artistëve të Filmit
Lirak Çelaj merr timonin e Unionit të Artistëve të Filmit
Aktori Lirak Çelaj është zgjedhur kryetar i Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, në një proces “maratonë” që ka nisur në Kinemanë ABC, e ka përfunduar në Teatrin Kombëtar, shkruan sot Koha Ditore. Ai ka marrë 12 nga 27 vota të filmaxhinjve që të shtunën janë tubuar për të zgjedhur të parin e tyre. Bashkë me këtë janë zgjedhur edhe katër anëtarë të kryesisë, që përthekohet nga Agim Sopi, Lulzim Guelli, Kushtrim Sheremeti dhe Hazir Haziri.
Blerim Gjoci, që ka udhëhequr UAFK-në për më shumë se 4 vjet, nuk ka pranuar që të kandidohet edhe për një mandat tjetër, pas propozimit që për të ka bërë vetë Lirak Çelaj. Para kolegëve të tij ai ka pasur vetëm një arsyetim. “Jam lodhur”, ka thënë shkurt Gjoci.
Ka gati dy vjet që kur kryesisë së kaluar të UAFK-së i ka skaduar mandati. Gjoci ishte zgjedhur në krye të Unionit në vitin 2005. Disa herë ata kanë bërë përpjekje që të mblidheshin, por siç u tha edhe të shtunën, ata kanë dështuar të mbajnë mbledhje për mungesë të kuorumit.
(Më gjerësisht sot në të përditshmen Koha Ditore)
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Arben Bajraktaraj me dy filma në Festivalin e Filmit në Venecie
» Angelina Jolie nuk vjen në premierën e filmit të saj në Kosovë
» Kinemaja ABC do ta ftojë Angelina Jolie në premierën e filmit në Kosovë
» Festivali i Filmit Evropian vjen në Shqipëri
» “Java e filmit francez” me pesë komedi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi