Helena Kadare merr çmimin “Autori i vitit”
Helena Kadare merr çmimin “Autori i vitit”
Në përfundim të Panairit të 14-të të Librit, që po zhillohet në Pallatin e Kongreseve, janë shpërndarë dje çmimet e vitit. Çmimin “Autori i vitit” e mori Helena Kadare, me librin “Kohë e pamjaftueshme”, ndërsa çmimin “Përkthyesi më i mirë i vitit” e mori Shpëtim Çuçka, me librin “Historia e së bukurës”, të
Umberto Eco-s. Ndërkohë që çmimi special i jurisë iu dha Muhamed Ademit dhe çmimin për librin më të mirë për fëmijë e mori shtëpia botuese “Albas”, me revistën e saj “Grupsat”. Çmimi i gazetarëve që vlerësonte stendën e paraqitur më mirë grafikisht i shkoi shtëpisë botuese “Pegi”. Pas shpërndarjes së çmimeve, fjalën e mori Helena Kadare, fituese e çmimit “Autori i vitit”. Ndryshe nga daljet e saj të deritanishme në media, emocioni këtë herë ishte i pashmangshëm. Përveçse falënderoi dhe tregoi mirënjohjen e saj për secilin nga anëtarët e jurisë, tha se ky libër ishte e gjithë jeta e saj. “U bënë 15 vite të jetës sime që ia kam kushtuar këtij libri. Nuk ka se si të mos më shkaktojë një emocion të fortë ky çmim. Për më tepër, marrëdhënien me lexuesin e kisha ndërprerë për një kohë të gjatë, vite të tëra”.
Rregullat kryesore ishin:
Libri duhet të ketë detyrimisht të drejtat e autorit.
Libri duhet të jetë botim i vitit 2011, por jo ribotim.
Libri duhet të jetë botuar nga një ekspozues në Panairin 2011.
Libri konkurrues mund të dorëzohet nga botuesi, autori apo përkthyesi.
Pranohen libra edhe në formë elektronike apo dorëshkrim, por me kusht që të dorëzohet në formë librore deri më datë 31 tetor 2011.
Fillimisht afati i dorëzimit u caktua fundi i shtatorit, më pas u shty deri më 22 tetor, por faktikisht u pranuan dorëzime deri më 29 tetor, për t’u dhënë mundësi përfaqësimi sa më shumë autorëve dhe botuesve, nisur edhe nga praktika që mjaft libra përfundojnë në ditët e fundit para panairit. Këto shtyrje afatesh në dorëzim u bënë me konsensusin e gjithë jurisë.
Çmimet e panairit
Juria profesionale e panairit, e përbërë nga: znj. Mirela Kumbaro; z. Pëllumb Xhufi; znj. Arta Marku; znj. Dhurata Shehri; z. Xhevat Beqaraj, vendosi të japë këto çmime:
1. Libri i vitit për fëmijë: Revista “Grupsat” e shtëpisë botuese “Albas”, me motivacionin: “Për vlerat edukative, enciklopedike, estetike dhe argëtuese në formimin e shijeve te lexuesi i vogël”.
2. Çmimi i veçantë i jurisë: Zotit Muhamet Ademi për: “Lirika e fijes së barit”, me motivacionin:
“Për personalitetin kompleks të një poeti të panjohur që na sjell vlerat e një letërsie, e cila mbijetoi edhe pa lexues”.
3. Përkthyesi i vitit: Zoti Shpëtim Çuçka, për përkthimin e “Historia e bukurisë” e Umberto Eco-s, me motivacionin: “Për vlerat e sjelljes në shqip me cilësi e thellësi të njërës prej veprave të rëndësishme të letrave bashkëkohore botërore”.
4. Autori i vitit: Zonja Helena Kadare, për “Kohë e pamjaftueshme”, me motivacionin: “Për elegancë në shkrim dhe emocionet e thella që e kapërcejnë objektin e rrëfimit. Jo një jetë e rrëfyer, por rrëfimi i jetës”.
Një çmim tjetër ishte edhe stenda me paraqitjen më të mirë grafike, që iu dha shtëpisë botuese “Pegi”.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
» Pentagon, identifikohet autori i masakres
» Interi tregon çmimin e Sneijder
» Interneti, kandidat për Çmimin Nobel
» Interneti, kandidat për Çmimin Nobel
» Pentagon, identifikohet autori i masakres
» Interi tregon çmimin e Sneijder
» Interneti, kandidat për Çmimin Nobel
» Interneti, kandidat për Çmimin Nobel
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi