Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
Faqja 1 e 1
Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_0').style.display = 'none';
Në galerinë Proud në Londër është hapur një ekspozitë fotografish të mara nga Helena Christensen në fshatin Pacchanta të Perusë, për të dokumentuar ndryshimet e klimës. Modelja, nëna e të cilës është nga Peruja tha për BBC-në se "një pjesë e mirë e historisë" mund të humbasë.
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_1').style.display = 'none';
Ekspozita e saj "Kolaps" e realizuar në bashkëpunim me organizatën bamirëse Oxfam, ka për qëllim të nxjerrë në pah "njerëzit që vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe ujit në kushtet e rritjes së temperaturave, ndryshimit të stinëve dhe shkrirjes së akullnajave."
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_2').style.display = 'none';
"Pacchanta është një fshat i vogël me një popullsi që në thelb vazhdon të jetojë siç ka jetuar 100 vjet më parë," thotë ajo. " Kur ne ju afruam fshatit, i përngjante një fshati irlandez - me ndërtesa të një stili të ftohtë e të papërshtatshëm për atë natyrë të mrekullueshme."
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_3').style.display = 'none';
"Ndërsa u afruam, fëmijët e vegjël dolën nga shtëpitë e tyre.Atyre ju pëlqente të fotografoheshin, duke u argëtuar e duke luajtur me njëri tjetrin. Dhe ata të gjithë hipën në një karrocë dore - një nga fëmijët më të mëdhenj po e shtynte karrocën përreth."
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_4').style.display = 'none';
Njerëzit në Pacchanta janë barinj dhe fermerë. Ata janë personat më të prekur nga ndryshimet e klimës sepse jeta e tyre varet shumë nga reshjet, rrjedhja dhe niveli u ujrave në lumë.
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_5').style.display = 'none';
"Për shumë vite malet perreth ishin të mbuluara me borë, por jo tani, kështuqë lumenjtë po thahen. Delet e llojit alpaka nuk kanë më ushqim për të ngrënë. Banorët vendas nuk mund të rrisin perime - për familjet e tyre por dhe për të fituar para."
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_6').style.display = 'none';
"Natyrisht, ujëvarat janë më të pakta dhe lumenjtë po thahen për shkak të shkrirjes së akullnajave. Jeta e tyre ka ndryshuar aq shumë saqë ata nuk kanë më ato burime të ardhurash ku janë mbështetur për vite".
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_7').style.display = 'none';
"Gruaja e fundit mban një fëmijë në shpinë. Por ajo në mes ka disa punime artizanati dhe këto janë burimi i vetëm i të ardhurave. Ata përdorin leshin e Alpakave për të bërë pëlhura, shalle dhe veshje të cilat ua shesin më pas turistëve.
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_8').style.display = 'none';
"Ishte e mrekullueshme të shihje se sa e bukur është kjo kulturë. Jemi shumë pranë humbjes së kësaj pjese të historisë për shkak të rritjes së temperaturave. Atyre do t'ju duhet të zhvendosen nëpër qytete. Ata do t'i bashkangjiten rradhës së gjatë të të papunëve."
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
document.getElementById('picGalleryNoScript_9').style.display = 'none';
"Bashkë me pjesën tjetër të botës, unë shpresoj se udhëheqësit botërore në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën në Kopenhagë do të marrin masa drastike. Gjëja më e rëndësishme është të ndalet lëshimi i dioksidit të karbonit në atmosferë."
Vizitor- Vizitor
Re: Ekspozitë e Helena Christensen për ndryshimet e klimës
do i shoh ne google imazhet se ktu sdalin dot
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Helena Kadare merr çmimin “Autori i vitit”
» Tiranë: Ekspozitë për Masakrën e Prekazit
» 800 objekte antike ekspozitë në Muzeun e Apolonisë
» Bujar Zajmi sjell “Tironën” dhe “Tiranën” në një ekspozitë
» Si ta mbroni zemrën nga ndryshimi i klimës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi