Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ministri Buja prezantoi punimin rreth Konferencës së Rambujesë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ministri Buja prezantoi punimin rreth Konferencës së Rambujesë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministri Buja prezantoi punimin rreth Konferencës së Rambujesë

Shko poshtë

Ministri Buja prezantoi punimin rreth Konferencës së Rambujesë Empty Ministri Buja prezantoi punimin rreth Konferencës së Rambujesë

Mesazh nga Emona Wed 16 Nov 2011 - 5:11

PRISHTINË, Kosovë – Në ditën e tretë të aktivitetit shkencor “Java e Albanologjisë”, në seancën nga dega e historisë, para pjesëmarrësve ka folur edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Gjatë leximit të kumtesës, ministri Buja shpalosi detaje rreth udhëtimit, si ushtar dhe udhëheqës të luftës për në Rambuje, vend ku do të mbahej konferenca dhe organizimin e delegacionit kosovar brenda Kështjellës së Rambujesë.

“Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendoi shpejtë për anëtarët e saj, na u shty për një ditë shkuarja, sepse Serbia nuk ka lejoi të hynim në Aeroportin e Prishtinës në ditën e parë. Problem tjetër paraqiste edhe fakti se ishim në rroba ushtarake. Të nesërmen shkuam, dikush nga Aeroporti i Prishtinës, të tjerët nga Tirana. Për shkaqe sigurie dhe nga nevoja e domoddoshme për të mos u dorëzuar të gjallë, në rast se do të binim në ndonjë pritë, kërkuam nga miqtë tanë ndërkombëtarë që të na mundësohej për të shkuar të armatosur në konferencë dhe kjo na u lejua”, tha ministri Buja, i cili shprehu bindjen e tij se Konferenca e Rambujesë ishte e vetmja në të cilën faktori ndërkombëtarë për herë të parë ishte në krah të kërkesave shqiptare.

Më tej, ministri i Arsimit përmendi edhe skeptikët dhe kritikuesit e rezultateve të arritura në këtë konferencë, respektivisht nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë.

“Konferenca e Rambujesë është çështja që ngjalli më së shumti debate, dyshime kundërshtime, dilema e refleksion. Konferenca e Rambujesë si mekanizëm i fundit politik për ndaljen e luftës në Kosovë solli intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe mbi caqet e koncentrimit të Ushtrisë serbe edhe në Serbi”, tha ministri Buja.

Konferencën e Rambujesë, ministri Buja e vlerësoi si shumë të rëndësishme për rrjedhat e mëtutjeshme në realizimin e pavarësisë së Kosovës, ndërkaq shtoi se në këtë konferencë që po mbahej nën patronatin e Grupit të Kontaktit dhe nën një mbikëqyrje të veçantë të SHBA-ve, Kosova kishte arritur interesimin e faktorëve më relevantë dhe më të fuqishëm të botës së civilizuar dhe demokratike.

Ministri Buja po ashtu vlerësoi se lufta e Kosvës mori përmasa ndërkombëtare në këtë konferencë e cila solli edhe intervenimin e NATO-s dhe imponoi në mënyrën më pozitive ndryshime cilësore në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi