Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sali dorëzoja Lulzim Bashën prokurorisë, ministri i Brendshëm të arrestohet sot  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sali dorëzoja Lulzim Bashën prokurorisë, ministri i Brendshëm të arrestohet sot  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sali dorëzoja Lulzim Bashën prokurorisë, ministri i Brendshëm të arrestohet sot

Shko poshtë

Sali dorëzoja Lulzim Bashën prokurorisë, ministri i Brendshëm të arrestohet sot  Empty Sali dorëzoja Lulzim Bashën prokurorisë, ministri i Brendshëm të arrestohet sot

Mesazh nga WebMaster Sat 22 Jan 2011 - 2:27

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar mesnatën e sotme për pamjet e filmuara gjatë ditës së sotme ku u demonstrua vrasja e dy demonstruesve nga brenda territorit të kryeministrisë. Rama kërkoi nga ana e Prokurores së Përgjithshme arrestimin e Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha si shkaktarin kryesor të viktimave të

demonstratës së sotme. Po ashtu, kryetari socialist akuzoi drejtpërsëdrejti kryeministrin Berisha si orkestruesin e kësaj kasaphane.
Fjala e Edi Ramës
Tmerri i ditës së sotme doli, me zë e me figurë. Në mesnatë sapo pamë fal talentit dhe kurajës së rrallë të një gazetari të njohur të kronikës së zezë, dorën vrastare që e ktheu protestën në një morg. Dorën e Saliut që përmes Lulit të tij dhe një dore horrash vrastar, preu jetë të pafajshme demonstruesish. Ku je Sali? Ku i ke provat për opozitën, për mua, duke na akuzuar si vrasësit që në fakt ashtu siç u pa janë viktimat e pushtllëkut të pakufijshëm të pushtetit tënd të marrë fund. Provat të nxorrën lakuriq, por lakuriq nate ama, që nuk sheh dot dritën, nuk i reziston dot tundimit për të dhunuar këdo që të thotë se nuk jeton dot në errësirën tënde. Edhe ky ishte montazh? Komplot i Ramës për të mashtruar popullin, që ti e do të mbërthyer në errësirën tënde. Popullin me të cilin sapo ke rihapur verbërinë e llogarisë tënde, ku ke shtuar jetën e 3 njerëzve të pafajshëm. Ndalimet dhe rrahjet në komisariatet e gjithë Shqipërisë edhe tani që po flasim. Po Luli që është një ministër në rikërkim pas atyre pamjeve. Dorëzoja Lulin tani prokurorisë pa u gdhirë, dhe mos rishkruaj fjalën e radhës për opozitën që sot e përfole.
Ku je zonja Ina Rama? I pe pamjet e vrasjeve që të lemerisnin? E pe si vriten si kuaj, qytetarë të pafajshëm të vendit tim? Të vendit tënd, zonja prokurore e përgjithshme nga ministra të korruptuar, ku protesta shumë më jo paqësore kanë përkundur Romën por asnjë nënë nuk ka qarë.
Akuzoj Berishën si orkestruesin e kasaphanës
E akuzoj Berishën si orkestruesin e kësaj kasaphane. Akuzoj Lulzim Bashën si njeriun që duhet të përgjigjet për shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e tre njerëzve dhe i kërkoj ta ndaloni sot. Ku jeni miq ndërkombëtarë, që na mësuat me librat se ç’janë të drejtat e njeriut? Shpresoj që nesër të zgjohemi të qetë, para pamjeve që dëshmuan se kush e ktheu demonstratën e sotme në një manifestim të dhunshëm. Ashtu sikurse shpresoj që Shqipëria t’i nderojë me respektin më të thellë këto jetë të humbura. Ty Sali të uroj të kesh inat me dritën dhe të kuptosh se në errësirën tënde nuk e mban dot më të mbyllur të vërtetën. Nuk do të mund të mbys dot jo një popull të tërë por as aspiratat e tij që sot janë më në pah se kurrë dhe që nesër do të bëhen realitet i munguar prej kaq e kaq vitesh. Edhe për fajin tënd.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sali dorëzoja Lulzim Bashën prokurorisë, ministri i Brendshëm të arrestohet sot  Empty Re: Sali dorëzoja Lulzim Bashën prokurorisë, ministri i Brendshëm të arrestohet sot

Mesazh nga Vizitor Sat 22 Jan 2011 - 2:41

kam lexua ne gazetat shqiptare se edi rama eka turturu gruen e vet me akuza se ajo ka mbet shtazan me baban e edi rames metvrtet ky njeri asht i qmendur edi rama asht ne gjendje te fillon luften vllavrasje ne shipri per vetum e vetum te grabit pushytetin mendoj se ka ardh koha e fundit te kuptojn dhe ata shqiptar si e perkrahin edi ramen se ky njeri asht i qmendur dhe me veprime te tina do ta qon shqiprin ne nje katastrof.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi