Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mësime nga jeta!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Mësime nga jeta!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mësime nga jeta!

5 posters

Shko poshtë

Mësime nga jeta!  Empty Mësime nga jeta!

Mesazh nga Darius Wed 16 Nov 2011 - 22:54

• Booooh, fjalët e duhura të vinë në mend gjithmonë atëherë ku ka mbaruar biseda!

• Në vend që të flasësh pas shpine dhe të kompozosh këngë! Më mir më fol në fytyrë dhe e bëjmë një duet!

• Veten është më mirë ta njohësh ndërmjet të tjerve dhe jo nëpërmjet pasqyrës që mendon se të tregon fytyrën ...

• E di çfarë shihet pas një gënjeshtre ? Një e vërtet që s’do e pranojm asnjëher...

• Ndonjëherë edhe pse ke gjithçka... ndjehesh bosh!

• Tre gjëra janë që mëson duke u rritur ...
se asgjë nuk është e pamundur,
nuk gjykohet një person derisa nuk e njeh vërtetë
dhe se gjërat nuk i kupton derisa nuk të prekin personalisht !

• Të të mungoj dikush është keq ...
Por të dish që atij personi ti nuk i mungon fare...
është akoma më keq ...

• Duhet bërë përpjekje që të mos humbësh diç, sepse të humburën nuk mund ta kthesh...

• Krenaria të bën të shkatërrosh gjërat më të bukura!

• Të vetmit që të bëjnë të buzëqeshim vetëm duke i parë janë ... Fëmijët ...

• Dhe vjen një moment kur je i detyruar të vendosësh:
Të kthesh faqen ose të mbyllesh librin...

• Çuditem se si "ngelin" njerëzit në provimin e jetës, ndërkohë që askush nuk i ndalon të "kopjojnë''.

• Qëndro gjithmonë i qeshur,
mbaji gjithmonë gjallë kujtimet e bukura,
injoroje dhimbjen,
dashuro dhe mëso,
fal dhe harro,

• "Kujt i pakësohet turpi, i është pakësuar ndërgjegja;
kujt i pakësohet ndërgjegjja, i vdes zemra".

• Në sytë e tu ndoshta nuk mund të shoh gjith botën, por mund të shoh atë që të tjerët kurrë nuk do mund t’a shikojnë!

• Derisa ngjyra e lëkurës, do të jetë më e rëndësishme sesa ngjyra e syve, do të ketë luftë.

• Tre jane gjërat thelbësore për të arritur lumturinë në jetë,
të kesh diçka për të bërë,
diçka për të dashur dhe
diçka për të shpresuar.

• Në përralla kafshët veprojnë si njerëzit, në jetë ndodhë e kundërta.

• ‎Jeta e njeriut mbetet e zbrazët, nëse nuk shpenzohet për ato qëllime që i japin kuptim asaj.

• Po të mos kishte jeta vuajtje, s’do t’ia dinim vlerën gëzimit.

• Dëshirojmë gjithmonë të takojmë dikend, por nuk duhet të harrojmë se takimi ka gjithmonë edhe ndarje!

• Në çdo takim lind edhe ndarja.

Cdo fillim e ka një fund...
Dhe çdo fund e ka fillimin e tij të ri...

• Mos lejo të jesh larg nga njerëzit që don, nëse mungesa jote do jet për kohë të gjat…ka mundësi që ata të mësohen më mungesën tënde…
dhe kjo do të lëndoj ty pasi të kthehesh dhe të kuptosh që ata njerëz mund te jen shum të lumtur edhe nëse ti s’do jesh pran tyre.

• Dallimi midis premtimeve dhe kujtimeve......
Ne i thyejmë premtimet.......
Ndërsa kujtimet na thyejnë ne.......

• Të shumta janë mrekullitë,
por asnjë nuk është më e mrekullueshme se njeriu!

• Thjeshtë qetësinë mund ta gjesh duke heshtur në atë moment kur të tjerët bëjnë zhurmë...
Në mënyrë që kur të flasësh të tjerët të qetsohen me fjalën tënde...

• Rrezet e diellit bijnë edhe mbi plehun, megjithatë ato mbesin të pastra.

• Mos u lodh të numërosh fajet e mikut tënd, sepse këtë shërbim e bëjnë me kënaqësi armiqtë e tij.

• Gabimi i një çasti mund të bëhet gabimi i një jete....

• Mençuria ka shumë sy e mashtrimi shumë fytyra.

• Me të gjithë arin e botës nuk mund të blihet një rrahje zemre, as një shkëndijë ëmbëlsie!

• Në një fshat me budallenj, të zgjuarin e marrin për të çmendur.

• Fjala është më e lehtë se petalet, por tund e shemb dhe malet.

• Mendo një herë për veten e më vonë për të tjerët ...

• Aty ku ka humbur shpresa ...
ka mbetur vetëm durimi...

• C`do gjë vjen në kohën e duhur ...
Thjesht bëj durim !

• Lufta provon Trimin,
Zemërimi të diturin dhe
Fatkeqësia shokun.

- Duaji të gjithë . . .
- Beso në pak . . .
- Dhe mos i bëj keq askujt.

• Zemra s’u krijua vetëm për të dashuruar,
por edhe për t’i duruar vuajtjet që mund t’ia shkaktojë dashuria

Sytë s’u krijuan vetëm për të parë,
por edhe për të qarë, për gjërat që kanë hyrë në zemër nëpërmjet shikimit...

• Modestia është luxi i arsyes!

• Kush është i sigurt në kompensim, është zemërgjërë në dhënie.

Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mësime nga jeta!  Empty Re: Mësime nga jeta!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 17 Nov 2011 - 0:26

Ne jetë mos fajeso askënd..njerëzit e mirë të japin lumturi..njerëzit e këqinj të japin eksperience..njerëzit e gabuar të japin mësim..njerëzit e dashur të japin kujtime të paharrueshme.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mësime nga jeta!  Empty Re: Mësime nga jeta!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 17 Nov 2011 - 0:28

Mos u zgjo nje dite ne mengjes pa e
ditur se cfare do te besh.
Mos u zgjo nje dite duke u shtirur te
jesh ai qe nuk je.
Mos u zgjo nje dite me friken e gjerave
qe duhet te besh dhe e endrrave qe duhet te ndjekesh.
Mos u zgjo nje dite pa degjuar edhe ate
qe te thote vetja jote e brendshme.
Mos u zgjo nje dite pa menduar se eshte
dicka qe mund te besh per dike.
Mos u zgjo nje dite duke gjykuar te tjeret rreth teje,por ti kuptosh.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mësime nga jeta!  Empty Re: Mësime nga jeta!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 17 Nov 2011 - 0:34

Duhen vite për të krijuar besimin e vetëm pak sekonda për ta shkatërruar.


• Që nuk duhen ndryshuar miqtë, nëse kuptojmë se miqtë ndryshojnë.


• Që rrethanat dhe mjedisi kanë influencë mbi ne, por ne jemi përgjegjës per vetveten.

• Që, ose do jesh ti që kontrollon veprimet e tua, ose ato do të kontrollojnë ty.

• Durimi kërkon shumë praktikë

• Që ka persona që na duan por thjesht nuk dinë si të na e tregojnë.

• Që nganjëherë, personi që ti mendon se do të të japë goditjen finale kur të rrëzohesh, është në të vërtetë nga ata pak persona që do të të ndihmojë të ringrihesh.

• Se vetem sepse ndokush nuk të don ashtu siç do dëshiroje, nuk do të thotë se s’të do me gjithë vetveten.

• Që s’duhet t’i themi kurrë një fëmije se ëndrrat janë budallalliqe; do ishte një tragjedi po ta besonte.

• Se jo gjithmonë është e mjaftueshme që dikush të t’i falë gabimet. Në shumicën e rasteve je ti që duhet të falësh vetveten.

• Se nuk ka rëndësi në sa copa e ke thyer zemrën; bota nuk ndalet që të presë sa ti ta riparosh.

• Ndoshta Zoti dëshiron që të takojmë disa nga njerëzit e gabuar para se të takojmë ata të drejtit, kështu që kur ti takojmë, do dimë si të jemi mirënjohës për atë dhuratë.

• Kur dera e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shumë herë e shohim kaq gjatë atë të mbylluren saqë nuk shohim atë që eshtë hapur enkas për ne.

• Lloji më i mirë i mikut është ai me të cilin mund të rrish ulur nën një portik e të ecësh së bashku, pa thënë asnjë fjalë, e pasi të ikësh të ndjesh sikur ishte bashkëbisedimi më i mirë i bërë ndonjëherë.

• Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se të vijë.

• Mjafton një minutë për të ofenduar dikë, një orë për t’i pëlqyer, një ditë për ta dashuruar, por duhet një jetë për ta harruar.

• Mos e kërko me këmbëngulje paraqitjen, mund të t’gënjejë.

• Lyp ndokënd që të bën të qeshësh sepse mjafton nje buzëqeshje për të bërë shkëlqyese një ditë të zymtë.Gjej atë që bën të qeshë zemrën tënde.

• Janë disa momente gjatë jetes kur dikush të mungon aq fort saqë vërtet do doje ta nxirrje nga ëndrrat e tua për ta përqafuar.

• Ëndërrò ç’të duash, shko ku të duash, ji çfarë dëshiron të jesh sepse ke një jetë të vetme dhe një mundësi të vetme për të bërë ato gjëra që ti dëshiron të bësh.

• Mund të kesh lumturi të mjaftueshme për t’u bërë i ëmbël, vështirësi të mjaftueshme për t’u bërë i fortë, dhimbje të mjaftueshme për t’u bërë njerëzor, shpresë të mjaftueshme për t’u lumturuar.

• Futu gjithmonë në rrobat e të tjerëve. Nëse ndihesh ngushtë, ka gjasa që edhe ata të ndihen ashtu.

• Njerëzit më të lumtur, jo patjetër arrijnë më të mirën e gjërave; vetëm nxjerrin më të mirën e gjërave që hasin në rrugën e tyre.

• Dashuria nis me një buzëqeshje, rritet me një puthje e përfundon me një çaj.

• E ardhmja më e mirë është e bazuar mbi të shkuarën e harruar, nuk mund t’ia dalësh mbanë pa harruar dështimet e tua të shkuara e dhimbjet e tua.

• Kur u linde, ti qaje e të gjithë rreth teje qeshnin. Jetoje jetën në mënyrë që kur të vdesësh, të jesh i vetmi që qesh ndërkohë që të gjithë rreth teje qajnë.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mësime nga jeta!  Empty Re: Mësime nga jeta!

Mesazh nga WebMaster Thu 17 Nov 2011 - 1:37

Bej qe jeta jote te jete nje enderr por mos lejo qe endrra te behet jeta jote!

Imagjino dicka më të bukur, shtoi pafundësi, zgjëroje me përjetësi, zbukuroe me yje, dhe atëher do ta kuptosh se sa vlen.

Mos ofendo askend ne jete se gjuha esht nje thike e mprehte e plaga e saj nuk eshte e lehte.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mësime nga jeta!  Empty Re: Mësime nga jeta!

Mesazh nga bobi 10 Thu 17 Nov 2011 - 10:38

Mi ka thene Osho,edhe me duhet ti mbaj mend,por c'faj kam une qe s'kam mendjen ne to. geeegge

Jeta eshte mesim,edhe jetojme me ato te kundertat e saj,edhe me ato c'ka na ofron.

Ky eshte ndryshimi hapesirat edhe maloret.
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mësime nga jeta!  Empty Re: Mësime nga jeta!

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Dec 2011 - 19:25

Jeta eshte si nje fature energjike,ndersa vdekja eshte kamata.
Duhet te bej ate c'ka me duket e drejte dhe te harroj te shkuaren me fjale,por jo me zemer pasi gjithshka varet nga e kaluara dhe nga perceptimi i fjales jete.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mësime nga jeta!  Empty Re: Mësime nga jeta!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi