Anbeta Toromani Rikthehet ne Teater
2 posters
Faqja 1 e 1
Anbeta Toromani Rikthehet ne Teater
Anbeta Toromani, një nga balerinat më të dashura për publikun, i rikthehet teatrit. Të paktën për një natë. Së bashku me Jose Perez, kolegun e saj të "Amici", do të ngjiten nesër në skenën e Festivalit Veror të Kremonës. "Anbeta dhe Jose të shoqëruar" është turi që balerinët kanë vendosur të realizojnë gjatë sezonit të verës e që e quan si një mundësi mjaft të mirë për t‘i zhvendosur emocionet nga skena e televizionit në një publik të ndryshëm. Në këtë interpretim Toromani dhe Perez do të shoqërohen nga balerinë të tjerë që vijnë nga kompani të njohura baleti(The Hamburg Ballet, Boston Ballet, Compañia Nacional de Danza…). Spektakli parashikon një program të pasur, dinamik, me pjesë të repertorit klasik, por edhe atij modern. Pjesë të veçanta koreografike të krijuara posaçërisht për këtë mbrëmje. Mediat italiane e kanë konsideruar
si një mundësi të mirë për të parë Anbetën dhe Jose në botën prej nga vijnë, teatrin. Sipas Anbetës, ideja e këtij turi veror erdhi nga mësuesja e baletit klasik në shkollën "Amici", Alessandra Çelentano. "Menduam ta transferojmë magjinë e baletit që keni parë në televizion në një atmosferë teatrale. Do të ketë koreografi të Petipa, Messerer, Balanchine, Neumeier, Forsythe, Duato, Kylian, MacMillan, të cilave do t‘u shtohen edhe realizime vetjake të Çelentano", shprehet balerina shqiptare, e cila prej vitesh e ka zhvendosur aktivitetin e saj artistik në vendin fqinj. E pyetur për dallimin mes televizionit dhe teatrit, Anbeta i ka përshkruar si dy eksperienca të ndryshme. Sipas saj, publiku teatror është më shumë i interesuar ndaj baletit, ndërsa ka shtuar se "publiku i televizionit jo domosdoshmërisht ndodhet atje për ty, por për ndonjë këngëtar apo balerin tjetër". Në këtë rast është kujtuar edhe njëherë refuzimi që iu bë balerinës nga "La Scala". "Nuk e mohoj se në atë moment u ndjeva shumë keq. Por mund të them që gjatë këtyre viteve kam marrë kënaqësi nga interpretimet e mia dhe në një farë mënyre ia kam dalë. Edhe pse arsyet zyrtare të refuzimit nuk i mësova kurrë, kam dëgjuar shumë të tilla. Jam e bindur se nuk ka qenë një vendim i institucionit si i tillë, por i disa personave që punojnë aty. Në çdo mënyrë e pranova humbjen", ka theksuar balerina. Ka pranuar se i mungon teatri. Në të kundërt nuk do të kishte pranuar ta ndërmerrte një tur të tillë.

Re: Anbeta Toromani Rikthehet ne Teater
se njoh.............
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Një numër i ri nga Kledi dhe Anbeta
» Kur keni qenë për herë të fundit në teatër?
» 100-vjetori i Migjenit. Vargjet e ‘Poetit të Mjerimit’ në Teatër Kombëtar
» Lohan të rikthehet në burg
» Gjermania: Të rikthehet dialogu

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi