Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përfito nga çdo gjendje!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Përfito nga çdo gjendje!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përfito nga çdo gjendje!

2 posters

Shko poshtë

Përfito nga çdo gjendje!  Empty Përfito nga çdo gjendje!

Mesazh nga Darius Thu 17 Nov 2011 - 9:02

• Kritikat që u drejtohen njerëzve të suksesit nga ana e ziliqarëve nuk janë tjetër pos ë shtëna të topit të ngadhënjimit, lajme të suksesit të arritur dhe reklamë falas për sukses më të madh.

• Suksesi dhe ngulmimi nuk njohin origjinë, grada, apo të ardhura, por kush posedon vullnet të hekurt, shpirt ngulmues dhe durim të mirë ka arritur majën.

• Mos iu dorëzo vështirësive se luani ballafaqohet me shumë kundërshtarë dhe nuk trembet.

• Mos u kryelartëso me mendimin tënd mbi përkufizimin e gjërave, por konsultohu, sepse mendimi i dy vetave është më i fortë se mendimi i individit, si shembulli i litarit, çdoherë që i shtohet një fije bëhet më i fortë.

• Mos mendo se çdo kritikë që të bëhet është armiqësi. Përfito nga ajo pamvarsisht nga qëllimi i kritikuesit, sepse ke më shumë nevojë për udhëzim sesa për lëvdata.

• Ai që i njeh njerëzit ka arritur sukses të madh, sepse nuk u beson shumë lëvdatave të tyre po as nuk mërzitet nga kritikat dhe qortimet e tyre. Njerëzit vërtet janë të ngutshmëm në lëvdata dhe në hidhërime ngase emocionet sundojnë.

• Mos mendo se të metat do të të pengojnë në arritjen e qëllimeve. Sa njerëz të vyeshëm kanë arritur famë duke qenë të verbër, memecë apo të gjymtuar, pra kjo varet nga vullneti dhe jo nga trupi.

• Ndoshta ajo që ke kërkuar e Allahu s’ta ka dhënë është në të mirën tënde. Mos realizimi i disa dëshirave tuaja ndoshta është në të mirën tënde, po ndoshta edhe vonimi i disa përgjigjeve të kërkesave tuaja është në dobinë tënde.

• Asnjëherë mos u dëshpëro se Allahu I Lartësuar i di nevojat tuaja më mirë se ti për vete.

• Nëse të ka trokitur në derë ndonjë vështirësi, llogarite si retë e verës që sjellin shiun për një kohë të shkurtër dhe zhduken, prandaj mos iu friko atyre por mendo që pas tyre del dielli.

• Nëse nuk gëzohesh në shtëpinë tënde s’ke për t’u gëzuar në asnjë vend tjetër në botë. Dije se vendi më i përshtatshëm për prehje, qetësi mendore dhe largim nga sfidat e ndryshme është shtëpia jote.

• Dija dhe kultura , krenaria e tyre nuk vdes kurrë, në veçanti krenaria dhe fama e atij që i ka mësuar të tjerët dhe ka lënë pas vepra të tij. Ndërsa krenaria e arritur me pasuri ose pozitë shoqërore është e rrejshme dhe kalimtare.

• Nëse e lëmë të lirë mendimin , ai na sjelll dhimbje dhe pikëllime, prandaj drejtoje atë në çeshtje dobiprurëse.

• Ajo që na dëmton të menduarit e kthjelltë dhe që na egërson zemrën është e ndenjura e tepërt me njerëz dhe dëgjimi i fjalëve të kota. Po a ka më mirë se veçimi në adhurim dhe shkencë?!

• Rruga më e ndershme është për në Xhami, rruga më e sigurtë është ajo nga shtëpia e jote, qëndrimi më i vështirë është përpara mbretit dhe pozita më madhështore është kur i bie në sexhde Allahut Krijuesit të Plotfuqishëm.

• Mirësjellja dhe qëllimet e pastra janë më të bukura se të qeshurat e fytyrës me zgurdullim të syve. Kjo, ngase bukuria e domethënies është më e mirë bukuria e formës.

• Veprat tona humane na ruajnë nga fatkeqsitë, muri i mendjes na ruan nga devijimet e epshit dhe përvojat tona janë më të dobishme se njëmijë këshilla drejtuar nga ne.

- Nëse sheh se me mijëra njerëz e kanë harxhuar jetën në gjëra të kota , falënderoje Allahun për të mirat që ke. Vetëm kur shohim të sprovuarin ne kujtohen begatitë tona.
- Nëse sheh një jobesimtar, falënderoje Zotin për islamin
- Nëse sheh një mëkatar, falenderoje Atë për udhëzimin ,
- Nëse e sheh një injorant, falënderoje Atë për dijen që ke. Dhe
- Nëse sheh ndonjë të sprovuar, falënderoje Atë për shëndetin që ke.

• Dielli është krijuar për ty, pra laju me dritën e tij.
- Janë krijuar erërat për ty, ndaj kënaqu me fryerjen e tyre.
- Janë krijuar lumenjtë për ty dhe shijoje ujin e tyre.
- Janë krijuar gjithë pemët vetëm për ty, ndaj provoji ato dhe për të gjitha këto të mira falëndero Allahun e Madhëruar.

• Mos mendo se dikush në këtë botë është i përsosur. Ai që ka shtëpi mund të mos ketë makinë, ai që ka bashkëshorte mund të mos ketë punë, ai që ka shije mund të mos gjejë ushqim dhe dikush mund të ketë gjitha llojet e ushqimit por mund të mos ketë mundësi për t’i shijuar.

• Gëzohu me jetën tënde dhe shfrytëzo çdo moment për në gjëra të dobishme, mer gjërat pozitive si shpërblim dhe dhuratë, kurse nga ato negativet mer mësim, se çdo gjë ka të mirën e vet, por këtë e kuptojmë ndoshta shumë vonë.

Darius
Darius
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 11502
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përfito nga çdo gjendje!  Empty Re: Përfito nga çdo gjendje!

Mesazh nga Anakonda Wed 7 Dec 2011 - 18:19

Perfitoj edhe kur jam vetem qe te mendoj sa me qete dhe te planifikoj sesi dua te vazhdoj me shpresen qe do te jetoj e lumtur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi