Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

+2
Tonii
Aяtємιѕα
6 posters

Shko poshtë

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 17 Nov 2011 - 11:55

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? BuchmaMe rritjen e popullaritetit të kumarit online, varësia ndaj kumarit ka filluar të kthehet në një çështje alarmante. Problemi me këtë varësi është mënyra se si ajo e paraqet veten në çrregullimin e sjelljes kur nuk trajtohet siç duhet. Ndihma profesionale dhe alternativat e trajtimit të varësisë nga kumari janë të vlefshme. E vetmja mënyrë për të mbrojtur të dashurit tuaj, është të tregoheni të kujdesshëm ndaj fakteve që rrethojnë varësinë e tyre. Këtu keni disa informacione të vlefshme:



ǒështë varësia ndaj kumarit?

Është një sjellje e cila çon në çrregullime në sfera të rëndësishme të jetës, si: profesionale, shoqërore, fizike dhe psikologjike. Kjo formë varësie përfshin edhe kushtet e njohura si fiksime. Personat e fiksuar (apo maniakë) shqetësohen edhe më shumë ndërsa luajnë dhe kanë një dëshirë të pakontrollueshme që të vazhdojnë të luajnë pavarësisht efekteve negative që ajo jep në jetën e tyre. Të varurit nga kumari vazhdojnë të vënë baste pavarësisht humbjes së vazhdueshme, gënjejnë, mashtrojnë qoftë edhe vjedhin për ta mbështetur këtë mënyrë jetese.



Statistikat

Një studim i fundit tregon se në Amerikë rreth 2,5 milionë të rritur vuajnë nga varësia ndaj kumarit, rreth 3 milionë quhen problematikë, rreth 15 milionë të rritur janë nën rrezikun e kthimit në kumarxhinj dhe 148 milionë futen në kategorinë e ulët të rrezikut. Kumari bëhet një nevojë që mund të jetë shkatërruese jo vetëm për individin, por edhe për familjen e tij/saj. Indeksi i varësisë ndaj kumarit tregon se 80% e sipër të të rriturve të këtij shteti janë përfshirë në kumar të paktën një herë në jetën e tyre.Poky studim gjithashtu tregon se më shumë se 500 miliardë dollarë shpenzohen çdo vit në baste. Sipas statistikave, çdo vit, të paktën 2.9% e popullsisë së rritur bien në kurthin e kumarit apo futen në kategorinë e kumarxhinjve patologjikë. Studime të bëra mbi persona që konsumojnë alkool dhe kumar, tregon se alkoolistët problematikë kanë shumë mundësi të bëhen kumarxhinj problematikë.

Për një të fiksuar pas kumarit, nuk shihet si problem thjesht varësia, por aftësia e tij për të zgjidhur probleme të caktuara. Varësia shpesh shoqërohet me probleme të tjera, si: çrregullime të humorit, çrregullime të personalitetit dhe depresion. Shumica e të varurve nga kumari kanë gjithashtu probleme me drogat dhe abuzim me alkoolin. Kërkime të ndryshme po përpiqen të shpjegojnë shkaqet e varësisë së fortë ndaj kumarit.



Ndihma

Në Amerikë ekzistojnë shoqatat e Kumarxhinjve Anonimë. Njerëz të prekur nga një ves i tillë e konsiderojnë veten të dobët në çështjet morale. E vetmja zgjidhje për ta është që t’i pranojnë mangësitë e tyre dhe të kenë një dëshirë të madhe për ta lënë këtë zakon. Ka shumë që kalojnë përvoja të frikshme para se të pranojnë faktin se kanë nevojë për ndihmë. Studimet të kryera për këtë çështje tregojnë se një person i varur nga kumari nuk mund të jetë kurrë një lojtar normal dhe se vesi do të rikthehej. E vetmja zgjidhje është t’i japin fund këtij vesi gradualisht.



Trajtimi i të varurve nga kumari

Për pacientët e varur nga kumari, trajtimet janë në formën e mjekimeve dhe fizioterapisë, ashtu siç punojnë qendrat e rehabilitimit për të droguarit. Terapia me këta persona nënkupton sidomos punën me sjelljen në mënyrë që të rrënjosin ide pozitive dhe të largojnë ato negative. Aktivitetet dhe grupet mbështetëse shërbejnë si një ndërmjetës për këshilla e bisedime. Medikamentet që u jepen të varurve nga kumari janë zakonisht anti-depresantët. Është e rëndësishme të eksploroni alternativa të ndryshme të vlefshme për varësinë nga kumari dhe të zgjidhni një të përshtatshme duke pasur parasysh sidomos moshën e personit dhe pikën në të cilën ka arritur varësia.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Re: Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Mesazh nga Tonii Thu 17 Nov 2011 - 12:01

po ka zgjidhje te digjen te gjitha lojrat dhe ambjentet e kumarit
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Re: Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Mesazh nga dajti modh Thu 17 Nov 2011 - 21:39

ka shtete ketu si LAS VEGAS qe jeton vetem me kete biznes


Edituar për herë të fundit nga dajti modh në Thu 17 Nov 2011 - 21:44, edituar 1 herë gjithsej
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Re: Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Mesazh nga Durrsaku Thu 17 Nov 2011 - 21:42

dhe po i dogje lojrat e fatit me keq behet akoma se do lulezojne bastet klandestine sic kane qene ne shqiperi ne kohen e enverit
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Re: Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Mesazh nga Klio Sat 19 Nov 2011 - 7:50

Ketu ne Shqiperi cdo 50 metra ke vetem "Casino" .
Klio
Klio
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Pran yjeve..
Postime Postime : 4283
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 18/09/2011
Mosha Mosha : 30
Hobi Hobi : NOTI&MUZIKA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Re: Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Mesazh nga Tonii Tue 22 Nov 2011 - 11:07

po kan ekzistuar ne kohen e Enverit pastet klandestince por numri i tyre ishte aq i vogel ne krahasim me pjesen tjeter te popullsis saqe nuk perbenin problem te jashtzakoshem per shoqerin ndersa sot po shesin njerzit shtepit, makinat, etj
po shkatrrojne familje , po vriten brenda familjes me thika e hanxhar
duhet te ndalohet me ligj kumari te luftohet e te izolohet ky fenomen
do te ket patjeter kumarxhinj klandestine por a eshte njelloj sikur ishin 100 djem qe luanin haptazi pa ligj ndalimi te kumarit dhe 10 djem qe luajn fshehurazi pas ligjit te ndalimit te kumarit pra nuk hoqen dot dor e luajn klandestince?! ja tek fituam 90 djem te tjer te denj per shoqerin femijet e familjet e tyre , toka po nuk u dogj e te permbyset nuk do te jap prodhim vitin e ardhshem edhe pse klandestince do te ken mbetur disa mikro organizma ne territore fare te vogla qe nuk do te ndikojnene prodhimin e pergjithshem te tokes
ja ku e fituam dhe nje tok pjellore me metoden digj e permbys mikro- organizmat e demshem


Edituar për herë të fundit nga Tonii në Tue 22 Nov 2011 - 11:11, edituar 1 herë gjithsej
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Re: Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Mesazh nga dajti modh Tue 22 Nov 2011 - 11:10

une e kom fitu i llotari njehere e nje kohe Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? 462622
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Re: Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Dec 2011 - 21:17

Vetem nese u ve tritolin dhe i hedh ne ere te gjitha lojerat ne bote.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Varësia nga kumari. A ka zgjidhje? Empty Re: Varësia nga kumari. A ka zgjidhje?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi