Trafikantët, zjarr me policinë greke
Faqja 1 e 1
Trafikantët, zjarr me policinë greke
Katër persona të paidentifikuar qëlluan me armë automatike ndaj policisë greke, në një betejë disa minutëshe në orët e parë të mëngjesit të sotëm, pranë kufirit greko-shqiptar.
Ngjarja ndodhi vetëm 300 metra nga pikëkalimi i Qafë Botës, në vendin e quajtur Loridha, midis Konispolit dhe Igumenicës. Duke përfituar nga errësira, personat që besohet se ishin shtetas shqiptarë, mundën të arratiseshin në brendësinë e territorit tonë.
Gëzhoja kallashnikovi dhe thasë të braktisur hashashi, me peshë prej 337 kilogramësh janë gjetur në vendngjarje.
Në komunikatën e policisë greke mësohet se pas sinjalizimit të marrë nga një peshkatar vendas, një patrullë policie rrethoi katër trafikantët, me qëllim që të kontrollonte nëntë thasët që ata transportin, por morrën si përgjigje për thirrjet e tyre për të ndaluar vetëm plumba.
Sipas burimeve zyrtare, ndërhyrja ishte planifikuar me kujdes dhe trafikantët mundën të largoheshin vetëm falë njohjes shumë të mirë të terrenit, gjë që bën të mendohet se rruga ishte bërë shumë herë prej tyre më parë.
Nga shkëmbimi i zjarrit, të paktën në vendngjarje, nuk janë konfirmuar viktima. Drejtoria e policisë së Epirit tha për Top Channel se ka kontaktuar edhe me autoritetet kufitare shqiptare, për t’i informuar lidhur me situatën dhe emrat e të dyshuarve si autorë të kësaj ngjarje

Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Rexhepi: Reforma në policinë e Kosovës
» SHBA: Shqipëria - vend transit për trafikantët e drogave
» Zjarr në platonë mbi Teatrin “ODA”
» Tiranë, zjarr në një magazinë fishekzjarresh
» Albin Kurti, “i pakapshëm” për policinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi