Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Albin Kurti, “i pakapshëm” për policinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Albin Kurti, “i pakapshëm” për policinë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albin Kurti, “i pakapshëm” për policinë

Shko poshtë

Albin Kurti, “i pakapshëm” për policinë Empty Albin Kurti, “i pakapshëm” për policinë

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Thu 25 Feb 2010 - 0:15

Albin Kurti, “i pakapshëm” për policinë 2qs03o2


Albin Kurti është bërë “i pakapshëm” për Policinë e Kosovës, derisa në “Vetëvendosje”, thonë se lideri i tyre nuk po fshihet, por po i vazhdon aktivitetet e rregullta me intensitet të shtuar.
Aktivisti Hysen Durmishi ka thënë të mërkurën se Kurti ka zhvilluar takim në selinë e “Vetëvendosjes” në lagjen “Pejton” si çdo ditë tjetër. Ai ka shtuar se përveç ditës së parë Policia nuk ka shkuar më as në këtë seli e as në banesën e Kurtit për ta arrestuar atë.
“Jo, Albini nuk po fshihet dhe nuk e ka në plan ta bëjë një gjë të tillë. Ai është kudo”, ka thënë Durmishi.
Nga ana tjetër Policia e Kosovës vazhdon të këmbëngulë për ekzekutimin e urdhërarrestit të lëshuar nga gjyqtari i EULEX-it, Ferdinando Buatier de Mongeot. Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadria, ka thënë se derisa të ekzekutohet ky urdhërarrest, Kurti do të jetë person në kërkim.
“Deri tash policia nuk ka arritur ta arrestojë, por në momentin që do ta gjejë atë do ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Sadria. Ai nuk ka premtuar se Policia do të arrijë ta kapë Albin Kurtin dhe ta dërgojë në gjykatë më 2 mars për të mundësuar vazhdimin e procesit gjyqësor kundër tij nën akuzat për thirrje për rezistencë, pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale, akuza këto të ngritura nga Prokuroria e UNMIK-ut për demonstratën e 10 shkurtit.
Seanca gjyqësore ndaj tij ka dështuar për herë të tretë të mbahet, për shkak të mos përgjigjes ndaj ftesës për gjykim nga ana e të pandehurit Kurti. Ai vazhdon të refuzojë të gjykohet nga EULEX-i me arsye se ky mision nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Të martën ndërkaq Policia ka arrestuar tre aktivistë të tjerë të kësaj lëvizjeje, të cilëve Gjykata Komunale e Prishtinës, u ka konfirmuar aktakuzën për dëmtim të veturave të EULEX-it më 25 gusht të vitit të kaluar. Pas disa orësh ata janë liruar në procedurë të rregullt.
Nga ana tjetër, shoqëria civile vazhdon të mbledhë nënshkrime kundër gjykimit të Kurtit. Sipas një rrjeti OJQ-sh, të cilat po e udhëheqin nënshkrimin e peticionit, EULEX-i duhet të merret me vrasësit e dy demonstruesve më 10 shkurt 2007 dhe jo me Albin Kurtin. Këtë madje e kanë quajtur si gjykim me prapavijë politike.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi