te dhena nga disa vende te shqiperise
4 posters
Faqja 1 e 1
te dhena nga disa vende te shqiperise
Në shekujt e 16-të dhe 17-të, Elbasani ishte një qendër e rëndësishme tregtie. Njihej për zhvillimin e artizanatit, lëkurës, drurit dhe metalit (sidomos argjendit). Në shekullin e 19-të, disa zotë feudale lokale ngritën krye mbi Turqit, të cilët shkatërruan muret e kalasë në 1832, kështu që mbeti vetëm pjesa jugore e saj. Njëra nga portat e kalasë përdoret akoma. Anash hotelit "Skampa" është një banjo e vjetër turke. Në brendësi të kalasë ndodhet një muze historik i rrethit të Elbasanit. Aty gjendet varri i një luftëtari ilir, me helmetë, armaturë dhe vegla shtëpiake. Gjithashtu gjenden dy statuja të Apollonit.
Sot Elbasani ka një popullsi prej 120,000 banorësh, dhe zë vendin e 4-t nga madhësia si qytet dhe qendër administrative në Shqipëri.
Për t'u vizituar:
Muzeu Arkeologjik, ku gjenden koleksione të ndryshme arkeologjike të cilat tregojnë historinë e qytetit dhe rrethinave. Interesante janë materialet që hedhin dritë mbi kulturën e qendrës ilire.
Banjot Turke, gjenden anash hotelit "Skampa".
Muzeu i Luftës Nacional-Çlirimtare dhe Muzeu i Edukimit.
Edituar për herë të fundit nga KLEUSHE në Fri 11 Sep 2009 - 5:50, edituar 1 herë gjithsej
Re: te dhena nga disa vende te shqiperise
klea e paske gjet tamam per mua pranaj te dua kaq shum
jorind- I/e Regjistruar
- Postime : 186
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/09/2009
Mosha : 37
Hobi : sporti
Re: te dhena nga disa vende te shqiperise
Tirana |
U themelua ne vitin 1614 nga Sulejman Pasha, qe ne fillim ndertoi xhamine, banjot turke, nje furre buke dhe dyqane te ndryshme. Do te behet kryeqytet i Shqiperise ne vitin 1920 me vetem 17.000 banore dhe nga atehere eshte zmadhuar ne vazhdimesi.Nga 1924 pas 4 vjetesh lufte te ashper politike midis F.S.Noli dhe Zogut, ku ky i fundit del fitues, Tirana kalon nje periudhe te gjate qetesie. Gjate luftes se dyte boterorore pushtohet nga Italianet dhe pastaj Gjermanet. Clirohet me 17 nentor 1944 pas luftimesh te ashpra kunder forzave gjermane. Ne 1957 ne Tirane krijohet Universiteti i pare shqiptar.
Tirana eshte nje qytet i kendshem per tu bere ne kembe. Pjesa me e madhe e vizitoreve fillon itinerarin e tyre nga sheshi Skenderbeg, nje shesh i bukur dhe i hapur ne qender te qytetit. Ne lindje lartesohet mali i Dajtit me parkun e tij i larte 1613 m. Po ne kete shesh gjendet muzeu historik kombetar eshte me i madhi dhe me i rendesishmi i vendit. Nje mozaik i madh mbulon nje faqe te nderteses. Ne lindje gjendet pallati i kultures qe mbrenda tij ka teatrin disa bare dhe gallerine e arteve. Ndertesa ka nje arkitekture qe tregon qarte influencen sovjetike. Hyrja ne Biblioteken Kombetare gjendet ne faqen jugore te nderteses. Perballe ndodhen kupola dhe minareti i xhamise se Ethem beut ndertuar ne vitin 1893, qe eshte edhe nje nga ndertesat me karakteristike te qytetit. Torra e sahatit e ndertuar ne vitin 1830, gjendet prane xhamise. Prane lumit te Lanes ne drejtimin jugor dallohet piramida, ajo qe nje here ishte muzeu i Enver Hoxhes, sot perdoret si qenser ekspozites dhe nje pjese eshte shnderruar ne diskoteke. Me ne jug gjate Bulervardit Deshmoret e Kombit jane Pallati i Kongreseve dhe Museu Arkeologjik, qe permban nje coleksion te larmishem objektesh te periudhave nga parahistorike deri te ato mesjetare.
Per tu vizituar:
Muzeu Historik Kombetar eshte muzeu me i rendesishem i vendit. Ne te ndodhen 3600 reperte te trashgimise kulturale Shqiptere.
Museu Arkeologjik, qe permban nje coleksion te larmishem objektesh te periudhave nga parahistorike deri te ato mesjetare.
Nje shetitje nga sheshi Skenderbeg pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit
Pjesa e vjeter e qytetit qe ndodhet ne veri-lindje
Re: te dhena nga disa vende te shqiperise
Durrës |
Durrësi ndodhet 38 km në lindje të Tiranës në bregdetin Adriatik. Ka më shumë se 200.000 banorë dhe është qyteti i dytë në Shqipëri për nga madhësia dhe rëndësia. Mund të arrihet me lehtësi me traget nga portet italiane të Triestes, Ankonës dhe Barit. Ka tragete edhe nga Koper i Sllovenisë.
Është themeluar në vitin 627 para.K nga një grup kolonësh grekë të ardhur nga Korinti. Në antikitet njihet me emrin Epidamnos dhe më vonë do të quhej Dyrrachion. Në shekullin e IV para.K bëhet qytet-shtet i pavarur dhe banorët merreshin me metalurgjinë, u specializuan në ndërtimin e anijeve dhe filluan të lindin punishtet e qeramikës. Pas një shekulli pavarësi bie nën dominimin Ilir. Për të kaluar në vitin 229 para.K kur Durrësi pushtohet nga Roma dhe në dominimin romak fillon të quhet Dyrrachium. Atëhere u bë pika e nisjes së rruges Egnatia që lidhte Romën me Kostandinopolin. Në këtë periudhe kohe qyteti pati një rritje të madhe dhe oratori i famshem romak Ciceroni e quajti "një qytet i admirueshëm".
Në mesjetë Durrësi bën pjesë në perandorinë Romake të lindjes (Bizanti). Midis shekullit X-XIV qyteti pushtohet nga Bullgarët, kryqëzatat, Anzhonët, Venedikasit, dhe Serbët. Në 1501 Durrësi bie nën sundimin turk dhe do të ngelë nën të deri në vitin 1912. Nga 1913 - 1920 bëhet kryeqyteti i Shqipërisë. Në 1914, në këtë qytet ndodhet edhe rezidenca e Princ Wilhelm Wid. Më 7 prill 1939 në Durrës nis pushtimi Italian.
Sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turistë në ujrat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mirë. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.
Për t'u vizituar:
Muret e kalasë: rrënojat e fortifikimeve Bizantine të shekullit të VI të cilave i shtohen në shekullin e XIV torrat e rrumbullakta veneciane.
Anfiteatri: Është një nga monumentet me vlera të medha dhe më i rëndësishmi që ka mbijetuar nga qyteti antik. Është ndërtuar në shekullin e II para.K dhe u braktis në mesjetë. Nga dokumentat kuptohet që anfiteatri ishte shumë i madh dhe kishte një kapacitet prej 15.000 spektatorësh.
Banjot termale romake: të zbuluara në vitin 1962, gjatë ndërtimit të pallatit të kulturës. Ato ishin të pajisura me një sistem ngrohjeje.
Muzeu arkeologjik: Ndodhet në afërsi të bregut të detit, i pasur me objekte të gjetura në Durrës, që na bejnë të kuptojmë banorët antikë të Durrësit dhe traditat e tyre.
Vila e Zogut: Në majë të kodrës që ngrihet mbi qytet gjendet me gjithë bukurinë e saj vila e ish mbretit Zog.
Re: te dhena nga disa vende te shqiperise
Berat |
Berati, ndodhet buze lumit Osum, 120 km ne jug te Tiranes. Qendra e rrethit me te njejtin emer ka 43.000 banore.
Qyteti ndodhet ne faqen e kodres dhe te jep ndjesine e te qenurit ne nje anfiteater gjigant. Per kete arsye quhet qyteti i nje mije e nje dritareve dhe eshte klasifikuar si qytet muze. Qyteti bizantin u ndertua mbi rrenojat e Antipatras antike (emri antik), nga Teodosio II (401 -450). Pas shekullit te XI fillon te quhet Bellgrado (qytet i bardhe). Ne kete periudhe ne muret e tij do te luftohen shume beteja kunder Bullgareve deri ne vitin 1271. Ne shekullin XIV Berati ndodhet nen autoritetin e familjes se Muzakajve.
Sot qyteti me nje histori 2400 vjet te ofron nje arkitekture tradicionale te vecante dhe nje numer kishash Bizantine dhe xhamish Otomane.
Per tu vizituar:
Muzeu Onufri, ne te gjenden objekte ikonografike te piktorit me te madh shqiptar te shekullit XVI.
Kalaja e shekullit te XIV eshte akoma e ruajtur mire dhe ne te ndodhet edhe nje lagje e qytetit. Brenda ne kala gjenden disa kisha te vjetra ortodokse, midis te cilave kisha e Shen Merise, kisha e Tre Shenjtoreve si dhe ajo e Evangjelisteve.
Ne qytet gjenden dhe disa xhamia mjaft te bukura, si Xhamia e Plumbit, Xhamia Mbret etj.
Muzeu Etnografik Kombetar permban nje dhome te vecante fshatareske dhe nje kuzhine tipike qytetareske.
Re: te dhena nga disa vende te shqiperise
Vlora |
Ne antikitet Vlora njihej me emrin Aulona. Ne shekullin e V para.K. u ndertua nje mur perreth qytetit.Atehere vlora ishte e njohur per prodhimet e saj: vera, ullinjt, kripe dhe behet porti me i rendesishem i Ilirise pas rrenimit te Apollonise dhe Orikumit.
Gjate periudhes se mesjetes fati i qytetit varej nga keshtjella e Kanines. ne vitin 1201 qyteti u dominua nga Normanet, e ne vitin 1206 pushtohet nga Venecianet, me vone nga Gjermanet dhe me pas iu bashkua mbreterise Arbereshe. Ne shekullin e XIV Vlora ishte nen administrimin e familjes feudale te Balshajve. Ne vitin 1417 qyteti pushtohet nga Otomanet. Me 1531 Sulltani Sulejmen ndertoi me guret e qytetit te vjeter te Aulones nje kala ne afersi te stadiumit. Kalaja kishte forme pesekendeshi dhe ishte rezistente ndaj predhave te artilerise. Ndermjet shekullit XVII-XVIII Vlora behet nje qender e rendesishme tregtare. Ne vitin 1812 qyteti kaloi nen administrimin e Ali Pashe Tepelenes.
Vlora u be kryeqyteti i pare i Shqiperise se pavarur. me 28/11/1912 Kuvendi Kombetar Shqiptar deklaroi zyrtarisht pavaresine e Shqiperise, pikerisht ne Vlore. Ketu u formua qeveria e pare Shqiptare e kryesuar nga patrioti Ismail Qemali. Megjithe kete qyteti nuk mundi te gezonte gjate lirine dhe ne vitin 1914 ai pushtohet nga Italianet. Ne vitin 1920 ne Vlore krijohet Komiteti i Mbrojtjes Kombetare qe pati si qellim organizimin e forcave per clirimin e qytetit. Pas luftimesh mes patrioteve Shqiptar dhe pushtuesve Italian dhe ultimatumit te dhene nga qeveria Shqiptare, keto te fundit u terfoqen nga Vlora. Italianet do te kthehen perseri ne Vlore ne vitin 1939 gjate luftes se dyte boterore. Ne vitin 1944 qyteti clirohet sikurse i gjithe vendi.
Per tu vizituar:
Muzeu Kombetar i Pavaresise: Ndodhet ne ndertesen ku ka qendruar qeveria e pare shqiptare.
Xhamia kuqe e shekullit te XV ne lagjen Muradije, eshte projektuar nga arkitekti i famshem Sinani, arkitekt me origjine shqiptare
Monumenti i Pavaresise
Re: te dhena nga disa vende te shqiperise
- Hipotezat e emrit Fier.
Për origjinën e emrit Fier ekzistojnë dy hipoteza: - E para – paraqet variantin e emrit Fier që vjen nga italishtja FIERA d.m.th treg ose panair. Aludohet se këtë emër rajoni e mori përpara pushtimit turk nga tregtarët venedikas, që në atë kohë zotëronin bregdetin dhe merreshin me blerjen e prodhimeve bujqësore e blektorale. Për këtë arsye edhe sot njihen si fierseman, fiercifci, fieri i madh.
- E dyta – bazohet tek toponimi i rajonit. Duke qenë se shumica e tyre janë me origjinë bimore ajo thekson se emri i qytetit të Fierit rrjedh nga bima e fierit që rritej me shumicë në këtë vend. Të tjerë vendbanime me origjinë bimore janë Sheqi, Sheqishtja, Kallmi, Marinëza, Frashëri, Sheqmarinas, Pisha, Shkoza, Fikthi, Driza, Kallmi, Kashishti, Qarri, Vidhishta.
Fieri në rrjedhën e kohës
- Nga viti 1769 Fieri ishte një fshat me rreth 24 shtëpi prej balte dhe qerpiçi të ndërtuara nga voskopojarët që sapo ishin ngulur në Fier dhe rrethinat përreth.
- Të dhënat e para për Fierin na i jep zv. Konsulli i Janinës, Fransua Pukevil. Në librin e tij “Udhëtime në Greqinë e Veriut”, ai shkruan se e ka vizituar atë në vitin 1806 dhe shton se atëherë ai ishte një fshat i madh me rreth 200 shtëpi.
Me teper informacione
- Dy nga monumentet më të vjetra të qytetit si Ura e Gurtë mbi lumin Gjanica dhe kisha e vjetër e Shën Gjergjit nuk ekzistojnë duke e lënë Fierin pa kujtesë historike. Edhe tregu i vjetër i ndërtuar nga vrionasit nuk ekziston më. Mania e shkatërrimeve të periudhës komuniste e shkatërroi Fierin si asnjë qytet në Shqipëri.
- Ura e Gurtë mbi lumin Gjanica u ndërtua në vitin 1777. Në librin e tij “Shqipëria”, në vitin 1927, autori Teki Selenica thotë se ura që u ndërtua nga Rrapushja, e bija e Kurt Pashës, lidhte fshatrat e Shkozës me Fierin e Madh. Ura u shkatërrua nga ushtria gjermane gjatë tërheqjes së saj në 15 tetor 1944.
- Kisha e vjetër e Shën Gjergjit ishte dikur një nga monumentet më të medhenj dhe më të bukur të rajonit të Myzeqesë. Ajo përbëhej prej sallës, 3 nefeve, pagëzimores, dy portikeve dhe këmbanores. Me përmasa 26 x 20, Kisha e Shën Gjergjit u ndërtua në vitin 1782 nga një grup ndërtuesish të drejtuar nga mjeshtri i quajtur Gega. Ajo ishte zbukuruar brenda me afreske të punuara nga piktori grabovar Joan Çetiri. Furia e shkatërrimeve të objekteve fetare në vitin 1967 nuk kurseu as kishën e Shën Gjergjit. U rindërtua përsëri nga KOASH në vitin 1999.
- Fieri mund të ketë lindur si vendbanim në vitet 1700, si stacion përgjatë rrugës Vlorë – Berat. Pas luftës Austro – Osmane të viteve 1683 – 1690 qendra e Sanxhakut të Vlorës u vendos në Berat, në brendësi të vendit.
Në vitin 1850 Kahreman Pashë Vrioni, i biri i vezirit Omer Pasha, shkëputet nga Berati dhe vendoset në Fier duke themeluar degën e familjes Vrioni që mbante titullin e pashës. - Rreth viteve 1858 – 1862, Kahreman Pasha bleu për 150 000 grosh fshatin e Fierit që ishte çiflig shtetëror. Menjëherë ai nisi përpjekjet për të siguruar statusin e qytetit e kësisoj, nisi një program intensiv ndërtimesh. Në vitin 1864 Kahreman Pasha ndërtoi tregun buzë lumit Gjanica. Ai kishte gjithsei 122 dyqane të cilat nisën menjëherë veprimtarinë tregtare.
- Për t`i dhënë hov tregtisë dhe zejtarisë në qytetin e ri, Vrionasit sollën me kontratë tregtarë dhe zejtarë voskopojarë të cilët pas djegjes së këtij qyteti në vitin 1769, ishin strehuar në Berat dhe rrethinat e Fierit.
- Në vitin 1877 Fieri u ndërtua e sistemua sipas një plani arkitektonik modern nga Omer Pashë Vrioni (i riu). Ai solli për këtë qëllim arkitektë dhe topografë italianë. Fizionominë e këtij plani, qyteti i Fierit e ruan edhe sot ku ndërthuren dy sisteme; ai kuadratik dhe rrezor.
- Në fund të shekullit të XIX Fieri kishte 4 lagje: “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe “Pasha”.
- Në librin e saj “Brenga e Ballkanit” udhëtarja angleze Edit Durham kur shkruan për Fierin e vitit 1904, tregon se në të janë ngritur godina prej guri me arkitekturë çuditërisht moderne.
- Në vitin 1908 hapen paralelisht dy shkollat e para të arsimit shqip; në Libofshë dhe Cakran.
- Përfaqësuesit e 49 çetave kryengritëse të Shqipërisë së jugut, pas Kongresit të Sinjës zbritën në Fier në 8 gusht 1912 dhe nga zyra telegrafike e qytetit ata njoftuan Stambollin dhe Fuqitë e Mëdha për vendimet e kuvendit.
Gjatë udhëtimit te tij historik për ngritjen e Flamurit në Vlorë, Ismail Qemali u strehua në 24 Nëntor 1912 në Fier, në shtëpinë e Ymer Pashë Vrionit.
Në 29 Nëntor 1912 një grup patriotësh fierakë të drejtuar nga kryetari i bashkisë Tonç Kilica, ngriti simbolikisht Flamurin kombëtar duke u bashkuar me Qeverinë e Vlorës. - E para shkollë e arsimit shqip në qytetin e Fierit u hap në 12 shkurt 1914 dhe ishte e vendosur në një godinë në lagjen “Shkozë”.
Në vitin 1923 Fieri ishte nënprefekturë nën varësinë e Prefekturës së Beratit. Në përbërjen e nënprefekturës bënin pjesë: Krahina e Fierit me 71 fshatra dhe Krahina e Semanit me 22 fshatra. Qyteti i Fierit tashmë kishte pesë lagje: “Bishanakë”, “Pasha”, “Shkozë”, “Belik”, “Kishë” dhe gjithsej 1493 banorë nga te cilët, 991 i përkisnin besimit fetar ortodoks dhe 502 i përkisnin besimit fetar mysliman. - Në vitin 1914 ndërtohet xhamia e qytetit me inisiativën e Haxhi Qamilit, njërit prej drejtuesve të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme të viteve 1914 – 1915
Gjatë verës së vitit 1920 Fieri u shndërrua në bazë të luftërarëve që niseshin për në Luftën e Vlorës, duke mbajtur kështu gjithë peshën e prapavijës.
Në vitin 1924 qytetit iu shtua edhe një lagje e re; “Liria”(e quajtur kështu pasi u krijua në vitet e Pavarësisë Kombëtare) e cila u ndërtua nga tregtarët fierakë si qendër e re e aktivitetit ekonomik. - Në vitet 1916 – 1918, Fieri përfshihet në trazirat e Luftës së Parë Botërore dhe pushtohet nga trupat ushtarake të Austro–Hungarisë.
- Një repart special i ushtrisë Austro–Hungareze kryen të parin gërmin arkeologjik në Qytetin Antik të Apolonisë. I drejtuar nga arkeologët Prashniker dhe Shober, ky repart ushtroi aktivitetin e tij në vitet 1916–1918 shpeshhere, edhe nën goditjet e artilerisë ushtarake italiane.
- Ngjarjet e Revolucionit Demokratiko–Borgjez të vitit 1924 përfshinë qytetin e Fierit dhe rajonin e tij. E fuqishme ishte edhe lëvizja me karakter antifeudal që zhvilloi edhe dy degët e shoqërisë “Bashkimi” që ushtronin aktivitetin e tyre në Fier dhe Libofshë.
- Në 20 shkurt 1922 u botua numri i parë i gazetës “Djersa e bujkut” dhe kryeredaktor i saj ishte Gani Allka. Gazeta ishte e përdyjavshme dhe përveç problemeve agrare, trajtonte edhe probleme me karakter politik, ekonomik dhe shoqëror.
- Në vitin 1924 nisi aktivitetin e tij misioni arkeologjik francez në Apoloni. I përbërë nga një arkitekt dhe 15 punëtor, ai drejtohej nga arkeologu Leon Rei. Gjatë 14 viteve të ushtrimit të aktivitetit të tij misioni francez zbuloi një sërë objektesh të rëndësishme si odeonin, agonotet, bibliotekën, stoan etj.
- Në vitin 1933 një grup amatorësh nën drejtimin e regjizorit Llaqi Kola vunë në skenë të parën vepër teatrale; komedinë e autorit Kristo Floqi “ Do të vras veten” e cila u shfaq në lokalin e vëllezërve Koka.
- Në vitin 1925 themelohet shoqëria sportive “Apolonia” e cila në vitin 1928 mori pamjen e një klubi sportive që organizonte aktivitete sportive në disa sporte si futboll, çiklizëm, basketboll, hipizëm etj. Të tjera shoqëri sportive u themeluan në vitet 1930; “Myzeqeja”, “Fieri” dhe “Ballkanikja”.
- Në 14 gusht 1935 qyteti i Fierit bëhet qendër e shpërthimit të lëvizjes më të fuqishme kundër regjimit të mbretit Zog. Pasi morën nën kontroll qytetin kryengritësit iu drejtuan Lushnjes, ku pas disa orë luftimesh u thyen.
Në vitet 1930 qytetit ju shtua edhe nje lagje e re ajo “Kastriot”.
Në vitin 1938 qyteti numëronte 4700 banorë. - Në vitin 1938 botohet i pari vëllim letrar, me autor Hysen Emirin titulluar “Xixëllime” që përmblidhte poezi me tematika të ndryshme.
Vitet 1930 ishin një periudhë e rëndësishme e urbanizimit të qytetit që u shoqërua me ndërtime të shumta me karakter të ndryshëm. Të kesaj periudhe janë shtëpia e Vrionëve (sot Bar “Piaza”), Gjykata e Vjetër, Prefektura, Ura me Shkallë etj. - Në vitin 1929 zbulohet vendbanimi i parë i naftës në Patos nga shoqëria italiane AIDA
Në vitin 1938 në qytet ekzistonin magazina të mëdha mallrash dhe një rrjet i gjerë tregtar. Për të përballuar këtë fluks, u ndërtua ne vitin 1935 tregu i ri bujqësor. - Në vitin 1937 Dhoma e Tregtisë së qytetit numëronte 309 zejtarë, tregëtarë dhe industrialistë nën juridiksionin e saj.
- Gjatë viteve 1925–1938 në Fier kishte linja autobuzësh nga Fieri në Tiranë, Berat, Vlorë etj., 5 fabrika , 23 kafene e pijetore, 3 hotele, 5 restorante, 3 farmaci.
- Në vitet 1939–1944 Fieri u përfshi në zonën e pushtimit të fuqive të boshtit fashist duke kaluar dy pushtime ushtarake: atë italian (1939–1943) dhe gjerman (1943-1944). Gjatë vitit 1941, në periudhën e Luftës Italo – Greke, në Shqipëri erdhi diktatori fashist Benito Musolini. Gjatë udhëtimit të tij për inspektimin e frontit “Duçja” ndaloi edhe në Fier.
- Gjatë viteve të pushtimit fashist qyteti iu nënshtrua edhe bombardimeve nga aviacioni i aleatëvë Anglo–Amerikane.
- Në 14 shtator 1943 Lëvizjes Antifashiste iu bashkuan në një ditë 68 vajza të cilat dolën partizane.
- Fieri u çlirua nga fuqitë fashiste në 15 tetor 1944 nga partizanët e grupit të III të Mallakastës dhe Bridada e XVI partizane.
- Në vitin 1947 ngrihet në Patos kantieri për nxjerrjen e naftës nga shoqëria Shqiptaro–Jugosllave.
- Në vitin 1954 hapet e para shkollë e mesme në qytetin e Fierit, Teknikumi Bujqësor.
- Në vitet 1968 – 1974 funksionoi filiali i Universitetit të Tiranës në degët: matematikë – fizikë, gjuhë-letërsi, histori–gjeografi.
- Në vitin 1957 zbulohet vendburimi naftëmbajtës i Marinzës në pusin 542.
- Në vitin 1967 transferohet nga Kuçova në Patos Drejtoria e Përgjithshme e Naftës sot “Albpetrol”. Ndërkohë, Fieri kthehet në qëndrën e industrisë së naftës e cila ndërtoi laboratorë, kantierë, baza prodhuese, rafineri, uzina, oficina, parqe automolilistikë etj.
- Themelohet në vitin 1965 Instituti Naftës dhe Gazit i cili qysh nga viti 1967 nxori revistën shkencore “ Nafta dhe gazi”.
- Në vitin 1968 themelohet Rafineria e Naftës në Fier, ndërsa 10 vjet më vonë nisi funksionimin Kombinati i Përpunimit të Naftës në Ballsh.
- Nafta (Albpetrol) në vitin 1991 numëronte 26 000 punëtorë dhe 200 inxhinierë. Ajo siguronte 33% të të ardhurave të shtetit socialist.
- Në vitin 1980 prodhimi i saj arriti shifrën 2 milionë e 387 ton në vit dhe 85 % e naftës bruto eksportohej në Itali, RDGJ, Poloni etj.
- Deri në vitin 1997 janë nxjerrë gjithsej 47.2 milion tonë naftë dhe 11.6 miliard m3 gaz natyror.
- Në vitin 1975 nisi e atëherëquajtura “krizë e mendimit shkencor në naftë” ku regjimi filloi dënimin e inteligjencës. Fushata e dënimeve vazhdoi deri në mesin e viteve 1980.
- Në vitet 1960 nisi procesi i industrializimit në rrethin e Fierit i cili u shoqërua me investimet më të mëdha të bëra gjatë historisë së ekonomisë shqiptare.
- Në vitet 1965–1987 ndërtohen tri uzinat e prodhimit të plehrave kimike.
- Në vitin 1967 ndërtohet TEC-i më i madh në Shqipëri me kapacitet prodhues 160 000 kilovat energji elektrike në vit.
- Në vitin 1963 ndërtohet Uzina Mekanike në Patos.
- Në vitin 1960 qytetit i shtohet një tjetër lagje e re; “11 Janari”.
- Në vitet 1967–1968 ndërtohet hekurudha Rrogozhinë–Fier 53 km e gjatë. Ajo pasohet nga hekurudha Fier-Ballsh ( 1974 – 1975) 26 km e gjatë dhe ajo Fier–Vlorë (1981–1986) 36 km e gjatë.
- Në vitin 1958 sipas ndarjes të re administrative të Republikës së Shqipërisë, Fieri është një nga 26 ndarjet administrative. Në rrethin e Fierit bënte pjesë edhe Mallakastra.
- Në vitin 1946 riorganizohet Klubi Shumësportësh “Apolonia” .
- Në vitin 1958 ndërtohet stadiumi “Loni Papuçiu” me një kapacitet prej 6000 vendesh.
- Në vitin 1971 ekipi i basketbollit të vajzave fiton Kupën e Republikës, ndërsa 2 vjet më vonë titullin Kampion Kombëtar.
- Në vitin 1989 skuadra e futbollit “Apolonia” luan ndeshjen e saj të parë zyrtare në Kupën UEFA dhe skualifikohet nga skuadra franceze “Okser”.
- Në vitin 1990 peshëngritësi fierak Ilir Kafarani shpallet Kampion Ballkani.
- Krijohet në vitin 1973 Ansabli Myzeqeja i cili ruan në arkivin e tij me dhjetra çmime kombëtare e ndërkombëtare.
- Në vitin 1960 qyteti Fierit numëronte 20 000 banorë.
- Në vitet 1967 – 1991 u botua gazeta “Drapër dhe Çekan” e cila dilte me dy numra në javë dhe trajtonte probleme të një game të gjerë.
- Në vitin 1947 themelohet Teatri Dramatik.
- Në vitin 1960 hapet Muzeu Arkeologjik në Apoloni.
- Në vitin 1957 themelohet Teatri i Estradës.
- Në vitin 1963 çelet Liceu Artistic “Jakov Xoxa”
- Në vitin 1971 ndërtohet teatri “Bylis” me një kapacitet prej 480 vendesh.
- Në vitin 1979 nisi funksionimin e saj Galeria e Arteve.
- Në vitin 1985 u krijua Grupi i Këngës Popullore Qytetare, fitues i çmimit kombëtar “Dhora Leka”.
- Deri në vitin 1985 Fieri numëronte 18 shkolla të mesme, 76 shkolla 8-vjeçare, 56000 nxënës dhe 2500 mësues.
- Rrethi i Fierit në vitin 1985 numëronte një popullsi prej 203 400 banorësh. 27.6% e të cilëve jetonte në qytet, ndërsa 72.4% në fshat.
- Në vitin 1991 Fieri numëronte 47 938 banorë
- Në vitin 1990 rrethi i Fierit jepte 12% të prodhimit të përgjithshëm të Shqipërisë dhe renditej i dyti (pas Tiranës) për nga ritmet e zhvillimit.
- Në vitet 1991–1992 Fieri u përfshi nga trazirat politike të proceseve demokratike.
- Në 20 shkurt 1991 nisi prishja e simboleve të diktaturës.
- Në vitet 1992–1997 Fieri përjetoi tranzicionin e çuditshëm të realitetit shqiptar.
- Në vitin 1995 nis aktivitetin televizioni i parë privat në Shqipëri; AVN.
- Në vitin 1999 ekipi i “Apolonisë” fiton kupën e Republikës në futboll.
- Në vitin 1998 startojnë dy televizione të tjera locale; BBF dhe Tv Kombi. Më vonë do të nisnin aktivitetin e tyre Radio “Fieri”, Radio “Star”, Tv “Apollon” Radio “+3” dhe Radio “X”.
- Në vitin 1998 hapet art–galeri “Frashëri”, një nga “tempujt” e kulturës në qytetin e Fierit.
- Në vitin 1992 sipas ndarjeje të re administrative të Republikës së Shqipërisë, Mallakatra shkëputet nga Fieri dhe krijohet si rreth më vete me qendër qytetin e Ballshit.
- Në vitin 2002 starton në Fier dhe shndërrohet në veprimtari të tradites Festivali Mbarëkombëtar i aktrimit “Apollon” .
- Në vitin 2003 Ilir Kafarani fiton vendin e 10-të në kampionatin botëror të peshëngritjes në Vankuver, Kanada.
- Në vitin 2005 në Fier ushtronin aktivitetin e tyre 7 banka dhe 2 institucione të tjera financiare.
- Në vitin 2005 rrjeti rrugor i qytetit arrin shifrën 43.3 km gjatësi.
- Në vitin 2005 në Fier ushtronin aktivitetin tre tregje industrialë dhe tre bujqësorë.
Re: te dhena nga disa vende te shqiperise
Kjo teme zhvendoset nga Letersia Shqiptare, ne nenforumin e Informacioneve te Ndryshme...
Ju Faleminderit...
Ju Faleminderit...
Re: te dhena nga disa vende te shqiperise
Rrethi i Matit është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi bën pjesë në Qarkun të Dibrës. Rrethi i Matit ka 62,000 banorë (sipas 2004), një sipërfaqe prej 1,028 kmé dhe kryeqendër Burrelin.
Origjina e emrit
Origjinën e fjalës Mat (Matja, Emathia) e kanë studiuar shumë studiues e shkencëtarë, por ende mbetet e papërcaktuar qartë prejardhja e saj. Disa besojnë se ky emër ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N. Jokli shpjegon se emri i krahinës vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalën mat`anë (mat`anë lumit, mat`anë bregut). Në një dokument të vitit 1304, në një listë anzhuine me emrat e 13 fiseve, përmendet edhe ai i Matit në formën e Matesos.
[redakto]Gjurmë të kulturës Ilire
Krahina e Matit është një muze i vërtetë arkeologjik dhe djep i lashtë i kulturës ilire. Aty janë zbuluar objekte prej ku dhe dalin të dhëna për të gjithë periudhat historike të zhvillimit kulturor jo vetëm të trevës së Matit por edhe më gjërë, Mati është bërë tani i njohur jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë Shqipërisë, si një krahinë arkeologjike e rëndësishme me vlera të veçanta, sidomos për gjurmimin e studimin e kulturës ilire”. Në vitin 1952 në fshatin Bushkash nisën studimet e tre kodër varreve ilire ose siç quhen në gjuhën arkelologjike tumave. Në vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u gërmuan edhe 35 tuma të tjerë ilire ku pjesa më e madhe e tyre i përket periudhës së parë të hekurit Në vitin 1971-1984 u zbuluan e u gërmuan dhe 18 tuma të tjera duke çuar numrin e tumave në 53. Kultura e tumave e varreve në Mat përfshin periudhat e bronxit të mesëm e deri në shekujt e parë të erës sonë. Përveç studimeve të kodërvarreve janë studiuar dhe disa vendbanime shpellore që ndodhen në veri të fshatit Bruç si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Këputës, Pëllumbave dhe Nezirit. Gërmimet e ndryshme arkeologjike kanë zbuluar gjurmë material që nga periudha e paleolitit të mesëm, në neolit e më pas. Ato hedhin dritë mbi ritet , doket e ilirëve, e arbërve, nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor që shprehet në vendbanimet e tyre në kala në qyteza në mënyrën e ndërtimit të tuneleve, varreve, ritit të varrimit etj... Në tumat e Matit janë gjetur me shumicë objekte zbukurimi të cilat, në të shumtën e rasteve janë prej bronxi, por janë gjetur edhe objekte prej ari siç janë dy temthorë spiralike. Këto objekte janë fibula të permasave të ndryshme të njohura në Ballkanin jugor dhe në Iliri që nga fundi i epokës së bronxit si dhe fibula të tjera. Janë gjetur armë dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri, hanxharë i quajtur ”Sica”, përkrenarë ilire, pafta bronxi të shekullit VI-V p.e.r. Një grup të larmishëm përbëjnë stolitë e tjera si stringlat, vargonjte, paftat, sumbullat, varëset, byzylykët dhe rruaza prej bronxi si dhe objekte prej qelqi dhe qelibari. Stolitë janë përpuanuar nga mjeshtrat vëndas, pirustët, të cilët banonin në luginën e Matit, Mirditës, Pukës që kishin për zanat shkrirjen e përpunimit të metaleve.
[redakto]Qendra e Arbërisë
Pas pushtimit të Ilirisë nga romakët, tokat u ndanë në provinca romake dhe administroheshin direkt nga Roma. Por romakët me qëllim që të mos acaronin gjëndjen, në shumë krahina, fiset ilire i lanë të lira, të jetonin sipas zakoneve të tyre tradicionale. Një ndër keto fise sipas gjeografit Ptolemeu ishte fisi ilir Albanoi të cilit Roma i kishte lënë të drejtën e vetëadministrimit të brendshëm! Ptolemeu në një hartë të tij e shënon Albanoin afërsisht në trevat e sotshme të Matit. Bashkësia fisnore e Ilirëve mes Dibrës dhe Durresit ishte bashëksia e fisit Albanoi. Fisi Albanoi kishte dhe qytetin e tij me të njejtin emër, vendodhja e të cilit nuk është përcaktuar përfundimisht. Profesor Dhimitër Shuteriqi thotë: "Ka mendime që qendra e Arbërit të jetë Xibri ose Guri i Bardhë apo ndonje vend malor i luginës së Matit". Përveç disa hipotezave, duke u nisur edhe nga harta e Ptolemeut si dhe nga përcaktimi që i bën shkrimtarja Ana Komnena, mund të flitet për ekzistencën e një qyteti Albanoi në afërsi të fshatrave Dukagjin, Prellë e Mcuc të Matit. Albanologët e mëdhenj Pedersene Prashnike thonë se emri Arba (Alba) është emër i lashtë i krahinës së Matit dhe emrin Arbani e nxjerrim në burmin vendas të kohës antike. Një qytet mesjetar Alban ka ekzistuar, me 1332 ku e përmend Guielm Adae, kryepeshkop i Tivarit. Ai qytet ekziston të paktën që me 1166 kur kemi një ”prior të Arbërit”. Andrea prior Albanencis domethënë kreun e një qyteti të quajtur Alban. Në shekullin e XI emri Arbër , Arbëresh filloi të përmendet jo vetëm brenda, por dhe jashtë vendit, ndërsa shkrimtarja Ana Komnena i përcakton afërsisht kufinjtë gjeografike të Arbërisë, sipas saj territori me emrin Arbër (Arbanoi, Albanoi, Albani) përfshinte krahinat që shtriheshin mes Durrësit e Drinit. Por dihet se mes Durrësit dhe Drinit është krahina e Matit, Mirditës (Ndërfandise siç i thoshin atëherë) edhe Kurbinit. Studiues të ndryshëm duke bërë përpjekje për lokalizimin e principatës së Arbërit dhe qendrës së saj qytetit Alban, japin të dhëna se kjo principatë përfshinte Matin dhe se qendra e saj ishte Klosi. Por ka edhe të dhëna që brenda peshkopatës së Stefanës(Shqefnit te sotshëm) gjendet katundi Arbas dhe pikerisht pranë fshatit Dukagjin të sotshëm. Ky fshat Arbas tashmë nuk ekziston, por ekziston në rregjistrin osman të vitit 1467. Kjo zonë më vonë u zgjerua dhe bashkë me të u zgjeruan edhe kufinjtë territoriale të emërtimit Arbëri që arriten deri në Vlorë në jug e Pult në veri. Rreth vitit 1107, kur në krye të Bizantit ishte pernadori Aleks Komneni, arbëreshët deshën të flakin tej zgjedhën shekullore të bizantinëve dhe një pjesë e tyre përkrahën normadët që ishin futur në Shqipëri kundër perandorit Komnen. Ky perandor vendosi garnizone të forta për të mbrojtur kështjellat e grykat e Arbërisë. Por normadët me ndihmën e arbëreshëve sulmuan bizantët dhe shtinë në dorë grykat midis Krujës e Dibrës, domethënë grykat e Matit të sotëm. Pra krahina e sotshme e Matit ishte qendra e Arbërisë. Aty nga viti 1110 perandori Komnen vendosi sundimin e tij dhe përzuri normanët, por arbëreshët perfituan disa të drejta vetëqeverisëse, të cilat bënë të mundur më vonë të fuqizonin ato derisa aty nga shekulli i XII(1180) njihen emrat e 15 bujarëve të Arbërisë si Jonen Marku, Lek, Sernel, Palt etj që janë emra shqiptarë dhe emra fetarë si Dhimitër, Andrea, Pal, Aleks etj që gjenden të gjithë në rregjistrin osman të vitit 1467 të vilajetit të Matit. Nga fundi i shekullit të XII njihet sundimtari i principatës së Arbërisë, Progoni(1190-1199) i cili pati dy djem , Gjin dhe Dhimitrin. Pas Progonit sundimin e principatës e mori i biri Gjini(1199-1208) Arbëreshët nën udhëheqjen e Gjinit, në vitin 1204 morën pjesë në kryqezatën e 4 që nën nxitjen e Ppaes e të perandorit të Gjermanisë e të Venedikut shembën perandorinë bizantine. Në atë kohë principata e Arbërisë u rrit ndjeshëm. Ajo tani kishte dhe kryepeshkopatën e Arbërisë me qendër në krujë, që përfshinte tër kishat e Matit, Nderfandit, Kurbinit etj. Principata e Arbërisë kishte si fqinj të saj në jug Despotatin e Epirit, në lindje mbretërinë bullgare, në veri e verilindje mbretërinë e Rashes dhe në perëndim ishte Republika e Venedikut. Pas vdekjes së Gjinit vendin e zuri i vëllai i cili kishte për grua mbesën e perandorit bizantin Aleksit të III. Nën udhëheqjen e Dhimitrit principata e Arbërit njohu një ngritje politike dhe ekonomike. Prej vitit 1257 deri me 1259 për dy vjet me rradhë vazhdoi kryengritja e madhe e arbëreshëve kundër bizantit që u përhap që nga Durrësi, Ohri, Dibra e Matit dhe i përzunë garnizonet bizantinë. Në shekullin e XIV kuptimi gjeografik i Arbërisë arriti në veri deri në Ulqin e Tivar, ndërsa në jug përfshinte Çamërinë deri në Arte. Përkufizimi gjeografik i Arbërisë që bën Ana Komnena përkojnë me zotërimet e Gjon Kastriotit. Kjo përforcohej edhe po ti shtojmë edhe përkatësinë e krypeshkopatës që ishte në Krujë si dhe përkatësinë e kishave dhe territoreve që përmendet në letrën që Gjon Kastrioti i dërgonte me 1407, Senatit të Venedikut e ku thuhej se ”kisha ka 800 vjet që është në tokat e mia”. Por më vonë pushteti bizantin u forcua dhe u rivendos prapë në Arbëri, megjithatë Arbëria vazhdoi të ruante një farë autonomie dhe të sundohej nga sundimtarë arbëreshë. Në një dokument të vitit 1266 thuhet se njëri prej tyre Andera Urani qe me origjinë nga Mati. Pas vitit 1272 në Arbëri erdhën Anzhutë nga Italia e Jugut dhe e shpallën e Arbërine mbretëri nën Karlin e I Anzhu me qendër në Durrës dhe kryen disa luftime kundër pushtetit bizantin derisa me 1286 u përzunë dhe Arbëria ra përsëri nën sundimin bizantin. Në Arbëri qenë forcuar shumë feudalët vendas. Të tillë qenë Arianitët, Muzakët, Topiajt, Dukagjinët, Blinishtët, Skurajt, Ionimët etj. Rreth vitit 1374 e gjithë Arbëria ra nën sundimin e serbëve të Stefan Dushanit duke i dhënë fund sundimit bizantin në Shqipëri prej afro 9 shekuj e gjysëm.
[redakto]Rregjistrimi i Popullsisë së Matit nga Osmanët
Rregjistrimi i popullsisë së Matit është nxjerrë nga disa rregjistra osmane dhe i perkthyer nga Selami Pulaha ne librin lufta ”shqiptaro-turke” në shekullin e 15 Defteri është i sanxhakut të Dibrës ku përfshihen vilajeti i Dibrës së sipërme, së poshtme, Gollobordës, Cermenikës, Matit, Urakës, Kurbinit, Krujës dhe Bendes. Treva e Matit ka qenë e ndarë në tre pjesë Vilajeti i Matit, i Dhimiter Jonimës dhe në Vilajetin e Urakës. Ky rregjistrim ka qenë bërë me qëllim që osmanët të vilnin taksat në fshatrat që pushtonin. Rregjistrimi u bë në kohë të vështira, ku Sulltan Mehmeti i II-të në krye të gjithë forcave perandorake hyri në Shqipëri në maj të 1446-s. Pushtuesit osmanë u përpoqën të vendosnin përfundimisht pushtetin e tyre në ato zona, duke kryer rregjistrimin e tokave të cilat ja aneksuan Sanxhakut të Ohrit. Por Skënderbeu pas një riorganizmi të shpejte i sulmoi turqit dhe i përzuri përsëri në prill të 1467-s. Në këtë defter thuhet se u gjendën vende të shkreta, fshatra të braktisura dhe popullsia kishte shkuar në male për ti shpëtuar rrënimeve ose për të luftuar. Gjatë fushatës ushtarake, sipas autorëve turq, pushtuesit gjatë vitit 1446, masakruan afro 15 mijë veta, ndërsa gjatë fushatës së vitit 1467, masakruan 8 mije banorë Të dhënat për vilajetin e Matit dhe të Urakës, janë përmbledhur në këtë vëllim, me qellim për tu sqaruar më mirë. Rregjistri përmban emrat e kryefamiljarëve, në bazë të cilëve, bazohet edhe numri i shtëpive. Mendohet se çdo familje kishte 5-7 vetë Me studimin e saktë të defterit del se shumë fshatra ishin të braktisura. Ky defter ka vlera të mëdha historiko-shkencore, sepse na jep të dhëna, jo vetëm për numrin e fshatrave, emrin e tyre, emrat e banorëve që banojnë në këto treva por edhe gjendjen ekonomike të tyre e pasuritë që zotëronin. Pas lufterave legjendare prej një çerek shekulli që zhvilloi Skënderbue, Shqipëria ra nën sundimin osman, të cilët vranë e rrënuan deri në themel tërë trevat e Skënderbuet, por sidomos kryeqendrën e saj, zemrën e shtetit të tij që ishte Mati.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: te dhena nga disa vende te shqiperise
Përkrenarja e Ilirëve e gjetur në Mat ka qenë në përdorim deri në pushtimin romak
Kultura e Matit është e pranishme në shumë territore të Shqipërisë duke filluar nga jugu i Shqipërise e duke mbaruar në Lezhë, Shkodër, Bujan të Tropojës, Kukës etj. Pirustët ishin fis Ilir, banorë të krahinës së sotshme të Matit e Mirditës e disa krahinave në jug që deri në vitin 168 p.e.r bënin pjesë në mbretërinë ilire që përfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, taulante e dasarete të cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri në Vlorë . Më vonë ata rezistuan dhe mbetën të Pashkaterruar nga Romakët duke ruajtur pavarësinë deri në vitin 54 të erës sonë, kur Cesari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitin 6-9 të eres sonë, prusitë morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos. Pirustët, desidiatët e dalmatët ishin pothuajse të pathyeshëm në saje të pozitave së vendeve dhe maleve, të natyrës së ashpër dhe të zotësisë së tyre të fuqishme për të luftuar. Për herë të fundit fisi ilir i pirustëve përmendet nga Ptolemeu në shekullin e dytë para erës sonë. Ata përmenden si minatorë dhe përpunues të metaleve e sidomos të bakrit. Specialistët pirustë shkonin dhe nëpër fise të tjera ilire duke ushtruar zanatin e përpunuesit të metaleve. Besojmë se duhet të jenë të pirustëve disa toponime që gjenden sot në Mat siç janë mali i Farkës, sheshi i Farkës, përroi i Farkës etj. Zanati i farkëtarit është trasheguar brez pas brezi që siç do ta shohim më vonë mori zhvillim sidomos në krahinën e Skënderbeut, për prodhimin e armëve. Popullsia ilire në trevat e Matit mundi të ekzistojë e të ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve të ndryshëm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na çon deri në mesjetën e hershme, kur ilirët dalin në histori me emrat e ri Arbër.Popullimi
Kërkimet më të reja arkeologjike, kanë zbuluar gjurmët materiale të popullimit të kësaj treve qysh nga periudha e palolitit të mesëm në neolit e më pas. Dëshmi për këtë janë studimet e bëra në Shpellat e Blazit në Bruç. Lugina e Matit del të ketë qenë e populluar vazhdimisht në periudhat historike. Në periudhën e hekurit dëshmohet nga kërkimet, sidomos nga inventari i gjetur në varret e asaj kohe, se kjo trevë banohej nga fiset ilire e konkretisht nga Pirustët. Pirustët i bënë ballë invazionit Romak për shume vite me rradhë deri në shekullin e dytë të erës sonë. Thuhet se pas pushtimit të Ilirisë qendrat e medha të banuara qytetare, sidomos në bregdet, u romanizouan gati plotesisht, por ndryshe qendronte puna në brendësi të vendit, në Luginat e banuara në thellësi të maleve siç ishte përshembull Lugina e Matit e vendbanimet malore në Mirditë, Pukë, Dibër e më në veri. Ketëj banorët vazhduan të flisnin gjuhen e tyre, respektonin hyjnitë e tyre dhe varrosnin të vdekurit sipas mënyrës së tyre të lashtë tradicionale, punonin token si dikur, ruajten veshjet dhe emrat e fëmijëve, respektonin doket dhe zakonet e tyre. Defteri syret i Esami Vilajet Dibra i vitit 1467 jep të dhëna të përhershme për numërimin e popullsisë së Matit.Gjeografia
Mati shtrihet në pjesën qëndrore të Shqipërisë. Siperfaqja e rrethit është 997 km katrorë. Dendësia e popullsisë është 69 banorë për km katrorë. Në qytet banojnë 17% e popullsisë ndërsa pjesa tjetër banon në fshat. Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejës, zbret në Qafë-Murrë pastaj ngjitet nëpër majat e maleve të Balgjajt, që rradhiten në drejtim të jugut, për të zbritur në Qafë të Buallit, pastaj me në jug kufizohet me malësinë e Martaneshit duke u ndarë nga rrethi i Dibrës dhe Bulqizës. Nga këtej kufiri vijon në Malin me Gropa për të zbritur në qafën e Murrizës, vazhdon më tej duke u ndarë me rrethin e Tiranës, zbret në Qafë-Shtame, për tu ngjitur ne drejtim të veriperendimit në vargmalet e Skënderbeut, ku kufiri ndahet me rrethin e Krujës, vazhdon me Qafën e Belegut dhe përfundon në grykën e Shkopetit, që ndan Matin me rrethin e Kurbinit. Ndërsa nga ana veriperendimore kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e Prosekut, ku terrenet janë më të hapura dhe më të kalueshme, pastaj kufiri mbyllet për tu ndarë me rrethin e Mirditës. Mati gjendet midis kordinatave gjeografike 41o e 26` dhe 41o e 47`, gjërësi veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjërësi lindore Ulëz Shkopet është vendi ku janë krijuar kanionet më të thellë e më të rëndësishme në Shqipëri. Tipike për këto ngushtime është Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thellë e çarë nga lumi Mat para se të dalë në fushë. Rilievi ngrihet mbi nivelin e detit në lartësinë më të madhe 2246 metra është Maja e Dejës. Dallohen katër nivele tarracore, që përbëjnë gropën e Matit nga Klosi deri në Ulëz. Në njërën nga këto tarraca lumore është vendosur qyteti i Burrelit. Klima në luginën e Matit është afërsisht si mesatare e klimës e gjithë Shqipërisë, lidhet me brezin e klimës mesdhetare e cila karakterizohet nga vera e nxehtë dhe e thatë me shkëlqim të madh të diellit dhe nga dimri relativisht i butë në luginë dhe disi i ashpër në brezin malor. Temperatura mesatare vjetore ne Luginën e Matit është afro 14 gradë celsius në ditët më të nxehta të korrikut arrin 38 gradë. Muaji më i ngrohtë është korriku me temperaturë mesatare 24 gradë, ndërsa më i ftohti është janari me temperaturë mesatare +4 deri 0 gradë celsius. Ditët me diell zënë 88-90% të ditëve të vitit.

Similar topics
» pamje nga disa vende te shqiperise
» Disa të dhëna për Planetin Tokë
» Për disa 2011 vit i mbarë dashurie, për disa dështim
» TE DHENA NE SPORT
» Ne trurin e Ainshtajnit zbulohen të dhëna Gjeniu
» Disa të dhëna për Planetin Tokë
» Për disa 2011 vit i mbarë dashurie, për disa dështim
» TE DHENA NE SPORT
» Ne trurin e Ainshtajnit zbulohen të dhëna Gjeniu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi