Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Vritet poeti çeçen Akhtakhanov People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Vritet poeti çeçen Akhtakhanov People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet poeti çeçen Akhtakhanov

Shko poshtë

 Vritet poeti çeçen Akhtakhanov Empty Vritet poeti çeçen Akhtakhanov

Mesazh nga Emona Fri 18 Nov 2011 - 3:04

Poeti i shquar Çeçen, Ruslan Akhtakhanov, është qëlluar për vdekje në Moskë. Policia ka thënë se vdekja ka ardhur pas përleshjeve me armë. Pesëdhjetetetëvjeçari është qëlluar disa herë nga një person i panjohur përderisa ai ishte jashtë duke dalë nga vetura e tij në pjesën veriperëndimore të Moskës të martën mbrëma. Akhtakhanov ka qenë zëri opozitar i lëvizjes separatiste që besonin se Çeçenia duhet të ndahet nga Rusia.

”Një person i panjohur ka qëlluar mbi Akhtakhanovin dy herë: e para ka qenë në këmbë, ndërsa tjetra në kokë”, thuhet në raportin e Komitetit Hetimor të Rusisë. Po sipas informacioneve të raportit të këtij Komiteti thuhet se dyshimet e para kanë të bëjnë me një vrasje të paramenduar.

“Dyshimet e para kanë të bëjnë për një vrasje të organizuar dhe të porositur. Kjo shihet nga mënyra sesi është vrarë poeti”, thuhet tutje në raport.

Agjencia e lajmeve The Interfax ka raportuar duke u bazuar në informacionet brenda policisë së Akhtakhanov është qëlluar rreth mesnatës dhe se vrasësi ka ikur me një veturë e cila më vonë është gjetur nga policia disa blloqe më larg. Pistoleta pa zhurmë është gjetur në makinë. Tutje, sipas kësaj agjencie, tashmë janë shtruar teoritë e ndryshme në lidhje me vrasjen e poetit. Teoria më e përfolur gjatë ditës në Rusi ka qenë ajo se vrasjen mund ta ketë kryer personi i njëjtë që ka vrarë kolonelin rus Yuri Budanov. Teoria bazohet se pistoleta “Izh” një armë jo aq e njohur e që e përdorin vetëm disa persona të caktuar është zbuluar të jetë edhe lloji i pistoletës që e ka vrarë poetin. Ndërkohë zëdhënësi i Komitetit të Hetimeve, Vladimir Markin ka thënë ekipi hetimor ende nuk mund të japë ndonjë detaj dhe as të konfirmoj e as të mohojë këto teori. Budanov ishte qëlluar më 10 qershor për vdekje, ndërkohë që para kësaj ka qenë për dhjetë vjet në burg nën akuzën e kidnapimit të një 18-vjecareje çeçene.

Akhtakhanov që njihet si “krenaria e Çeçenisë”, ka qenë profesor në Akademinë Moderne të Moskës. Ai ka marrë një çmim special gazetaresk në vitin 2009 për një libër me poezi të quajtur “Im proud og Chechnya, which gave hereos to the world”. Në ueb sajtin e tij zyrtar, poeti e përshkruante veten si një edukator dhe një avokat i Çeçenisë për të drejtën e të qëndruarit së bashku me shtetin rus.

Kremlini është duke luftuar me kaukazët veriorë për këtë çështje që nga kolapsi i Unionit Sovjetik që ka bazën në vitin 1991. Kanë qenë dy luftëra të gjakosura që rebelët çeçenë kanë bërë bujë më së shumti. Ajo e viteve 1994-1996 dhe ajo e 1999-2000.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi