Film “Amnistia”, çmim special në Lisbonë
Film “Amnistia”, çmim special në Lisbonë
Lisbonë – Pasi ka marrë një çmim në Berlinale, tre të tjera në Leçe, si dhe ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Kopenhagen, Danimarkë, filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit është nderuar edhe me çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit në Lisbonë.
Filmi “Amnistia” është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në OSCAR, në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.
“Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani, një prodhim shqiptaro-greko-francez, tregon një histori dashurie të ndaluar mes një burri dhe një gruaje, bashkëshortët e të cilëve vuajnë dënimin në burg. E ndërsa presin amnistinë, dy personazhet e filmit, të cilët e ndeshin njëri-tjetrin në ambientet përreth burgut, dashurohen. Një histori e cila lind në mënyrë të pazakontë dhe që nuk mund të ketë një fund të lumtur.
Historia e Alimanit lëkundet mes të mundurës dhe të pamundurës, mes të moralshmes dhe të pamoralshmes. Një kufi i vështirë për t’u vënë.
Në rolet kryesore të filmit interpretojnë Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi etj.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» “Kolona” kthehet me çmim në Meksikë
» Kur po xhirohej nje film - Film Shqiptarë
» Nje cmim per kenaqesine
» Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim
» Ali Podrimja merr çmim nga Lidhja e Shkrimtarëve Grekë
» Kur po xhirohej nje film - Film Shqiptarë
» Nje cmim per kenaqesine
» Studimi: Shpirti, nuk e ka një çmim
» Ali Podrimja merr çmim nga Lidhja e Shkrimtarëve Grekë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi