“Kolona” kthehet me çmim në Meksikë
2 posters
“Kolona” kthehet me çmim në Meksikë
Prishtinë, 31 gusht - Filmi që pasqyron një pjesë të historisë së Kosovës në vitin 1999, ka marrë çmimin kryesor në kategorinë e filmave të shkurtër të “Monterrey Film Fest” të Meksikës. “Kolona”, me regji të Ujkan Hysajt, ka dalë të jetë më i miri në këtë garë ndërkombëtare, në edicionin e tetë të festivalit.
Hysaj e ka cilësuar si tepër të rëndësishëm për të çmimin e parë ndërkombëtar për filmin e tij. Por jo vetëm kaq.
“Është po ashtu i rëndësishëm për kinematografinë e vendit, sepse zgjon interesimin e publikut, të producentëve dhe festivaleve të tjera botërore të dinë më shumë për prodhimin e filmave këtu”, ka thënë Hysaj, teksa ka shtuar edhe një tjetër gjë në këtë aspekt.
“Është e rëndësishme të përmendet që Meksika ende s’e ka njohur Kosovën si shtet dhe që në këtë rast filmi ‘Kolona’ në mënyrë indirekte ka lobuar në njohjen e Kosovës si shtet”, ka bindjen ai. “Kjo tregon qartë që filmi dhe kultura në përgjithësi janë ambasadori i parë i një vendi”. Festivali ku ai ka marrë pjesë është në listën e top-pesë festivaleve në Meksikë.
Filmi “Kolona” që është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, kishte kaluar fazën e paraseleksionimit për t’u shfaqur në “Berlinale” të vitit të kaluar. Ndonëse nuk kishte arritur të merrte dritë të gjelbër për t’u shfaqur në njërin prej festivaleve më prestigjioze të Evropës, drejtuesit e festivalit meksikan e kishin parë filmin në stendën që Kosova kishte në Berlin.
“Aty e kanë parë filmin, u ka pëlqyer dhe kanë kërkuar që t’ua dërgojmë DVD-në”, ka treguar Hysaj.
Por Hysaj nuk ka mundur të jetë në Meksikë, për një arsye.
“Kam qenë në të njëjtën kohe pjesëmarrës në Australi, në ‘Melbourne Film Fest’, në edicionin e 61-të të tij”, ka thënë Hysaj.
Pas këtyre dy paraqitjeve filmi “Kolona” do të udhëtojë edhe në edicionin e 28-të të “Warsaw Film Fest” dhe në Turqi, në “Izmir Short Film Fest”, që sivjet ka edicionin e 13-të.
Filmi “Kolona” është dhënë premierë në Kosovë, në nëntor të vitit të kaluar. Në 27 minuta, Ujkan Hysaj ka kthyer në shirit filmik skenarin e Besian Hysajt, e për këtë i janë dashur gati 18 muaj. Filmi rrëfen historinë e familjes së Ademit (Synaj Raça), i cili në vitin 1999 vendos t’i bashkohet kolonës së refugjatëve shqiptarë të përndjekur nga pushteti serb. Përveç gruas dhe djalit të tij, ai merr me vete edhe gruan dhe djalin e të vëllait, që vendos të luftojë. Paratë që ka kursyer i ndan në disa postblloqe për paramilitarët serbë, e në të fundit ndodhet para një dileme. I kanë mbetur vetëm 1 mijë marka, e me to mund të blejë jetën e vetëm njërit nga dy djemtë, Granitit a Shpendit. Vendos që ta shpëtojë Shpendin, djalin e vëllait të tij. Krejt kjo ngjarje atij i kthehet nga kujtesa kur gjendet në kolonë të dasmës për martesën e Shpendit.
Sunaj Raça, Arbnesha Grabovci - Nixha, Irena Cahani, Don Raça, Vlado Jovanovski, Vedat Haxhiislami, Enis Krapi e Bislim Muçaj, janë disa nga aktorët që luajnë në këtë film.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: “Kolona” kthehet me çmim në Meksikë
sa cmimet si paska fitu kta.....yyyyy si slodhen tu fitu cmime
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Natë e qetë, natë e shenjtë, kolona zanore e Krishtlindjes
» Nje cmim per kenaqesine
» Edhe lumturia ka një çmim
» Meksikë, ushtarët bllokojnë 15.3 mln USD
» Film “Amnistia”, çmim special në Lisbonë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi