Ali Podrimja merr çmim nga Lidhja e Shkrimtarëve Grekë

Çamëria duhet shikuar ndryshe. Mund të shkruhet një libër i memories për këtë vend”, u kishte thënë poeti kosovar miqve të tij grekë, derisa po promovonte përkthimin në këtë gjuhë të veprës “Harta e grisur”, në shtator të vitit të kaluar. Pesë muaj më vonë ata do t’ia shpërblenin “dhuratën” me një çmim.
Ali Podrimja së fundi përmes një letre elektronike ka marrë lajmin se është laureat i çmimit të parë të lidhjes së shkrimtarëve grekë “Kafeneja e ideve”, e udhëhequr nga kritiku, romancieri e eseisti i mirënjohur Dino Kubati. “Harta e grisur”, përmbledhje me poezi që Podrimja i ka shkruar në dy dekadat e fundit, është përkthyer në greqisht nga Ilaz Bobai.
“Sapo më erdhi edhe një diplomë tjetër për ju nga lidhja e shkrimtarëve grekë ‘Kafeneja e ideve’ e Dino Kubatit. Jeni vlerësuar me çmimin e parë për librin ‘Harta e grisur’ në greqisht. Tani ju njiheni edhe këtu ashtu siç u takon, me sukses absolut”, i ka shkruar Bobai poetit kosovar.
Pasi ka marrë njoftimin për çmimin që i është ndarë nga kolegët e tij grekë, poeti Ali Podrimja ka thënë se ky çmim tejkalon përmasat e suksesit individual. Kjo është hera e parë që ai merr një çmim nga Greqia.
“Është më tepër nder për poezinë shqipe dhe për shkrimtarët shqiptarë”, ka thënë Podrimja.
Ai po ashtu ka folur më shumë për librin “Harta e grisur”, që është botuar në gjuhën shqipe në korrik të vitit të kaluar.
“Libri përmban rreth njëqind poezi, të cilat i kam shkruar në dhjetë- pesëmbëdhjetë vjetët e fundit. Ato janë përkthyer nga Ilaz Bobai. Vitin e kaluar u promovua në Akademinë Greke, kurse tani është shpërblyer si libër me vlerë”, ka thënë Podrimja.
Podrimja nuk ka marrë ende ndonjë ftesë zyrtare për të shkuar në Greqi që ta pranojë çmimin.
“U takon atyre të bëjnë ftesë”, ka thënë Podrimja, derisa ka zbërthyer kuptimin e poezive të “Hartës së grisur”.
“Të gjitha i kushtohen çështjes kombëtare, përgjithësisht asaj shqiptare. Më kanë pyetur pse ‘Harta e grisur’ dhe kam thënë se është e grisur sepse toka shqiptare është ende e copëtuar dhe e grisur”, ka thënë ai.
Ali Podrimja u lind më 1942 në Gjakovë. Ai është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe vlerësohet si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Poezia e Ali Podrimjes e përkthyer në shumë gjuhë të huaja është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Lum Lumi”, “Zari”, “Buzëqeshje në kafaz”, “Burgu i hapur” etj.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Similar topics
» Victoria Beckham merr çmim Oscar për modën
» Ali Podrimja - Buzeqeshja ne kafaz
» Biografitë e Shkrimtarëve
» CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI, BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË SHTOI ZOT VALLET
» “Kolona” kthehet me çmim në Meksikë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi