Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri

3 posters

Shko poshtë

Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri Empty Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri

Mesazh nga Emona Sat 19 Nov 2011 - 5:08

Tiranë – Të famshmet që kanë shkelur posaçërisht në Tiranë për të qenë partnere të Ardit Gjebresë për një natë të vetme në skenë, më së shumti kanë qenë italiane. Por kësaj here ajo do të jetë një turkeshë me nam.

Ka bukuri tipike ballkanase dhe do të përshëndesë turqisht me “mehraba”! Tashmë limuzina është gati, një suitë hoteli po ashtu, për të pritur aktoren turke Songul Oden, e njohur si Gymysh, e cila mbërrin sot në Aereoportin e Rinasit. Ajo ende nuk e di sa fansa ka këtu, por pa dyshim që nuk do çuditet përderisa ka arritur të marrë vëmendjen po aq sa të një ylli Holliwood-i.

Producenti i “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea, deri në momentet e fundit preferoi ta ruante enigmë, nëse ajo do të vinte apo nëse në vend të saj do të ishte thjesht sozia. Për gazetën “Panorama”, Gjebrea zbulon të gjitha detajet e mbërritjes së aktores në Shqipëri, për të qenë në krah të tij sot në mbrëmje, në finalen e “Kënga Magjike 2011”

Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri Gynysg

Sot në mbrëmje është nata finale e festivalit “Kënga Magjike 2011”. Çfarë suprize mund të na zbulonit paraprakisht?

Është e çuditshme dhe e pabesueshme se si atmosfera është elektrizuar, pas natës së dytë të festivalit “Kënga Magjike”. Ndihet ankth shumë i madh tek këngëtarët që kanë votuar njëri-tjetrin, dhe presin të performojnë sot në mbrëmje, që është dhe nata finale. Të gjithë presin surprizat e shoë-t, që në radhë të parë janë këngët e përzgjedhura të kësaj nate. Por teksa e nisa që në fillim bisedën time që kur thashë “e pabesueshme”, e kisha fjalën tek interesimi i të gjithë telenovelistave (nëse mund t’i cilësojmë kështu) për ardhjen në Shqipëri të aktores turke Songyl Oden, e njohur si protagonistja e telenovelës “Gymysh”, që po transmetohet në “Tv Klan”.

Pra Gymysh do të vijë…?

Sigurisht që do vijë. Tashmë të gjitha negociatat me aktoren përfunduan. Edhe pse e kishim pak të vështirë të rakordoheshim, sepse ajo ishte tepër e zënë këto kohë.

Pse vendose të kishe për partnere këtë aktore që vjen nga Turqia, ju e keni ndjekur telenovelën?

Të them të vërtetën, unë nuk e shoh telenovelën “Gymysh”, sepse nuk kam kohë, por ngado që shkoja dëgjoja të flitej për të. “Gymysh” ka një audiencë të paparë, dhe përderisa e pashë që kjo aktore po kthehej në një fenomen jo vetëm për telespektatorët por edhe në televizionin “Klan”, mendova pse jo, pse të mos vijë, pse të mos e sjell në Tiranë? Përderisa edhe ne vetë shkallëve me shaka përshëndeteshim me fjalët “Yakshamlar!” e “Mehraba”, pse jo?

U fol se Songul vjen së bashku me partnerin e saj në film, Kývanç Tatlýtuð (Mehmetin), i cilësuar nga media ndërkombëtare si Brat Pitt i Turqisë. E vërtetë është?

Jo, jo ajo vjen vetëm. Mehmeti në këtë rast jam unë, kështu që ç’lidhje ka Mehmeti…?! (qesh)

Kureshtarë jemi të dimë se sa kushtoi ardhja e aktores turke më të famshme të momentit…

Unë nuk do doja të jepja shifra, pavarësisht se ajo nuk ka kushtuar pak. Por do thosha që nga të gjitha partneret e mia që kam sjellë në Tiranë, që nga Natalia Estrada, Brigitte Nielsen, Alba Parietti, e deri tek Ornella Mutti, Gymyshi më ka kushtuar më shtrenjtë nga të gjitha.

Çfarë tip partnereje do të jetë Gymysh? Deri në këto momente që po flasim e ke takuar personalisht aktoren?

Unë as e kam takuar, as kam folur në telefon me të dhe as kam kontaktuar në ndonjë mënyrë tjetër. Takimi ynë i parë do të jetë sot në drekë. Nuk po jap orën dhe vendin ku do takohemi, sepse e di që do të mund të ketë dyndje fansash. E them këtë, sepse ndodhi që në televizionin “Klan”, pasi doli në gazeta hamendësimi që do të vinte Gymyshi, shumë menduan se ajo do të vinte tek “E diela shqiptare”, dhe oborri i “TV Klan” u mbush me gati 500 gra, të cilat prisnin të bënin fotografi me Gymyshin. Unë kam mbetur i shtangur nga dëshira e madhe e tyre dhe ky përjetim i emocioneve të tyre për të bërë një fotofrafi me aktoren. Tani që ardhja e saj është një realitet, jam vërtet i lumtur.

Aktorja do të bëjë prova, sa është përgatitur për të qenë në krahun tuaj në këtë rast?

Në fakt, ne do të kemi një takim bashkë, do të drekojmë së bashku sot siç e thashë më sipër, dhe unë do ta sqaroj për gjithçka që do të ndodhë dhe nuk mendoj se do të ketë vështirësi për të. E them këtë, pasi unë kam tejkaluar vështirësitë me Brigitte Nielsen, që ka qenë partnerja më e papërmbajtshme që kam pasur ndonjëherë në jetë. Mendoj që Gymyshi, të paktën me aq sa më kanë treguar nga telenovelat, është vajzë e shtruar dhe e qetë. Edhe pse flet vetëm turqisht, për ne nuk përbën pengesë, pasi ne kemi aq shumë fjalë turqisht në përdorim, sa s’besoj se do të kemi problem. Madje, jam çuditur deri në pataksje, kur pashë që përkthyesja e turqishtes më kishte nxjerrë 16 faqe format A4 të fjalëve turqisht që janë edhe në shqip. Kështu që nuk mendoj se do ta kemi të vështirë komunikimim më Gymyshin.

Kjo do të thotë që në këtë lloj skenari ne do kemi më shumë fjalë turqisht?

Jo, ne do të kemi fjalë shqip, në këtë rast turqit do të flasin shqip. (qesh)

Po për veshjen çfarë është menduar, ajo vjen me stilin e saj e saj apo të imponuar nga ju?

Jo, do të vijë me veshjen e përgatitur nga vetë ajo. Gjatë bisedimeve ka marrë të gjitha informacionet se çfarë do të bëjë dhe kështu që e ka të qartë prezencën e saj në këtë natë spektakli.

Mendoni se ka ndikuar ardhja e Gymyshit në shitjen e biletave të natës finale?

Në shitjet e biletave të natës finale, ardhja e aktores nuk ka ndikuar absolutisht. Sepse biletat e natës finale janë mbaruar që ditën e martë, dhe për këtë motiv kam hequr të gjitha telefonat e nuk kam asnjë kontakt telefonik me botën. Kështu kam përjetuar pesë ditë shumë të bukura në qetësi të plotë, duke vazhduar me provat. Sigurisht, të gjitha mesazhet e rëndësishme i kam marrë nga asistenët e mi.

Partneret e huaja VIP janë më të gatshme për një prezantim “live” edhe pa prova?

Jo, ato që vijnë nga jashtë, kanë thënë pesë fjalë dhe kanë ikur. Ato po t’i vini re me kujdes nuk janë partnere, por prezencë skenike. Dhe kur kanë qenë Natalia Estrada, Brigitte Nielsen apo Alba Parietti, ato kanë dalë maksimumi gjithsej 10 herë në skenë. Të gjitha prezantueset shqiptare kanë qenë non stop në krahun tim, dhe kemi prezantuar bashkërisht festivalin. Në rastin e të huajave, jam munduar që mjeshtërisht bashkë me skenaristët Aldon Lipe apo Pandi Laçon (që kam pasur bashkëpunim) t’u përshtatemi partnereve që kanë ardhur nga jashtë duke sjellë prezencën e tyre në masën e duhur, por edhe të dëshirueshme për publikun.

Gymysh: Cila është 30-vjeçarja e ndrojtur që po çmend botën

Ajo i ka bërë për vete gjithë fansat e telenovelave për natyrën e saj, të një vajzë të urtë dhe që intrigon. Edhe pse një aktore e bërë e njohur në Turqi, fama e saj ka mbërritur deri në shtetet më të zhvilluara të Perëndimit, ndërsa e ka parë veten në qendër të vëmendjes edhe të mediave italiane. Protagonistja kryesore e premierës turke që po shfaqet në televizionin “Klan”, është dëshmitarja e një historie të vërtetë dashurie, që për momentin ka kapur shifra rekord shikueshmërie, jo vetëm brenda vendit të saj, por si një fenomen televiziv i vendeve arabe e të Ballkanit. Eshtë komentuar si femër me shumë ëndrra që jeton martesën me Mehmetin, një mashkull ky i dëshpëruar. Po cila është aktorja Songul Oden (Gymysh), e cila luan dramën e dashurisë me Kývanç Tatlýtuð – Mehmet, ndërsa episodi i fundit ka regjistruar vetëm në Arabinë Saudite, në “MBC channel”, 85 milionë shikues. 30-vjeçarja aktore luan në telenovela që nga viti 2001. E lindur në Diyarbakýr, deri në shpërnguljen e familjes më vonë në Ankara, ajo u shfaq në ekran për herë të parë në vitin 1999 në serialin televiziv ”Ferhunde Hanýmlar”, dhe 5 seriale të mëvonshme. Eshtë vlerësuar me shumë çmime, dhe u bë mjaft e kërkuar për botën arabe, ndërsa tani bën jetën e një stari me axhendë shumë të ngjeshur njësoj si yjet e Hollyëood-it, ku nuk përjashtohen edhe aktivitetet e bamirësisë. Në intervista të ndryshme, ajo ka pohuar se televizioni ka një fuqi të jashtëzakonshhme për t’i dhënë famën një femre, gjë që i ka ndodhur dhe asaj vetë. Pyetjes se a e ka pasur të vështirë të bashkëjetojë me famën, ajo i është përgjigjur: ”Në fakt, unë e harroj statusin tim e “famshme”. Jam totalisht e turpshme, dhe hyj tek njerëzit që preferoj të qëndroj në backstage. Aktrimi është thjesht profesion dhe s’ka lidhje me jetën time të vërtetë. Dhe të jesh i famshëm, nuk do të thotë se je i lumtur”, pohon ajo. Në shoëbiz-in turk, janë ngritur pikëpyetje për një marrëdhenie dashurie në jetën reale me aktorin që luan Mehmetin. Ata janë parë gjithmonë e më shumë bashkë, duke u komentuar si çifti legjendar.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri Empty Re: Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri

Mesazh nga bobi 10 Sat 19 Nov 2011 - 10:31

Ku eshte kjo gjymushi??? (tongueout)
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri Empty Re: Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri

Mesazh nga Anakonda Wed 22 Oct 2014 - 3:37

pordh tmdhaja kisht kjo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri Empty Re: Ardit Gjebrea sjell ‘Gymysh’-in në Shqipëri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi