Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore

3 posters

Shko poshtë

Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore Empty Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 22 Nov 2011 - 3:16

Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore Hitlerandstalin-300x150The Economist
Librat mbi figurën e Stalinin dhe Hitlerit në botë janë të panumërta. S’ka sesi të jetë ndryshe. Për faktin që po flasim për dy protagonistë kryesor të Luftës së Dytë botërore dhe pasojat e saj paslufte. Çdo vit dalin dokumente dhe fakte te reja, këndvështrime interesante të shkruara me një gjuhë tjetër, të distancuar, që na ndihmojnë të njohim diktatorët dhe manitë e tyre për të sunduar mbi njerëzit. Një prej këtyre librave është dhe “Tokë të përgjakura. Europa në morsën e Hitlerit dhe Stalinit”, Autori është një profesor i universitetit të Yale-s, pak më shumë se 40 vjeç, Timothy Snyder, i specializuar në historinë e Europës. Ky libër është konsideruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si libri i vitit 2010, për debatin që ngjalli mes historianëve më në zë, por edhe për pikëpamjen me të cilën trajton shumë çështje të nxehta të historisë.
Sidoqoftë cili është kontributi i tij? Për herë të parë ka zgjedhur të tregojë një histori, ashtu siç nuk e ka bërë askush më parë në fushën e historiografisë. Ose më mirë ka zgjedhur të analizojë në një “kornizë” të vetme mizoritë e të dyja regjimeve, deri më tani të studiuara veçmas. Kjo është historia e “bloodlands”, ose më mirë e tokave të shkatërruara nga furia naziste dhe staliniste mes viteve 1933-1945. Një territor i kufizuar jo vetëm nga kufijtë politikë, por nga gjeografia e viktimave, me pak fjalë “vendi ku regjimet më kriminale të Europës vepruan në mënyrën më mizore”. 14 milionë të vdekur, në më pak se dhjetë vjet, fryt i politikës së shfarosjes së Hitlerit dhe Stalinit. Një hartë e përgjakur që nga Polonia Qendrore, u shtri në Rusinë Perëndimore, përfshi këtu edhe Bjellorusinë, Ukrainën dhe shtetet baltike. Histori personash të vrarë jo vetëm nga lufta, por edhe nga strategjitë e kthjellëta të masakrës. “Asnjë nga 14 milionë të vrarët nuk ishte ushtar në shërbim. Pjesa më e madhe ishin gra, fëmijë dhe të moshuar. Kryesisht hebrenj, bjellorusë, ukrainas, polakë, rusë dhe baltikë”. Persona të paarmatosur, shpesh të privuar nga gjithçka, madje edhe nga veshjet. “Katastrofa më e madhe në historinë e botës perëndimore”, thotë Snyder, që i “fotografon” të dyja regjimet totalitare në analogjitë e tyre djallëzore. “Hitleri dhe Stalini ndanin një lloj politike tiranie: provokuan katastrofa, shkarkuan tek armiku përgjegjësinë e vendimeve të tyre, pastaj përdorën vdekjen e miliona personave për të treguar se politikat e tyre ishin të nevojshme apo të dëshirueshme”.
***
Profesor Snyder, ju bëni bashkë historinë naziste dhe atë sovjetike, duke na treguar gjeografinë e panjohur të tmerrit Një perspektivë origjinale në fushën historiografike. Si u realizua?
Ajo që duhet t’ju habisë nuk është konkluzioni im origjinal. Kushdo që ka jetuar në ato toka, në ato vite, nën morsin e nazistëve dhe sovjetikëve ndihet i detyruar të bëjë krahasimin mes dy regjimeve. Ajo që të befason është se ne, ende sot i mbajmë të dyja regjimet të ndara dhe i analizojmë ashtu. Kjo na pengon për të parë përmasat e vërteta të tmerrit.
Duket sikur ju kërkoni t’i jepni zë viktimave të kontestuara nga kujtimet dhe ideologjitë e ndryshme…
Vrasja e 14 milionë personave civilë është një tragjedi e madhe që kërkon një përpjekje serioze për t’u shpjeguar. Sigurisht është e vështirë të kuptosh politikën e shfarosjes së dy regjimeve apo zinë e bukës së provokuar nga Stalini në fillimin e viteve ‘30 në Ukrainë. Terrorin e madh mes viteve ‘37 dhe ‘38, agresionin gjermano-sovjetik ndaj klasave të larta polake mes viteve ‘39-‘41. Tre milionë të burgosurit sovjetikë që u lanë të vdisnin urie nga sovjetikët. Qindra mijëra civilë të vrarë në reprezaljet naziste. Në fund, Holokausti. Nuk kuptohen tërësisht shkaqet e disa prej këtyre vrasjeve masive dhe se në çfarë mënyre mund të lidhen reciprokisht.
Çfarë do të thotë kjo?
Le të marrim Holokaustin, katastrofën më të madhe të njerëzimit. Shfarosja e hebrenjve zuri vend në ato territore, ku më shumë se 8 milionë hebrenj u vranë kur Hitleri ishte në pushtet. Edhe pa Holokaustin, ky do të kishte qenë katakombi më i madh i historisë së Europës. A mund ta kuptojmë Holokaustin pa njohur këtë bekgraund? Mendoj që jo. Deri më sot asnjë sagë, përveç kësaj simes, nuk e tregon këtë pjesë themelore të realitetit.
Ju nënvizoni shumë ngjashmëri mes dy regjimeve totalitare. Me këtë doni të sugjeroni edhe një ekuivalencë morale mes Hitlerit dhe Stalinit?
Jo, sigurisht që jo. Në librin tim, pjesa kryesore u kushtohet jetëve njerëzore dhe veçantive. Regjimi nazist, për shembull, shkaktoi dyfishin e viktimave të diktaturës sovjetike. Ajo çka është më e rëndësishme është se nazizmi planifikoi të vriste një numër personash shumë herë më të madh se ata që likuidoi. Por duhet të kemi kujdes për të trajtuar problemet morale.
Kujt i referoheni?
Duhet të njohësh mirë historinë. Diktatura staliniste ishte më e keqe se sa mendohet. Cili regjim realizoi shfarosjen e parë në masë me karakter etnik? Ishte ai sovjetik, në operacionet kombëtare të viteve 1937-1938, që vrau rreth 250.000 persona. I njëjti reflektim mund të bëhet për regjimin nazist: kush nuk i kujton sot tre milionë ushtarët sovjetikë, që vdiqën nga uria në kushte të paimagjinueshme? Askush.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore Empty Re: Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore

Mesazh nga Tonii Tue 22 Nov 2011 - 10:54

Stalini eshte njolla e zeze e Komunizmit si filozofi
ne praktik Stalini nuk u kthye dot ne komunist pasi shkeli me te dy kembet parimet e liris drejtesis dhe barazis
ne komunizem kapitali me i cmuar eshte njeriu
ne stalinizem njeriu u tjetersua gjoja ne emer te komunizmit, por komunizem nuk pati thjesht Stalinizem
Stalini krijoj dhe vendosi qenjen e tij prej celiku ne pjedestalin me te larte
ishte nje Stalin parti shtet- shtet parti stalin, pra qartazi del se komunizmi u morr peng pasi filozofia marksiste eshte : prolektariati dikton, pra masat
e per cfar masash (populli) behej fjal ne bashkimin Sovjetik askush nuk i pyeste.
gjat shekullit te 20 u eksperimentua shume me komunizmin gjer sa e shkaterruan filozofin me te bukur te njerzimit ne syt e popujve, aq sa sot komunizmi paraqitet si gje me e tmerrshme dhe thellesisht e llahtarshme
por po te lexosh babain e komunizmit Marksin kuptonh sa i bukur eshte komunizmi kjo filozofi qe u krijua per te bashkuar kombet njerez te bardh te kuq e te zinj pa dallime
por fatkeqsi eshte tek degjon njerez te cilet marrin persiper te flasin per veprat e Marksit pa lexuar as edhe nje fjali nga filozofia e tij
ndersa sa per Hitlerin filozofia e tij ishte nje cmenduri qe dhe vet nacionalistet e kuptuan por ishte von per ta shpetuar popullin Gjerman nga kjo cmenduri qe i kaploj
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore Empty Re: Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore

Mesazh nga Anakonda Sun 3 Jun 2012 - 0:42

Edhe Enver Hoxha pas tyre.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore Empty Re: Pse Stalini dhe Hitleri ishin kasapët e Europës Lindore

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi