A mund të ketë ndjenjë mes shqiptarëve e maqedonasve? Apo është e pamundur?
3 posters
Faqja 1 e 1
A mund të ketë ndjenjë mes shqiptarëve e maqedonasve? Apo është e pamundur?
Në ndeshjen miqësore mes kombëtareve të Shqipërisë e të Maqedonisë, që përfundoi në barazim, u dëgjuan kore tifozësh që recitonin vargje antishqiptare. Ishte pak e papritur kjo situatë, por ca më shumë ishin të papritura sloganet e zgjedhura. Një sosh kish një ngjyrim të qartë nazist: Dhoma gazi për shqiptarët. Një tjetër buronte prej një qasjeje nekrofile: shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur.
Reagimet nga pala shqiptare nuk kanë munguar e nuk kanë vonuar. “Përmes institucioneve shtetërore do të kërkojmë përgjegjësi për të gjithë ata që e shfrytëzuan apo e keqpërdorën këtë ngjarje sportive….”, deklaruan në emër të BDI-së. Ndërsa PDSH-ja në opozitë gjen një rast për të nënvizuar përgjegjësitë e partisë tjetër shqiptare. “[Kjo që ndodhi] është pasqyrim i pozitës tejet inferiore të partisë shqiptare në pushtet, BDI-së”, thotë një deputet i PDSH-së. Pati reagime dhe nga ndonjë parti e Tiranës, por këto ishin të një natyre folklorike.
Ka një klimë të rënduar në marrëdhëniet mes shqiptarëve e maqedonasve. Ka kohë që pritet një përmirësim i kësaj klime, por asnjë përmirësim nuk vihet re. Janë dy popuj e dy kombe që nuk kanë empathi e feeling me njëri-tjetrin. Dhe aktorët publikë, politikë, kulturorë nuk bëjnë asgjë për të vendosur një rend të ri gjërash. Përkundrazi. Dhe kjo duket qartë në rastin konkret. Mediat maqedonase, siç raportohet nga Top-channel, nuk i kanë kushtuar asnjë rresht thirrjeve raciste, që janë dëgjuar në stadiumin e Prilepit. E kanë injoruar krejt si ngjarje. E çuditshme.The Albanian

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: A mund të ketë ndjenjë mes shqiptarëve e maqedonasve? Apo është e pamundur?
Varet,por se besoj pasi ato e dogjen flamurin tone dhe ne u kthyem kunderpergjigje.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: A mund të ketë ndjenjë mes shqiptarëve e maqedonasve? Apo është e pamundur?
Nuk besoj se mundet te kete ndjenje mes tyre per faktin qe mohojne Flamurin kur mohojne Flamurin kan mohuar gjithcka .
Similar topics
» Perleshje ne Kalane e Shkupit mes shqiptareve dhe maqedonasve,mbrojtje kunder falsifikimit te historise e vertete
» Pse është i pamundur dialogu
» Kur dashuria eshte e pamundur
» Gjeja me e keqe qe mund te kete njeriu...
» ''Koha është e maskarenjve por Atdheu i Shqiptarëve.''

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi