Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Do të dobësohesh? Përtypu me ngadalë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Do të dobësohesh? Përtypu me ngadalë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Do të dobësohesh? Përtypu me ngadalë

2 posters

Shko poshtë

Do të dobësohesh? Përtypu me ngadalë Empty Do të dobësohesh? Përtypu me ngadalë

Mesazh nga T_o_n_i Tue 22 Nov 2011 - 6:26

Fjalët e urta popullore shpesh herë na acarojnë. Kur mamaja na thoshte
të përtypeshim me ngadalë për të ndihmuar tretjen, të paktën 20 herë për
cdo kafshatë, nuk po na detyronte të bënim një ushtrim të kotë, por po
na ndihmonte të mbanim nën kontroll peshën.


Kjo, sepse fjala e urtë “po
të hash me ngadalë dobësohesh” është e vërtetë. Këtë e kanë treguar dy
kërkime shkencore të bëra dhe të prezantuara në kongresin vjetor të
Shoqatës së Obezitetit në Shtetet e Bashkuara.

Specialistja e
ushqimit Kathleen Melanson ka kryer dy kërkime të ndryshme për të
zbuluar nëse shpejtësia me të cilën hamë ka lidhje me mundësinë për t’u
dobësuar, ose për të mbajtur nën kontroll peshën.


Eksperimenti i parë, vlerësimi i shpejtësisë me të cilën konsumohen
ushqimet dhe lidhja me sasinë e gëlltitur ka dhënë këtë rezultat:

Ngrënësit e shpejtë gëlltisin mesatarisht 88 gramë ushqime në minutë,
kundrejt 70 gramëve që gëlltisin ngrënësit e mesëm dhe 57 gramëve që
gëlltisin personat që përtypen me ngadalë.

“Burrat janë
mesatarisht më të shpejtë krahasuar me femrat dhe konsumojnë rreth 80
kalori në minutë, kundrejt 52 kalorive të femrave. Faktikisht, burrat që
hanë më ngadalë e kapërcejnë ushqimin me një shpejtësi të barabartë me
atë të grave që përtypen shpejtë”, ka deklaruar Melanson.


eksperimentin e dytë, studiuesja është përpjekur të zbulojë nëse
shpejtësia me të cilën gëlltitet një vakt është e lidhur me treguesin e
masës trupore, domethënë me gradën e mbipeshës. Përgjigjia ka qenë “po”.


“Një tregues i masës trupore më i lartë lidhet në mënyrë të
pashmangshme me tendencën për të ngrënë më shpejt. Kam menduar edhe se
shpejtësia për të gëlltitur ushqimin është e lidhur me një nevojë më të
madhe për energji, duke qenë se burrat dhe subjektet në mbipeshë kanë
kërkesa më të larta për energji. Por është e vështirë të kuptohet se
cili është raporti real shkak-pasojë”, ka shtuar studiuesja./TCh/
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Do të dobësohesh? Përtypu me ngadalë Empty Re: Do të dobësohesh? Përtypu me ngadalë

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Dec 2011 - 18:46

Eshte mese e vertete,por njerezit ndonjehere hane shume shpesh pasi nuk u del koha dhe kane pune te tjera.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi