Dëshironi të dobësoheni? Provoni të hani më ngadalë!
3 posters
Faqja 1 e 1
Dëshironi të dobësoheni? Provoni të hani më ngadalë!
Hulumtuesit nga Universiteti Rhode Island kanë zbuluar që konsumimi i shpejtë i ushqimit rrit sasinë e ushqimit të ngrënë.
Rezultatet e dy hulumtimeve të reja, ndër zbulimet e tjera, kanë zbuluar që meshkujt hanë dukshëm më shpejt se femrat, njerëzit e rëndë hanë më shpejtë se njerëzit e dobët dhe që drithërat e rafinuara konsumohen më shpejtë se drithërat e plota apo të papërpunuara.
Në një hulumtim laboratorik, prof. Kathleen Melanson dhe kolegët e saj nga Universiteti Rhode Island, kanë vërtetuar se si njerëzit që hanë shpejt konsumojnë rreth 85 gramë ushqim për minutë, konsumuesit me shpejtësi mesatare arrijnë të hanë 70 gramë për minutë, ndërsa konsumuesit e ngadalshëm hanë 55 gramë për minutë.
Hulumtuesit tek nivelet e konsumimit kanë zbuluar po ashtu diçka që prof. Melanson e ka përshkruar si “dallime shumë të forta gjinore”.
Meshkujt për drekë kanë konsumuar mesatarisht rreth 80 kalori për minutë, ndërsa femrat kanë konsumuar rreth 52 kalori për minutë.
Hulumtimi tjetër i cili ka hulumtuar karakteristikat që janë të lidhura me nivelin e konsumimit, ka zbuluar lidhje të ngushtë mes nivelit të konsumimit dhe indeksit të masës trupore (IMT), ashtu që ata me IMT më të lartë zakonisht kanë ngrënë shumë më shpejtë se ata me IMT më të ulët.
“Një teori që po ndjekim është që konsumimi i shpejtë i ushqimit është i lidhur me nevojën më të madhe për energji, sepse edhe meshkujt dhe ata me peshë më të madhe ashiqare kanë nevoja më të madhe për energji,” shton prof. Melanson.
Edhe pse lidhja në mes nivelit të konsumimit të ushqimit dhe shkallës së trashjes ende studiohet, prof. Melanson thekson se hulumtimi i saj ka treguar që konsumimi i ngadaltë i ushqimit rezulton me më pak kalori të konsumuara mesatarisht.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Dëshironi të dobësoheni? Provoni të hani më ngadalë!
E kam bere e me sukses te hash ngadal e shpesh here ne dite,maksimumi 5 here ne dite por ne sasi te pakte.... 00027003
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Dëshironi të dobësoheni? Provoni të hani më ngadalë!
po ori me ka lan truri me hanger 5 her ne dit,1 her dit haj por me ve mami ne tavolin me zor
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Si te dobësoheni sa me shpejt tek barku?
» Ushqimet qe ju ndihmojne te dobesoheni ne vjeshte
» Te punoni ne kembe , ju ndihmon te dobesoheni
» Do të dobësohesh? Përtypu me ngadalë
» Hani mëngjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi