Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aksidenti, lihet i lirë Ledian Ruci, arrest me burg për Likën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Aksidenti, lihet i lirë Ledian Ruci, arrest me burg për Likën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksidenti, lihet i lirë Ledian Ruci, arrest me burg për Likën

Shko poshtë

Aksidenti, lihet i lirë Ledian Ruci, arrest me burg për Likën Empty Aksidenti, lihet i lirë Ledian Ruci, arrest me burg për Likën

Mesazh nga Durrsaku Wed 23 Nov 2011 - 4:04

Aksidenti, lihet i lirë Ledian Ruci, arrest me burg për Likën 48613_1TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Ledian Ruçin, djalin e deputetit të PS-së Gramoz Ruçi, ndërkohë ka vendosur masën arrest me burg për shtetasin Edi Lika, ku si pasojë gjeti vdekjen 27-vjeçarja Brunilda Pinderi, e cila udhëtonte në makinën tip "Mini Cooper”, që drejtohej nga Lika.

Të rinjtë u përfshinë në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e së dielës në kryqëzimin e bulevardit ‘Bajram Curri’ në rrugën e Elbasanit’. Sipas eskepertizës të marrë nga vendngjarja, 26-vjecari Ruci, ka kaluar në kryqëzim kur semafori ishte ndezur në dritën jeshile, duke nnxjerrë fajtor të aksidentit shtetasin Edi Lika. Sipas Prokurorisë 34-vjecari Lika ka kaluar në kryqëzim, duke mos e respektuar semaforin dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.

Seanca gjyqësore u zhvillua sot në spitalin ushtarak të Tiranës, ku Ruci dhe Lika po marrin mjekimet e nevojshme për shkak të plagëve të marra në aksidentin rrugor.

AKSIDENTI
Aksidenti i rëndë ndodhi më datë 20 nëntor 2011, rreth orës 21.15, ku në kryqëzimin e Bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit, automjeti tip “Mini Cooper”, me targa CG 832 SC, drejtuar nga shtetasi Edi Lika (Cani), duke qarkulluar ne Bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim te zonës së Brrylit, është përplasur me automjetin tip “ BMV X6”, me targa IKY3939, drejtuar nga shtetasi Ledian Ruci, i cili qarkullonte nga rruga “Xhorxh Bush”, në drejtim të Rrugës Elbasanit.

Si pasojë e këtij aksidenti, është dëmtuar drejtuesi i automjetit Edi Lika, Ledian Ruci si dhe pasagjerët që udhëtonin ne mjetin “Mini Cooper”, shtetaset, Brunilda Vladimir Pinderi 27-vjec, banuese në Tiranë dhe Pinellopi Stefan Rafti 18-vjec, banuese në Tiranë, të cilat u dërguan në Spitalin Ushtarak, ku pas disa orësh shtetasja Brunilda Pinderi ndërroi jetë.
(el.me/BalanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi