Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të arrestuar për shpërdorime, nga paraburgimi në arrest shtëpiak People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të arrestuar për shpërdorime, nga paraburgimi në arrest shtëpiak People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të arrestuar për shpërdorime, nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Shko poshtë

Të arrestuar për shpërdorime, nga paraburgimi në arrest shtëpiak Empty Të arrestuar për shpërdorime, nga paraburgimi në arrest shtëpiak

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Sat 27 Feb 2010 - 6:05

Mitrovicë, 27 shkurt-Katër të akuzuarit për shpërdorime të detyrës zyrtare në disa projekte në komunën e Mitrovicës janë liruar, të premten pasdite, nga paraburgimi duke ju caktuar arresti shtëpiak. Mahmut Halimi, avokati mbrojtës, i njërit nga të pandehurit Gani Beshiri, ka mbajtur një konferencë me gazetarë, të shtunën, ku ka deklaruar se në rastin konkret nuk mund të bëhet fjalë për vepër penalo-juridike por vetëm për shkelje të procedurave administrative.
“Me këto shkelje nuk mund të merren gjykatat, por mund të jenë objekt i shqyrtimit të organeve komunale si dhe atyre qeveritare” ka thënë Halimi , duke u bazuar në tri dosjet e projekteve që i kishte para vetes , për të cilat janë arrestuar 4 persona rreth një muaj më parë.
Si dihet në fillim të muajit shkurt janë arrestuar Besim Kurti, ish drejtor i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim të Kuvendit të Komunës, Gani Beshiri, shef për investime kapitale në këtë drejtori, Nazmi Jonuzi, pronar i kompanisë “Ideal”, dhe Skender Muqolli, zyrtar i MTPT-së. Avokati Halimi ka thënë se klienti i tij ,Gani Beshiri, që ka qenë zyrtar në Komunë e Mitrovicës, ka pranuar që të përpiloi një procesverbal fiktiv se janë kryer tri projekte në fund të vitit 2006 me qëllim që
të mos humben mjetet dhe kjo është bërë në interes të qytetarëve dhe jo me motiv të përfitimit. Ai tha se klienti i tij e ka bërë këtë pas një takimi të përbashkët ku për këtë janë akorduar ish kryetari i Komunës Mursel Ibrahimi, ish kryeshefi i Ekzekutivit Sadri Ferati , ish drejtori i Drejtorisë për Zhvillim dhe Ekonomi, Besim Kurti si dhe shefi i prokurimit. Ai ka sqaruar se për këto tri projekte, një rrugë në Shipol , rruga në fshatin Kodër dhe kanalizimi në Frashër, janë bërë pagesat në
llogarinë e kryesve të punimeve me marrëveshje që ato mjete të jenë të bllokuara për 6 muaj . Halimi ka thëne se rruga afër shkollës fillore “Fazli Grajqevci” në Shipol, nuk është realizuar nga fakti se qytetarët nuk i janë përgjigjur participimit
por me ato mjete është asfaltuar rruga ”Nora Kelmendi” me të njëjtën gjatësi, ndërsa që janë kryer edhe punimet në rrugën në fshatin Kodër, sipas projektit nga ana e kompanisë “Ndërtimi” të Prizrenit, për të cilin projekt është bërë edhe pranimi teknik në vitin 2007. Ndërsa sa i përket projektit të kanalizimit në Frashër, që e ka marr përsipër firma ‘Ideali” , sipas Halimit, janë kryer rreth 90 për qind të punimeve por kanë dal si pengesë problemet të paparashikuara si vija e kanalit Ibër –Lepenc, linja e hekurudhës si dhe rrejti i telefonisë së PTK-së, që kanë penguar rrumbullakimin e projektit. Ai ka thënë se pronari i kësaj firme, Nazmi Jonuzi , vazhdon t’i mbajë në bankë këto mjete si dhe një sasi të materialit në stoqe por që vazhdimin projektit nuk kanë mundur ta zgjedhin ende,madje as dy qeveritë komunale, pasardhëse. Rasti , sipas Halimit, është iniciuar nga Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës duke u bazuar në një kërkesë të Agjensionit Antikorupcion, ndërsa që hetimet janë bërë nga njësiti i hetuesve policor të policisë rajonale në Mitrovicë për krime ekonomike, e që kishte pasuar me arrestimin e katër personave. Sidoqoftë
procedura e mëtutjeshme gjyqësore për këtë rast do të drejtohet nga ndërkombëtaret pasi që lënda ka kaluar tek një prokuror i EULEX-it
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi