American Music Awards, triumfon Taylor Swift
2 posters
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
American Music Awards, triumfon Taylor Swift
Tejlor Suift është fituesja e madhe e “American Music Awards”. Këngëtarja e muzikës country dominoi në ceremoninë e zhvilluar në SHBA duke fituar 3 trofe dhe këtu përfshihet edhe çmimin si “Artistja më e mirë e vitit”.
“Është ngjarja më e çmendur që më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time – tha Suift në momentin e marrjes në dorëzim të trofeut. Nuk di çfarë të them. Nuk e mendoja se do të arrija deri këtu”.
Një tjetër emër i spikatur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve American Music Awards ishte edhe ai i Adele. Edhe britanikja fitoi 3 çmime mes te cilave ate si këngëtarja më e mirë e rrymës pop dhe për albumin më të mirë. Por jo vetëm kaq, Adele ishte edhe këngëtarja që kishte edhe më shumë kandidatura, me katër të tilla, mes të cilit edhe artistja më e mirë e vitit, ku humbi ndaj Tejlor Suift. U vlerësua në ceremoninë e American Music Awards edhe Niki Minaxh që mori çmimin si këngëtarja më e mirë në kategorinë Rap dhe Hip Hop si dhe për albumin më të mirë me “Pink Friday”. “Ky vlerësim më ka prekur thellë-deklaroi Niki Minaj. Nuk mund të besoj se një gjë e tillë më ndodhi mua”. Një prej fituesve të mbrëmjes së madhe të muzikës në SHBA është edhe Blejk Shelton i cili u vlerësua me çmimin si këngëtari më i mirë, ndërsa “Lady Antebelum” u cilësua si grupi më i mirë. Grupi Maroon 5 mori titullin si banda më e mirë Pop dhe Rock, ndërsa Bruno Mars fitoi si këngëtari më i mirë në kategorinë Pop.
Një çmim të veçantë mori edhe këngëtarja Keti Perri, pasi u bë e para artiste e cila kishte në albumin e saj ”Teenage Dream” 5 këngë që kanë qëndruar në vendet e para të hit parade. Rihana fitoi çmimin për albumin më të mirë në kategorinë R&B me “Loud” duke lënë pas Kris Braun dhe Ashër. Në listën e fituesve ishte edhe “Foo Fighter”’ si grupi më i mirë alternativë Rock, ndërsa Xhenifer Lopez fitoi çmimin si këngëtarja më e mirë latine. Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve American Music Awards, pritet të përcaktohen kandidaturat për Grammy Awards, emrat e të cilëve do të zyrtarizohen në 30 nëntor.(Gazetaidea.com)
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: American Music Awards, triumfon Taylor Swift
kjo esht si engjell nga pamja
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» J.Lo, provokuese në “American Music Awards”
» Bleona në “American Music Awards”
» Adele në krye të nominimeve në “MTV Music Awards”
» Taylor Swift braktiset nga i dashuri
» Young i Owl City ‘çmendet’ pas Taylor Swift
» Bleona në “American Music Awards”
» Adele në krye të nominimeve në “MTV Music Awards”
» Taylor Swift braktiset nga i dashuri
» Young i Owl City ‘çmendet’ pas Taylor Swift
Klea Love Forum :: MODA DHE ESTETIKA, VIP & LIFESYLE :: Moda & Estetika :: VIP Shqiptarë :: VIP të huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|