Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
80-vjetori i Nina Mulës, festë surprizë për sopranon në opera People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
80-vjetori i Nina Mulës, festë surprizë për sopranon në opera People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

80-vjetori i Nina Mulës, festë surprizë për sopranon në opera

Shko poshtë

80-vjetori i Nina Mulës, festë surprizë për sopranon në opera Empty 80-vjetori i Nina Mulës, festë surprizë për sopranon në opera

Mesazh nga Emona Wed 23 Nov 2011 - 5:14

80-vjetori i Nina Mulës, festë surprizë për sopranon në opera Nina-Mula1-300x172

Tiranë- Së largu, nga pas kuintat e një teatri ku do të ketë premierën e radhës, një urimi në këtë 80-vjetor i erdhi nga bija e saj Inva Mula jo vetëm për nënën, por për artisten dhe mësuesen e saj, sopranon Nina Mula. Ndërsa në një sallë të Teatrit të Operas që me mërritjen e saj në Shqipëri u shndërrua në shtëpinë e saj, u bënë bashkë kolegë dhe miq të një jete, por edhe nxënës të saj, sot artistët që gjenden në çdo skenë në Shqipëri por edhe në skenat botërore.

Mes urimeve dhe luleve u projektua edhe jeta e saj në skenë me role ku ajo diti të flasë shqip, të jetë Mrika apo Donika, po aq sa të qe kryepersonazh i kryeveprave botërore Ky përvjetor s’mund të bëhej tjetërkund, veçse në opera. Drejuesi i këtij institucioni, Zhani Ciko u kthye pas në vite për të treguar kontributin e një sopranoje të pazëvendësueshme duke theksuar:

“Me ardhjen e saj në opera dhe të një plejade artistësh të formuar në konservatorët më të mirë në botë, në skenën e operas erdhi fryma profesioniste. Ndërsa ne këtu na mahniti me dashurinë për shqipen dhe interpretimin e saj perfekt në gjuhën tonë”.

Nina Mula Odjankova u lind më 23 Nëntor 1931 në Izhevski të Rusisë, e sot ajo është këngëtarja shqiptare e operas me origjinë ruse. Pas përfundimit të studimeve në Konservatorin e Moskës ku u dashurua me Avni Mulën, çifti i famshëm i skenës shqiptare vjen në Shqipëri dhe në vitin 1957 Nina Mula është soliste në Teatrin e Operas. Prej atëhere ajo ka interpretuar dhjetra role. E në këtë përvjetor, 14 prej roleve të një jete të rregjistruara, ishin dhuratë ditëlindjeje nga opera shqiptare!

Karriera e saj ka nisur heret, në skenat ruse, por si studente asokohe, e cila spikati për taletin e saj. Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në qytetin e lindjes në vitin 1950, Nina Odjankova e asokohe, kreu studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P.I.Tchaikovsky në Moskë në vitin 1950- 1955. Më pas kryen edhe një kualifikim pasuniversitar pranë Konservatorit të Moskës. Pas mbarimit të kursit, në vitin 1957, vjen në Shqipëri dhe emërohet soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Në këtë institucion vazhdon të punojë deri në daljen e saj në pension në vitin 1976. Njëkohsisht, që në vitin 1965, punon si pedagoge e jashtme pranë Institutit të Lartë të Arteve, në klasën e saj janë diplomuar më shumë se 33 studentë, të cilët luajnë një rol aktiv jo vetëm në jetën muzikore shqiptare por edhe në atë botërore si I.Mula, E.Paruca etj.

Gjatë aktivitetit të saj në TOB, Nina Mula ka realizuar me shumë sukses një numër të madh rolesh kryesorë nga operat e kompozitorëve shqiptarë si dhe nga literature botërore, po gjithashtu edhe një sërë koncertesh me një repertor të pasur dhe të larmishëm si brenda vendit ashtu edhe jashtë Shqipërisë si në Çekosllavaki, Rusi, Lituani, Ukrahinë, Letoni. Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, ndër të cilët mund të përmendim: Urdhrin Maim Frashëri (Klasi II) në vitin 1970, Titullin Artiste e Merituar në vitin 1975, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës dhe mjaft çmjime në koncertet e Majit, si dhe titullin Mjeshtër i Madh i Punës në vitin 2001.

Disa nga rolet e interpretuara nga sopranoja Nina Mula

Rosina në operan “Il Barbiere di Seviglia”, 1958.

Norina në operan “ Don Pasquale”, 1959.

Drita në opera “ Pranvera”, 1960.

Tatjana në operan “ Eugenji Onjegin”, 1961.

Olimbia në operan “ Lulja e Kujtimit”, 1961.

Susana në operan “ Le nozze di Figaro”, 1962.

Michaela në operan “ Carmen ”, 1962.

Leila në operan “ Peshkatarët e Perlave”, 1964.

Violeta në operan “ La Traviata”, 1964 dhe 1972.

Neda në operan “ Pagliacci”, 1964.

Borëbardha në operan “ Borëbardha”, 1964.

Gilda në operan “ Rigoletto”, 1964.

Mrika në operan “Mrika”, 1959 dhe 1966.

Mimi në operan “ La Boheme”, 1971.

Donika në operan “Skënderbeu”, 1968.(gazetaidea.com)

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi