Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bujar Zajmi sjell “Tironën” dhe “Tiranën” në një ekspozitë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bujar Zajmi sjell “Tironën” dhe “Tiranën” në një ekspozitë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bujar Zajmi sjell “Tironën” dhe “Tiranën” në një ekspozitë

Shko poshtë

Bujar Zajmi sjell “Tironën” dhe “Tiranën” në një ekspozitë Empty Bujar Zajmi sjell “Tironën” dhe “Tiranën” në një ekspozitë

Mesazh nga Emona Wed 23 Nov 2011 - 5:15

Bujar Zajmi sjell “Tironën” dhe “Tiranën” në një ekspozitë 13-300x240

Janë tablo të cilat ndër dekada kanë marrë formë për të përcjellë brendinë e asaj që gjendej dikur në Tiranë, por edhe të asaj që gjendet sot. E titulluar thjesht dhe vetëm “Tirana”, ekspozita e piktorit Bujar Zajmi është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe nëpërmjet dhjetra punimeve, artisti sjell gjithçka karakteristike të kryeqytetit shqiptar. Artisti Zajmi rrëfen se ndjentë detyrim për të çelur këtë ekspozitë për Tiranën. “Ndjeja se duhej t’i ekspozoja punimet e mija edhe të përpara viteve ‘90-të për Tiranën por sidomos për Tironën, pasi ne e dimë që sot tironsit autoktonë janë pak në numër dhe pak kujtohen për ta”.

Por ç’gjendet në këtë ekspozitë?! Të krijuara ndër vite, tablotë e ekspozuara në Galerinë Kombëtare përcjellin tipiken e Tironës, por edhe Tiranën. Në tablo gjendet petku i tironsve, por edhe Tirana e sotme. Piktori Zajmi ndalet dhe tregon se në Tiranën e tij ka zgjedhur të ketë individin. Piktori Bujar Zajmi thekson se: “Në këto piktura janë veshje të tironsve që tani zor se gjenden më. Aty është mbi gjithçka njeriu, individi dhe ajo që e rrethon jetën e tij-tregon artisti. Unë kam një synim, vijon Zajmi. Unë përpiqem që në mënyrën time dhe me simbolikën time të sjell atë që është kombëtarja. Këtë e kam bërë më Tiranën por këtë e bëj edhe në çdo punë timen. Dua që punimet e mija të dallojnë për atë që është shqiptarë në to”.

Dhe me gjasë kështu është, sepse kudo ku janë ekspozuar tablotë e tij janë dalluar pikërisht për shqiptarinë e tij, duke i veshur art dhe modernitet.

Ekspozita “Tirana” e piktorit Bujar Zajmi e çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve do të qëndrojë e çelur deri më 25 Nëntor për këdo që kërkon Tironë dhe Tiranë, të sjella këto nëpërmjet simbolikës së një artisti i cili në punimet e tij dallon për kombëtaren që arrin të formësojë në tablo.

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi