Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndryshim traktateve të BE-së People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndryshim traktateve të BE-së People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndryshim traktateve të BE-së

2 posters

Shko poshtë

Ndryshim traktateve të BE-së Empty Ndryshim traktateve të BE-së

Mesazh nga Durrsaku Thu 24 Nov 2011 - 21:58

Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të propozojnë modifikime në traktatet e Bashkimit Europian për të përmirësuar qeverisjen në eurozonë.

Deklarata e tyre erdhi pas takimit të parë me kryeministrin e Italisë, Mario Monti në Strasburg.

“I kemi treguar kryeministrit Monti se Franca dhe Gjermania në ditët e ardhshme do të bëjë propozime, propozime të përbashkëta, për të modifikuar traktatet, me qëllimin për të përmirësuar qeverisjen e eurozonës, kësisoj do të ketë më shumë integrim dhe konvergjencë të politikave ekonomike”, deklaroi presidenti francez, Sarkozi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nënvizoi se nuk do Kriza Financiare
Kriza ekonomike, protestat godasin edhe Kinën
Eurozonë, vazhdon të shtrenjtohet huamarrja
Kina ngadalëson ritmin e prodhimit


të ndryshohet roli i Bankës Qendrore Europiane. Modifikimet e traktateve do të propozohen në javet e ardhshme, por deri tani nuk është mësuar asnjë detaj rreth tyre.

Franca dhe Gjermania nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për Bankën Qendrore Europiane, nëse duhet të veprojë si huadhënëse e minutës së fundit apo nëse bondet do të lëshohen nga e gjithë eurozona dhe jo vende individuale.

Sa i takon rolit të Bankës Qendrore Europiane, BBC e ka cilësuar si “marrëveshja për të mos rënë dakort”. Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se për të garantuar pavarësinë e Bankës Qendrore Europiane nuk duhet të bëhen kërkesa pozitive apo negative. Kjo u cilësuar si një armëpushim mes Francës dhe Gjermanisë.

Të mërkuren Gjermania shiti vetëm 3.6 miliardë euro bono me afat 10 vjecar nga 6 miliardë, duke mos arritur të rrisë objektivin e caktuar.

Shumë analistë, biznesmenë dhe zyrtarë, me kalimin e ditëve, e shohin gjithnjë e më shumë situatën si “loja e fundit për euron”. E thënë me thjeshtë Europa së shpejti do të përballet me të vërtetën. Gjermania s’mund të jetë “parajsa” nëse kriza vazhdon të rrëshqasë”.

Kryeministri italian, Mario Monti u paraqiti programin ekonomik kancelares gjermane dhe presidentit francez gjatë takimit në Strasburg përfshirë edhe vendosjen e një ekuilibri në buxhetin e Italisë në vitin 2013.

“Nënvizoj rëndësinë e interesit që ka Italia, përtej interesave të tjerë që e lidhin me Europën si cdo anëtar tjetër, për të cuar përpara me forcë objektivat që lidhen me konsolidimin e financave të saj publike. Me forcë dhe brenda një periudhe të shkurtër për të konfirmuar objektivat e një buxheti të balancuar në 2013”, tha kryeministri italian, Mario Monti.

Sarkozi dhe Merkel mbështeten kryeministrin e Italisë duke thënë se ai është në rrugën e duhur dhe garantuan përkrahje në përpjekjet e tij, për të reduktuar malin e lartë të borxhit, një prej më të mëdhenjve në botë.



top-channel.tv
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndryshim traktateve të BE-së Empty Re: Ndryshim traktateve të BE-së

Mesazh nga Anakonda Thu 10 May 2012 - 17:37

se cpo bejn me keto ndryshime nje zot e di;mesa duket edhe ata po tallen me ta se ska mundesi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi