Gjithqka ka nja ndryshim
Faqja 1 e 1
Gjithqka ka nja ndryshim
Mërzitja më kishte kapluar tërë trupin. Atë e ndjeja të huaj, krejt të huaj. Isha strukur diku, në thellësitë e shpirtit për të larguar e harruar gjithçka.
Ndjeja se një çekan mundohej të më godiste dhe unë vetëm e vështroja me sytë e shpirtit. I shmangesha goditjeve dhe ndieja instiktivisht se midis meje dhe atij mjeti të rëndë prej hekuri që shtypte e qëllonte ekzistonte një barrierë.
Nuk ndjeja dhembje, ndjeja vetëm vetmi. Sa absurde më dukej kjo gjendje. Unë e vetme, e braktisur, e kruspullosur, përhumbur labirintheve të nënvetëdijes pa ditur ç'kërkoja.
Ditët pezmatoheshin nga lotderdhjet, netët neveritshëm më mbytnin shpresën. Dallova një shkëndijë. Lart në qiell. U afrova. Ndjeva sikur dikush më hodhi një mantel krahëve. Vështrova përreth. Askush s'ishte pranë meje.
Por ç'ishte kjo ndjesi e çuditshme që më tjetërsoi, më bëri të ndjehesha ngrohtë, e sigurt. Si pa e kuptuar e ndjeva veten të përpirë nga vargjet. Ndieja që retë e shpirtit po daraviteshin njëra pas tjetrës nga kjo mrekulli që quhej "Besim".
Ashtu si nata ia lë vendin ditës ashtu ndieja si shpirtin tim po e pushtonte një agim i ri, i mrekullueshëm; më rrethonin trëndafilë që çelnin gëzueshëm, një mijë ngjyra, një mijë tinguj, gjithçka fliste me një gjuhë: Zot, dashuri, shpresë, mirësi… "O Zot-fillova të lutem - bëj që këto çaste të jetojnë me mua, në shpirtin tim, bëj që këto ndjesi të më shoqërojnë tërë jetën."
Ishte mjaft për të ndriçuar arsyen e asfiksuar. Ishte mjaft për të sjellë pranverën në shpirtin tim të rrënuar, ishte mjaft për të më nxjerrë nga ai burg ku dergjesha. Atëherë ndieva si hapësirat m'u hapën, ndieva se jeta frymonte, ndieva se Zoti më kishte mëshiruar.
Tashmë kisha dalë nga burgu i errët, sepse kisha një shoqërues të mrekullueshëm me të cilin ngrysja e prisja agimet....
[You must be registered and logged in to see this image.]

Esba- Princeshë
- Vendbanimi : Marsille Avignon
Postime : 549
Gjinia :
Anëtarësuar : 03/12/2012
Mosha : 34
Hobi : Basketbolli
Similar topics
» A keni gjetur veten ndonjëherë duke thënë: "E urrej jetën që po bëj"? Si mund të përjetojë një person ndryshim të vërtetë të jetës? Ndryshim pozitiv?
» Ti di te besh Realitet gjithqka qe...
» Ndryshim traktateve të BE-së
» Mendoni qe ka ndryshim bashkejetesa nga martesa?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi