Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E mbijetuara e aksidentit: Kaluam me jeshile,40km/orë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
E mbijetuara e aksidentit: Kaluam me jeshile,40km/orë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E mbijetuara e aksidentit: Kaluam me jeshile,40km/orë

Shko poshtë

E mbijetuara e aksidentit: Kaluam me jeshile,40km/orë Empty E mbijetuara e aksidentit: Kaluam me jeshile,40km/orë

Mesazh nga Durrsaku Fri 25 Nov 2011 - 0:09

E mbijetuara e aksidentit: Kaluam me jeshile,40km/orë Karamboli-300x191
Makina e Ledio Ruçit pas aksidentit (majtas) viktima Brunilda Pinderi










Pinellopi Rafti, e mbijetuara e aksidentit me djalin e Ruçit rrëfen orët para aksidentit.

“Edi nuk ka nxituar me makinë, pasi kishte trafik. BMW-në nuk e pashë se nga erdhi”

“Para përplasjes, makina ku ishim unë, Brunilda dhe Edi në timon, po ecte me shpejtësi 40 kilometra në orë. Në semafor, Edi (Lika) hyri me dritë jeshile”. Është kjo një pjesë e dëshmisë së Pinellopi Raftit, vajzës së mbijetuar nga aksidenti i së hënës mbrëma në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me Rrugën e Elbasanit, pas përplasjes së dy makinave. Asaj të tipit “BMW X6” me targa IKY3939, të drejtuar nga Ledian Ruçi dhe automjetit “Mini Cooper”, me targa CG 832 SC, të drejtuar nga Edi Lika. Nga ky aksident, mbeti e vdekur shoqja e Pinellopit dhe e Edi Likës, 27-vjeçarja Brunilda Pinderi, ndërsa të gjithë të tjerët, përfshirë edhe Ledianin, djalin e deputetit socialistë Gramoz Ruçi, përfunduan të plagosur në Spitalin Ushtarak. Dje, pas 3 ditësh, i biri i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së ka dalë nga spitali, ndërsa Edi Lika dhe Pinellopi Rafti vijojnë të jenë në në gjendje të rëndë, edhe pse jashtë rrezikut për jetën. Për Likën mjekët thonë se ka dëmtime serioze në kokë dhe komunikimi me të është i pamundur edhe për shkak se është në masë arresti, ndërsa vajza 19-vjeçare, Rafti, ka bërë dy ndërhyrje të vështira kirurgjikale, në këmbë dhe në sy. Ajo ndodhet e shtruar në dhomën nr.1 te pavioni i Neurokirurgjisë, ku përveç dy operacioneve të vështira, i janë bërë edhe disa qepje që i dallohen gjithkund. E ka shumë të vështirë që të flasë prej plagëve të shumta, ndërkohë që pyet vazhdimisht për shëndetin e shoqes së saj, Brunildës. E painformuar që mikja dhe komshia e saj ka ndërruar jetë vetëm pak orë pas aksidentit, ne përforcuam gënjeshtrën që i kishte bërë e ëma, Ana: “Është më mirë tani, ngaqë po kurohet në Itali”. Pas kësaj përgjigje, Pinellopi ndihet më e lehtë për të dëshmuar rreth orëve para tragjedisë, deri në momentin kur janë përplasur makinat. Më pas, ajo nuk mban mend asgjë, përveç mureve të Spitalit Ushtarak. Momenti kur Pinellopi ka hapur fatmirësisht sërish sytë…
Nga njiheni me Brunilda Pinderin dhe Eduard Likën?
Jemi komshinj që të tre, banojmë në të njëjtin pallat. Si të tillë kemi edhe shoqëri.
Ju sapo keni mbushur 19 vjeç, ndërsa ata janë në një moshë relativisht me të madhe se ju, 27 Brunilda dhe 35 Edi. Sa e afërt ishte shoqëria juaj, duke pasur parasysh diferencën e moshës?
Nuk është se kemi shoqëri të afërt, ose jemi miq të ngushtë. Kemi muhabet si komshinj, kalojmë mirë. Normalisht, me Brunën kam më shumë shoqëri, ngaqë është femër. Ajo është e dashur dhe e komunikueshme, ndërsa me Edin nuk është se kam shumë miqësi, por di të them që është shumë i respektueshëm dhe familjar.
Po Edi dhe Brunilda, çfarë marrëdhëniesh kanë?
Me aq sa di unë, ata janë shokë prej vitesh. Siç jua thashë, edhe komshinj. Nuk kam vënë re diçka tjetër. Megjithatë, për këtë mund ta pyesni vetë Brunildën, pasi nuk mund të përgjigjem unë për atë.
Kush prej tyre ju ftoi për kafe mbrëmjen e së hënës, Brunilda apo Edi?
Asnjëri prej tyre. Unë kisha dalë më parë në ish-Bllok dhe po pija kafe. Kur po dilja nga lokali, pashë Edin dhe Brunën. Duke qenë se jetojmë në një pallat, ata më thanë që të shkoja me ta për një pije dhe më pas, mund të iknim që të tre në shtëpi, duke qenë se e kishim së bashku rrugën.
Ku u ulët për pije dhe në ç’orë?
Pa shkuar ora 21:00, te një lokal te Blloku, dikur quhej “Ice”, tani nuk e di se si e ka emrin. Është ngjitur me karburantin e vetëm që është në ish-Bllok.
Çfarë pijesh morët?
Unë dhe Bruna pimë “Red Bull”, ndërsa Edi mori një birrë.
A ju dukej i dehur Edi Lika?
Jo, aspak. Madje, edhe birrën që mori, nuk e përfundoi, pasi iu bë një telefonatë dhe tha që i doli një punë dhe duhej të çoheshim shpejt.
A erdhi me ju në tavolinë ndonjë person i katërt?
Jo, asnjë. Vetëm kur u çuam, që siç thashë po nxitonim, takuam dikë në këmbë te karburanti ngjitur me lokalin.
Kush ishte ky person?
Ledian Ruçi.
E njihnit ju më parë?
Jo, unë e takova për herë të parë atë natë, teksa iknim. Ma prezantoi Edi me Brunën.
Ishin miq Ledio me Edin dhe Brunildën?
Me aq sa kuptova nga ato pak fjali, Edi dhe Bruna njiheshin prej kohësh, pasi flisnin lirshëm.
P.sh, çfarë “folën lirshëm”?
Nuk më kujtohet me detaje, por pyetje e përgjigje të përgjithshme ishin, për shëndetin, për punët si shkonin etj. Folën shpejt e shpejt në këmbë, pasi ai ishte me shokë të tij, ndërsa edhe Edi tha që kishte punë. Punë 2-3 minutash, pastaj hipëm në makinë dhe u nisëm për në shtëpi.
A i dha shpejt makinës Edi Lika dhe ku ishit ulur ju?
Unë isha ulur në sedijen e pasme, Bruna në të parën, Edi në timon. Edi nuk ka nxituar aspak me makinë, pasi kishte edhe trafik. Mbaj mend që para se të shkonim te semafori, kam hedhur sytë kot nga kilometrazhi dhe shënonte 40 kilometra në orë.
Po semafori kur po kalonit te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, e mbani mend se çfarë ngjyre ka qenë?
Mua më është fiksuar që ka qenë jeshile, vetëm se pasi kam parë këtë ngjyrë, nuk mbaj mend më asgjë.
Po Ledion dhe makinën e tij “BMW X6”, e keni parë kur jeni përplasur?
Jo, BMW-në nuk e pashë se nga erdhi. Më vijnë si nëpër mendje vetëm ca britma, por asgjë konkrete. Kur jam zgjuar, e kam parë veten në spital.


Prindërit e të mbijetuarës: “Gramoz Ruçi të kërkojë falje për djalin e tij”
Janë të gëzuar për shpëtimin e vajzës nga aksidenti, por të zemëruar me të atin e Ledianit, kryetarin e Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Duke theksuar se në Shqipëri nuk ka drejtësi, prindërit e Pinellopi Raftit, nëna Ana dhe babai Stefan, shprehen se janë të indinjuar me rrjedhën që mori ngjarja pas tragjedisë. “E para, Gramoz Ruçi duhej të kishte ardhur këtu në spital, të interesohej për shëndetin e vajzës sonë dhe të kishte kërkuar falje për djalin e tij, për atë çfarë shkaktoi. Njëra vajzë që ishte në makinë, komshija jonë, Brunilda, iku nga kjo botë dhe Pinellopi, ja shiheni vetë se në ç’gjendje është. Me ndikimin që ka si politikan, Gramoz Ruçi të ndërhynte për shërim sa më të shpejtë dhe shërbim maksimal nga ana e stafit mjekësor pranë vajzës sonë, apo edhe të komshisë, Edit. Të ndërhynte për njerëzi, për shëndetin e tyre, dhe jo për kurdisje të dosjes së inspektimit krejt fshehtësisht, në mënyrë që të nxjerrë me çdo kusht të pafajshëm djalin e tij, ndërsa atë tjetrin (Edi Likën) i dhanë arrest. Madje, Ledjani u tregua më burrë se i ati. Që natën e aksidentit, Ledjani, i gjakosur, erdhi te Pinellopi dhe e pyeti se si ishte dhe kërkoi falje, ndërsa Gramozi kaloi shkarazi, preku supin dhe doli me shpejtësi, duke e marrë dhe atë me vete”, thotë nëna e Pinellopit, Ana. Duke na porositur vazhdimisht me zë të ulët që të mos i biem në sy Pinellopit për vdekjen e Brunildës, Ana na shpjegon se lajmin e aksidentit e ka mësuar nga televizioni, e ka parë dhe vajzën aty, por nuk e ka kuptuar që bëhej fjalë për Pinellopin. “Fillimisht u dhanë pamjet, por jo emrat. E pashë me sytë e mi vajzën, por nuk e njoha nga gjaku”, tregon Ana, ndërsa numëron më pas qepjet dhe plagët e Pinellopit. Këmbën dhe syrin i ka më keq, pasi ende nuk kishin kaluar 48 orë nga ndërhyrja kirurgjikale. Një operacion i kushtueshëm në fakt, pasi vetëm hekuri special i përdorur për këmbën kushton 700 euro. “Po mbledh borxh nëpër miq. Është nata e tretë në spital dhe deri tani shpenzimet kanë shkuar rreth 2000 euro, pasi vetëm hekuri i këmbës kushtoi 700 euro. Që nga pambuku e deri te shiringat po i blejmë vetë”, thotë Stefani, babai i Pinellopit.
I arrestuari, Edi Lika, ka plagë në kokë
Shoferi i Mini Cooper-it ruhet me polic në Spitalin Ushtarak



E mbijetuara e aksidentit: Kaluam me jeshile,40km/orë Karamboli-ne-tiraneTIRANE – Edi Lika, 34-vjeçari që drejtonte Mini Cooper-in mbrëmjen e së dielës kur u përplas kokë më kokë me djalin e Gramoz Ruçit që drejtonte BMW-në, tashmë ndodhet me masë sigurimi “arrest me burg” në Pavijonin e Neurokirurgjisë të Spitalit Ushtarak. Pas derës së dhomës, ku ai mbahet i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve, pasi ka plagë të rëndë në kokë, qëndrojnë tre punonjës policie. Njëri prej tyre është i Komisariatit Nr. 1 dhe dy të tjerë janë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Brenda në dhomën e Edi Likës lejohen të futen vetëm familjarët e tij dhe asnjë person tjetër. Tashmë ndaj tij gjykata ka dhënë masën e sigurimit “arrest me burg”, që aktualisht ekzekutohet duke qëndruar me roje në spital e kur gjendja shëndetësore e tij të përmirësohet, do të transferohet në qelitë e paraburgimit. Mjekët thonë që Edi Lika e ka kaluar rrezikun për jetën, ai komunikon me të afërmit, nënën, babanë dhe persona të tjerë të familjes që e kanë vizuar në spital, por edhe për disa ditë duhet të marrë mjekim pa e lëvizur nga spitali. Sipas mjekëve, plagët më të rënda 34-vjeçari i ka në kokë, ndërsa ka edhe shumë plagë të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Edhe pse tentuam të komunikonim me të, ishte i pamundur takimi, pasi sipas policëve që ndodheshin pas derës ku ndodhej Lika, kjo ishte e pamundur, duke qenë se ai është person i arrestuar. Megjithatë, Lika e ka dhënë versionin e tij gjatë masës së sigurisë, duke deklaruar se natën e aksidentit është futur në kryqëzim me dritë jeshile.

Pinellopi Rafti: Djali i deputetit më kërkoi ndjesë për aksidentin në Spitalin Ushtarak
“Takuam Ledio Ruçin para aksidentit”
E mbijetuara që ndodhej në Mini Cooper: Kishte miqësi me Edi Likën


E mbijetuara e aksidentit: Kaluam me jeshile,40km/orë Bmwx6-e-ledio-rucit-300x225
Automjeti i Ledio Ruçit pas aksidentit


Dy orë para se të ndodhte aksidenti tragjik i së dielës te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, Ledio Ruçi dhe drejtuesi i Mini Cooper-it, Edi Lika, janë takuar tek ish-Blloku. Të dy protagonistët e përplasjes fatale, që i shkaktoi vdekjen 28-vjeçares Brunilda Pinderi, kishin miqësi me njëri-tjetrin. Madje Ledio Ruçi kishte njohje edhe me viktimën, pasi ishte takuar disa herë me të kur ajo dilte me Edi Likën. Fillimisht ata janë takuar në një lokal tek ish-Blloku, ku ishin ulur tre personat që ndodheshin në mjetin tip “Mini Cooper” mbrëmjen e 20 nëntorit, kur ndodhi aksidenti. Nga dëshmia e vajzës 19-vjeçare që i mbijetoi aksidentit, Pinellopi Rafti, Ledio Ruçi, atë natë në lokalin ku janë takuar, ka qenë i shoqëruar edhe me dy djem të tjerë. “Unë nuk e njihja dhe nuk e kisha takuar më parë Ledion. Por Edi e kishte shumë mik, madje edhe Bruna (Brunilda Pinderi) më kishte thënë se ka miqësi me të. Ledio erdhi e na takoi te tavolina ku ishim ulur dhe për disa minuta bisedoi me Edin”, deklaron e plagosura nga Spitali Ushtarak. Sipas saj, nga mënyra se si dy djemtë i flisnin njëri-tjetrit, kuptohej një afrimitet dhe një miqësi e fortë mes tyre. “Nuk e di se në çfarë rrethanash njiheshin, por nga mënyra se si u përshëndetën dhe i folën njëri-tjetrit, po ashtu edhe me Brunën, kuptova që ata takoheshin shpesh bashkë. Pavarësisht se Edin dhe Brunën i kam miq dhe komshinj, nuk mund t’i pyesja atë natë se si njiheshin me Ledio Ruçin, sepse ishte hera e parë që e takoja”, shprehet 19-vjeçarja. Ajo tregoi gjithashtu se Ledio Ruçi nuk ishte ulur atë natë në tavolinë me ta, por thjesht ishin përshëndetur në këmbë. Po atë natë, nga dëshmitarja, rezulton që mes të rinjve ka pasur edhe një takim të dytë afër karburantit ngjitur me lokalin ku ndodheshin tek ish-Blloku. Në momentin kur Edi Lika dhe dy vajzat, Brunilda Pinderi e Pinellopi Rafti, kanë hipur në makinën “Mini Cooper” dhe janë nisur drejt shtëpisë, janë përshëndetur edhe njëherë me Ledio Ruçin, që po furnizonte makinën e tij “BMW X6” me karburant. Ndërsa hera e tretë që ata janë takuar pas dy orësh, ishte aksidenti tragjik i së dielës te Rruga e Elbasanit. “Unë kam qenë mbrapa në makinë dhe nuk e kam parë makinën e Ledios para përplasjes. Për herë të fundit Ledio Ruçin e kam takuar atë natë në Spitalin Ushtarak, kur erdhi më takoi dhe më kërkoi falje për aksidentin”, deklaron vajza e aksidentuar.


Djali i deputetit përmendet vetëm një herë
Vendimi i Gjykatës, akuza asnjë referim për Ruçin
TIRANE – Zbardhet vendimi gjyqësor që la në “arrest me burg” Edi Likën, shoferin e makinës së vogël, i dyshuar si shkaktar i aksidentit të së dielës në mbrëmje në Tiranë, në të cilin u përfshi edhe Ledio Ruçi, djali i deputetit Gramoz Ruçi. Në vendimin e gjykatës ndaj Likës, emri i Ruçit përmendet një herë të vetme, si identitet i personit që drejtonte automjetin me të cilin është përplasur automjeti i Edi Likës. Në pasqyrimin e rrethanave të ngjarjes në vendim, referuar aktakuzës së prokurorisë, gjykata nuk jepte ndonjë të dhënë në lidhje me zbatimin apo jo të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e automjetit e drejtuar nga 26-vjeçari Ruçi, automjet i cili u përplas me automjetin e Likës.
Masa e sigurisë ndaj Likës u caktua dy ditë më parë në ambientet e Spitalit Ushtarak, ku ai ndodhej pas aksidentit. Gjatë seancës, i dyshuari Lika ka mohuar të jetë futur në kryqëzim me semafor me ngjyrë të kuqe. “Mund të pyesni edhe personat e tjerë që kisha në makinë. Unë kam jetuar 12 vjet jashtë Shqipërisë dhe jam korrekt në zbatimin e rregullave të qarkullimit”, u mësua të ketë thënë ai. Ndaj të arrestuarit tjetër pas ngjarjes, Ledio Ruçi, gjykata vendosi çlirimin e tij nga çdo masë sigurie. Kjo për shkak se prokuroria nuk kërkoi asnjë masë sigurie ndaj tij.
VERSIONI I GJYKATËS
“Nga materiali procedues i depozituar, rezulton se më datë 20.11.2011, rreth orës 21.15, shtetasi Edi Lika ka qenë duke drejtuar mjetin tip ‘Mini Cooper’ me targë CG 832 SC dhe është aksidentuar në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me Unazën, me mjetin tjetër tip ‘BMW X6’ me targë IKY 3939, të drejtuar nga shtetasi Ledio Ruçi. Nga kjo përplasje rezulton se ka gjetur vdekjen shtetasja Brunilda Pinderi, ndërsa të tjerët janë plagosur. Nga akti i ekspertimit paraprak i kryer nga eksperti autoteknik Mark Gjonpalaj, i njësisë së Policisë Rrugore Tiranës, ka rezultuar se shkak determinant për ardhjen e pasojës ka qenë shkelja e rregullave drejtuese të mjetit tip ‘Mini Cooper’ me targë CG 832 SC, i cili, sipas prokurorit dhe aktit të ekspertimit, rezulton të jetë futur në kryqëzim me semafor të kuq duke e shkelur kështu nenin 41, pika 2 dhe 10 të Kodit Rrugor. Personi i marrë nën hetim, gjatë seancës gjyqësore nuk e pranoi këtë fakt dhe deklaroi se është futur në kryqëzim me semafor jeshil, dhe jo të kuq”, thuhej në vendimin e zbardhur të masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Edi Likës. Njëkohësisht, në vendim gjykata arsyetonte se “i dyshuari shfaq rrezikshmëri të lartë shoqërore. Vepra për të cilën ai dyshohet paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore edhe në rrethanat si dyshohet të jenë kryer, edhe nga fakti që kjo vepër penale është përhapur së fundi në ambientin shoqëror”.

Ledio Ruçi përfundon mjekimin
Djali i deputetit socialit Gramoz Ruçi është larguar nga Spitali Ushtarak që prej mbrëmjes së të mërkurës. Mjekët, me kërkesën e tij, kanë lejuar që Ledio Ruçi ta vazhdonte mjekimin në kushtet e shtëpisë, pasi plagët që ai kishte pësuar nga aksidenti i së dielës nuk përbënin rrezik për të. Sipas mjekëve, pasi ka marrë mjekimin që nga mbrëmja e së dielës e deri të mërkurën në mbrëmje, gjendja e 26-vjeçarit është përmirësuar dhe ai ka preferuar që ta vazhdojë mjekimin e plagëve në shtëpi
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi