Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lighthill: Mos prisni filma për Kosovën nga të huajt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lighthill: Mos prisni filma për Kosovën nga të huajt People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lighthill: Mos prisni filma për Kosovën nga të huajt

Shko poshtë

Lighthill: Mos prisni filma për Kosovën nga të huajt Empty Lighthill: Mos prisni filma për Kosovën nga të huajt

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 0:27

Lighthill: Mos prisni filma për Kosovën nga të huajt Lighthilll_1212111112_1

Prishtinë, 12 dhjetor - Ai nuk është prej atyre që kur për herë të parë shkelin në Kosovë thonë se janë dashuruar me Prishtinën dhe se do të kthehen për të bërë një film. Njëri prej personaliteteve më të respektuara të kinematografisë dokumentare në ShBA është tepër realist. I thjeshtë në veshje, i ngarkuar me aparate fotografike e kamera dhe me një karrierë të bujshme prapa, i mjafton të prezantohet vetëm si Stephen Lighthill.

Duke filmuar për “CBS News” e “60 minutes”, Lighthill është i njohur për një seri të dokumentarësh që janë transmetuar në gjithë botën. “Sons and Daughters” - një dokumentar për luftën në Vietnam - do t’i paraprinte një serie të tërë dokumentarësh për këtë vend dhe të vendeve të tjera. Por ai s’e do fare luftën e as dokumentarët nga vendet në gjendje lufte ose të dala nga ajo.

“Më pëlqen më shumë të bëj dokumentarë që prekin çështjet sociale sesa luftën e cila është e tmerrshme ashtu siç besoj e keni përjetuar edhe ju kosovarët”, ka thënë Lighthill. Realizimi i dokumentarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke trajtuar keqtrajtimin e femrave boshnjake, sipas tij, ka qenë përvoja e tij e fundit në luftë.

“Ajo ka qenë shumë gjë e vështirë për të bërë dhe është tregim i palumtur. Edhe pse tregimet sociale janë gjithashtu të dhimbshme, duke bërë dokumentarë socialë mbase mund të ndryshosh diçka”, ka thënë Lighthill, një ish - gazetar i zoti. Por e kishte lënë këtë profesion për t’i hyrë botës së filmit për vetëm një arsye.

“Doja të merresha më shumë me dokumentim pamor. Me fakte më të thella. Jo vetëm raportim”, ka thënë ai.

I ardhur në Kosovë si kryetar i jurisë kombëtare të filmave në edicionin e nëntë të festivalit “Skena UP” dhe si profesor në punëtorinë për fotografinë në film, Lighthill thotë se i ka pëlqyer Prishtina. Por vetëm pse është e vogël. Ai nuk thotë të ketë qenë i interesuar që të mësojë ndonjë gjë këtu në mënyrë që më vonë ta bëjë një dokumentar për Kosovën.

“Dokumentarët për jetën këtu duhet t’i bëjnë vetë filmbërësit që jetojnë në këtë vend. Filmat dhe dokumentarët më të mirë dalin nga njerëzit e atij vendi, sepse e njohin më mirë atë. Filmat më të mirë i bëj në Amerikë”, ka thënë Lighthill. Sipas tij, kosovarët nuk duhet të presin që dikush jashtë vendit të tyre të bëjë film për vendin e tyre.

“Kam bërë dokumentarë në Sarajevë, por në atë kohë (pas mbarimit të luftës v.j.) nuk ka funksionuar komuniteti filmik atje dhe për atë arsye ka dalë një dokumentar. Tash kohët kanë ndryshuar”, ka thënë amerikani. Sipas tij, në një kohë kur realizimi i një filmi nuk është më punë e madhe, mjafton ideja e mirë që të dalë një film apo dokumentar cilësor.

“Mjafton ta njohësh vendin tënd dhe të bësh diçka të mirë. Mos prisni që të huajt të vijnë e të bëjnë dokumentarë apo filma për Kosovën. Nëse nuk bëni vetë, ju atëherë askush nuk do t’i bëjë”, ka thënë Lighthill.

Sipas tij, kineastët kosovarë kanë kapacitet për ta bërë këtë.

“Duke parë filmat në kategorinë kombëtare kam parë cilësi. Aso cilësie e cila mund të krahasohet me shkollat tjera të filmit në botë. Prandaj ky talent nuk duhet të shkojë huq”, vlerëson Lighthill.

“Më shumë nuk mund të them”, shton ai, teksa me aparatin e tij fotografik fillon të “arkivojë” fytyra të ndryshme njerëzish që pinin kafe në kinemanë “ABC” në pritje të sesionit të filmave./koha.net/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi