Alarmi, raporti i BE: Në rrezik jeta e kafshëve ujore, po pakësohen përditë
Faqja 1 e 1

Bruksel, 24 nëntor, NOA - Biodiversiteti në liqenet dhe lumenjtë e Evropës është duke u pakësuar. Alarmi jepet nga një raport i fundit i publikuar nga Komisioni Evropian, sipas të cilit, ndotja, mbipeshkimi, humbja e habitateve dhe futja e specieve pushtuese nëpër ujëra, kërcënojnë një numër të madh peshku, molusqesh, kërmijsh dhe bimësh. Por ky raport, i cili përfshin edhe Shqipërinë, citon gjithashtu, se as situata për kafshët në tokë nuk është më e mirë.
Kështu, Komisioni Evropian ka paralajmëruar për një "rënie alarmuese" në trashëgiminë natyrore të kontinentit këtë javë me një raport të ri për speciet e rrezikuara.
Sipas tij, peshqit e ujërave të ëmbla, amfibët, bimët vaskulare dhe mbi të gjitha, molusqet janë nën kërcënim të veçantë, sipas "Listës së Kuqe Evropiane", e cila shqyrtoi shëndetin e 6.000 llojeve speciesh të ujërave në lumenjtë dhe liqenet e Evropës.
"Ekosistemet në ujërat e ëmbla evropiane, janë me të vërtetë nën kërcënime serioze që kërkojnë veprime urgjente konservimi", tha koordinatori i studimit, Annabelle Cuttelod në një deklaratë të posaçme.
Duke shtuar se ndotja e ujit, mbipeshkimi, humbja e habitateve dhe futja e specieve jo-autoktone, janë që të gjithë përgjegjës për rënien e nivelit të specieve ujore në Europë.
Studimi është punuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Sipas tij, rreth 44 për qind të të gjitha molusqeve të ujërave të ëmbla, 37 për qind e peshkut po në këto ujëra, si dhe 23 për qind e amfibëve janë tani nën kërcënim.
Rreth 20 për qind e molusqeve tokësore, 19 për qind e zvarranikëve, 15 për qind e të dy gjitarët dhe pilivesa dhe 13 për qind e zogjve janë kërcënuar gjithashtu, tregoi gjithashtu hulumtimi.
n.e/NOA

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Similar topics
» Bie konsumi, pakësohen blerjet për veshje
» A e keni pyetur ndonjehere veten:Cili eshte qellimi i JETES?", "Jeta ime?","Jeta jote?"
» Xhelozia ndaj partnerit e shprehur përditë kthehet në një patologji
» Alarmi: Shqipëria po rrëshket
» Artistja midis kafshëve të egra

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi