Në Prishtinë një sërë aktivitetesh për pavarësinë
Faqja 1 e 1
Në Prishtinë një sërë aktivitetesh për pavarësinë
Komuna e Prishtinës me rastin e trevjetorit të pavarësisë së Kosovës ka përgatitur një varg aktivitetesh kulturo-artistike.
Në orët e mëngjesit është planifikuar vendosja e luleve te varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velani” dhe tek shtatorja e “Zahir Pajaziti”.
Më pas do të organizohet një akademi solemne, ndërkaq në mesditë do të ketë program kulturor për fëmijë, me ç’rast Asambleja komunale e fëmijëve shfaq komedinë “Lemza e gushtit”.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve do zhvillohet ndeshja finale në Basketboll, me ekipet finaliste të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit.
Po ashtu, në bulevardin “Nëna Terezë” do të ketë koncert për fëmijë, ndërsa në orët e mbrëmjes, gjegjësisht nga ora 20:00 do të ketë koncert festiv në sheshin “Nëna Terezë”, organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me RTK-në.
Similar topics
» Festat e nentorit, Bashkia organizon nje sere aktivitetesh
» Egjipti do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës?
» “Skena UP” lobon për pavarësinë e Kosovës
» Artistët urojnë për Pavarësinë e Kosovës!
» CIKËL POETIK PËR PAVARËSINË-AVNI BIQKU
» Egjipti do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës?
» “Skena UP” lobon për pavarësinë e Kosovës
» Artistët urojnë për Pavarësinë e Kosovës!
» CIKËL POETIK PËR PAVARËSINË-AVNI BIQKU
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi