Djegia e flamurit maqedonas në Kaçanik, Shkupi notë proteste Prishtinës
2 posters
Faqja 1 e 1
Djegia e flamurit maqedonas në Kaçanik, Shkupi notë proteste Prishtinës
Djegia e flamurit të Maqedonisë në ndeshjen futbollistike në Kaçanik është dënuar nga institucionet e Kosovës , federata e futbollit si dhe nga pushteti lokal në Kaçanik. Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës thuhet se Policia e Kosovës është duke hetuar rastin dhe se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për vënien para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në këtë akt jo civilizues. Edhe Federata e Futbolli të Kosovës, dënuar aktin. Siç raporton “Alsat” Maqedonia, “Federata e Futbolli të Kosovës është kundër çdo veprimi që shkakton trazira të ndryshme për akte politike” thuhet në reagim. Për djegien e flamurit, nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se kanë ftuar në bisedë ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Kosovës në Maqedoni, Skender Durmishii cili siç thuhet në komunikatë ka dënuar aktin ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të lejoj që akte të tilla të kërcënojnë bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë kësaj bisede, Ministria e jashtme e Maqedonisë ka dal me një propozim për zhvillimin e një ndeshje futbollistike mes përfaqësuesve të ministrive të jashtme të Kosovës dhe Maqedonisë që do të konfirmonte edhe njëherë marrëdhënieve të mira mes dy shteteve. Kjo është konfirmuar edhe nga ambasada e Kosovës duke theksuar se takimi është realizuar në vazhdën e takimeve të rregullta ku është diskutuar edhe për çështje tjera bashkëpunimi përfshinë edhe rastin e dy ditëve më parë në Kaçanik. Ndryshe Përfaqësuesit e tifozëve “Plisat” në Kaçanik, kanë thënë se djegia e flamurit maqedonas ka ardhur pasi që më 1 nëntor në Prilep të Maqedonisë, gjatë një ndeshjeje miqësore ndërmjet kombëtares së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë, tifozët maqedonas kanë djegur flamurin kombëtar dhe kanë fyer rëndë shqiptarët.
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Djegia e flamurit maqedonas në Kaçanik, Shkupi notë proteste Prishtinës
mire e kane bere po kur shane shqipetaret ato MAJMUNET E MAQEDONISE pse nuk reagoj qeveria maqedonase? sic i thone SY PER SY DHEMBE PER DHEMBE, he ju a lumsha doren kacanikasve bravo cuna
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Djegia e flamurit proteste ne Tirane. Digjet flamuri serb
» Protestë kundër projektit “Shkupi 2014”
» Protestë edhe në Prishtinë, kundër djegies së flamurit
» Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe
» Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…
» Protestë kundër projektit “Shkupi 2014”
» Protestë edhe në Prishtinë, kundër djegies së flamurit
» Ministrat maqedonas injorojnë gjuhën shqipe
» Ajo shqiptare, ai serb. A funksionon? Me sa duket po…
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi