Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festa e Flamurit, lideret e Kosoves urojne shqiptaret People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Festa e Flamurit, lideret e Kosoves urojne shqiptaret People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festa e Flamurit, lideret e Kosoves urojne shqiptaret

Shko poshtë

Festa e Flamurit, lideret e Kosoves urojne shqiptaret Empty Festa e Flamurit, lideret e Kosoves urojne shqiptaret

Mesazh nga WebMaster Mon 28 Nov 2011 - 12:03

Kosova, ndonëse nuk e ka një ditë kombëtare 28 Nëntorin në Kushtetutën e saj, përsëri liderët politikë të këtij vendi kanë festuar dhe uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur t’i japë urimet për këtë ditë nga Prekazi, ku përveç urimeve për festën, ka përkujtuar edhe ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit. I shoqëruar nga ministrat e tij, Thaçi ka vendosur kurora lulesh në kompleksin memorial për nder të Jasharit dhe ka theksuar faktin se për të, Festa e Flamurit ishte një ditë e shënuar dhe mbi çdo ideologji politike. Në këtë mënyrë, ai i ktheu përgjigje edhe zërave kritikë brenda Kosovës, sipas të cilave qeveria e këtij vendi nuk po e përfillte aq sa duhej ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Festa e Flamurit dhe festa e Pavarësisë së Shqipërisë është mbi çdo parti politike, mbi çdo profil politik, mbi çdo ideologji dhe i ftoj të gjithë të afrohen me njëri-tjetrin, të respektojnë njëri-tjetrin dhe në asnjë rrethanë, askush mos të pretendojë të bëjë fushatë elektorale me flamurin kombëtar dhe festën kombëtare”, - theksoi Thaçi nga Prekazi, ku kaloi paraditen e djeshme. Një urim i veçantë për këtë festë erdhi edhe nga Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, e cila ju uroi festën jo vetëm shqiptarëve të Kosovës, por të gjithë shqiptarëve kudo ndodheshin. Madje, Jahjaga theksoi faktin se kjo ditë, gjithashtu duhet të përkujtohej për luftën kundër pushtuesve, si një ditë e Çlirimit të Shqipërisë.

“Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, popullit shqiptar në Republikën e Shqipërisë, popullit shqiptar në Republikën e Kosovës, popullit shqiptar në Republikën e Maqedonisë, popullit shqiptar në Republikën e Serbisë, popullit shqiptar në Republikën e Malit të Zi, shqiptarëve në shtetet e Bashkimit Europian, shqiptarëve në SHBA dhe shqiptarëve kudo që janë nëpër botë, ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditën e krijimit të shtetit shqiptar, Ditën e Çlirimit dhe të Pavarësisë”, - deklaroi Presidentja e Kosovës në deklaratën e saj. Drejtuesja e shtetit të Kosovës theksoi në mesazhin e saj edhe faktin se kjo ditë simbolizon identitetin dhe krenarinë kombëtare, duke bërë që të gjithë të mendojnë se si t’i ndihmojnë atdheut me punën e tyre të përditshme.

Sipas saj, shqiptarët kudo që ishin duhet të ndërtonin marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, në mënyrë që e ardhmja e përbashkët të ishte në Bashkimin Europian dhe organizatat e tjera botërore. Festën e Flamurit e uroi dje edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ai shprehu në mesazhin e tij, urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetonin, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. “Ndonëse jemi vetëm një vit pranë përmbushjes së një shekulli që kur Shqipëria shpalli pavarësinë e saj, Festa e Flamurit tonë kombëtar, 28 Nëntori, vazhdon të kremtohet me tërë nderimin që meriton nga të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë ata, në Shqipëri, në Kosovë, në viset shqiptare në ish-Jugosllavi dhe në mbarë diasporën shqiptare”, - thekson drejtuesi i lartë i LDK-së në mesazhin e tij.

Burimi i Temes Shqiperia.Com
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi