Migjeni nuk është më vetëm në 100-vjetor
Faqja 1 e 1
Migjeni nuk është më vetëm në 100-vjetor
Një vepër të vetmuar, në kërkim të lexuesit”. Kështu e ka quajtur dje shefja e departamentit të letërsisë, pranë Fakultetit të Histori-Filologjisë, Dhurata Shehri, veprën e Migjenit. Në momentin e parë, duket absurde. Për Migjenin është folur aq shumë! Dikur i mësonim përmendësh poezitë e tij. Realizimi socialist e trumbetonte si një pararendës të vetin, e më vonë, situata u bë pak më e komplikuar. Debate se kujt “i përket” Migjeni, debate për hapësirat që duhet të kenë në tekstet shkollore… Dhe kthehemi sërish te vetmia që thotë studiuesja Shehri, duke i dhënë të drejtë. Për dekada me radhë, në fillim gjatë diktaturës, e më pas në demokraci, Migjeni vetëm është përdorur, duke u bërë “flamur” i këtij dhe atij, në një kohë që ai nuk është tjetër veçse autori i veprës që sot pret të lexohet, të shijohet e të studiohet si e tillë. Ishte pikërisht kjo ftesa që lëshoi dje konferenca shkencore “100 vjet me Migjenin”, organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe departamenti i letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, me rastin e 100-vjetorit të poetit e prozatorit. “Kjo konferencë është një ftesë për të lexuar veprën e Migjenit, veprën e vetmisë e të dëshpërimit, të poetit ndoshta më të vetmuar në letrat shqiptare. Vepra e tij është në kërkim të lexuesit, ndaj ndjehet e vetmuar”, tha Dhurata Shehri. Ishte një tentativë për ta parë atë të padeformuar dhe të pa ndikuar nga interpretimet ideologjike. Stdiuesja Persida Asllani do të parashtronte para pjesëmarrësve në konferencë Migjenin ai autor të “poetikës së skandalit”, të një poetike, që vinte tërësisht ndryshe nga ajo pararendësja, e guximshme, e drejtpërdrejtë. “Nga simbolizmi tek ekspresionizmi: letërsi e art vizual te Lasgushi e Migjeni”, ishte kumtesa e studiueses Laura Smaqi, ndjekur nga dy kumtesa të mbajtura nga Shaban Sinani dhe Kastriot Gjika, që e shihnin veprën e Migjenit në raport me kristianizmin dhe tekstet biblike. Një raport, i cili duhet analizuar larg frymës bolshevike të 50 viteve diktaturë. Konsideruar si një fenomen, Migjeni nuk mund të shihet i shkëputur nga tradita. Studiuesi Eldon Gjika referoi “Migjeni në sistemin letrar shqiptar mes dy Luftërash”. Duke iu referuar tërësisht tekstit, Eljon Doçe sjell “Risi formale në prozën e shkurtër të Migjenit” etj. Nuk munguan as kumtesat me karakter jashtëletrar, të cilat sillnin fakte mbi jetën e Migjenit, si arsimimi ortodoks, mbiemri, kombësia, apo mbi gjurmët e tij në arkiva, në Tivar e në Muzeun e Shkodrës. Brikena Smajli solli me hollësi “trashëgiminë” e shkrimtarit në Muzeun e Shkodrës. Plot 13 dosje me certifikata, dorëshkrime, letërkëmbime, shkresa zyrtare nga koha kur ai punonte si mësues e kryemësues në Vrrakë, Shkodër e Pukë. Të dhëna këto që, sipas rektorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, ende nuk janë shfrytëzuar sa duhet nga studiuesit, dhe një vëzhgim i hollësishëm mund të ndihmojë në ndriçimin e veprës së Migjenit. Atë që Arshi Pipa do ta konsideronte si “të ardhur nga një planet tjetër”.
“Vrasja e trumcakut”
Pas trajtesave shkencoreve, një performancë artistike për ta shtendosur atmosferën nga teoritë. Titullohej “Vrasja e trumcakut”. Një videoperformancë me regji të Stefan Çapalikut dhe interpretim të studentëve të Universitetit të Arteve, me pjesë të zgjedhura nga poezia dhe proza e Migjenit u ngjit në skenën e “Black Box”. Të mësuar me recitime statike poezish, në gjysmerrësirë, shoqëruar nga një violinë në të qarë, “Vrasja e trumcakut” ishte tërësisht tjetër gjë. Përmes interpretimit të dy studentëve të Universitetit të Arteve, erdhi jo vetëm poeti që bariste në rrugët e lagura të Shkodrës, por edhe murgesha me buzë të kuqe, vallja e çmendur e “Njenës nga ato”, shitësja e qymyrit… Personazhet migjenianë, kapërthyer me jetën e tij, me dritëhijet e një jete të shkurtër…

Similar topics
» A është jeta vetëm imagjinatë ?
» Je vetëm, nuk është fundi i botës
» A është jeta vetëm imagjinatë?!
» A është jeta vetëm imagjinatë?!
» Ai është i martuar, por më thotë se më do vetëm mua?
» Je vetëm, nuk është fundi i botës
» A është jeta vetëm imagjinatë?!
» A është jeta vetëm imagjinatë?!
» Ai është i martuar, por më thotë se më do vetëm mua?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi