Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krimi në Kallamata, vrasësi dhe viktima lanë takim në telefon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krimi në Kallamata, vrasësi dhe viktima lanë takim në telefon People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krimi në Kallamata, vrasësi dhe viktima lanë takim në telefon

2 posters

Shko poshtë

Krimi në Kallamata, vrasësi dhe viktima lanë takim në telefon Empty Krimi në Kallamata, vrasësi dhe viktima lanë takim në telefon

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 4 Dec 2011 - 4:10

Krimi në Kallamata, vrasësi dhe viktima lanë takim në telefon 49016KALLAMATA - Një telefonatë në telefonin celular të 35-vjeçarit shqiptar pak kohë para vrasjes brutale të tij dhe djalit trevjeçar, në afërsi të Kallamatës, është "busulla" e policisë në hetimet për zbulimin e krimit të dyfishtë.

Tashmë, policia po mbledh informacion në lidhje me personin që e ftoi Filipin në takimin fatal, në afërsi të fshatit Plati të Kallamatës.

Sipas policisë, është e qartë se telefonuesi ishte një njeri i njohur për 35 vjecarin, pasi ky i fundit iu përgjigj menjëherë ftesës për takim dhe jo vetëm kaq, por mori me vete dhe vogëlushin, gjë që dëshmon se ai nuk ndihej i kërcënuar.

"Përse e masakruan fëmijën?" Kjo është pyetja që torturon komunitetin lokal, i cili bën thirrje të bëhet drejtësi për viktimat e krimit brutal.

Krimi i pashembullt ndodhi, të martën në mbrëmje disa kilometra larg fshatit Plati, ku prej vitesh jetonte Filipi.

Policia beson se sulmuesi ishte në makinë me Filipin dhe fëmijën dhe se pas aktit barbar e ka shtyrë mjetin në një kanal ujitjeje. Dritat e makinës, kishin mbetur ndezur, dhe kjo tërhoqi vëmendjen e një banori të fshatit, i cili njoftoi policinë.

Një nga pistat e policisë greke është vrasja për gjakmarrje, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë nga autoritetet shqiptare të policisë, për përfshirjen e familjes së 35-vjeçarit në ndonjë aktivitetet kriminal në Shqipëri, që të mund të çonte në një veprim kaq të egër hakmarrës.

Filipi erdhi në Greqi nga Shqipëria shumë i ri, dhe në fillim merrej me punë të ndryshme sezonale, ndërsa vitin e kaluar ka punuar në ndërtim.

Familja e tij, gruaja dhe fëmijët, jetonte në Shqipëri. Një muaj më parë kishte sjellë në Greqi djalin tjetër 11-vjeçar, i cili ka probleme të rënda shëndetësore, ndaj Filipi punonte shumë për të siguruar shërimin e tij.

Çdo vit në këtë kohë vinin në Greqi edhe gruaja e tij dhe të afërmit, për të punuar në mbledhjen e ullinjve. E njëjta gjë ndodhi edhe këtë vit. Gruaja që erdhi për të punuar, mori me vete edhe djalin e vogël 3 vjecar Oligertin, i cili u gjet i therur në makinë.

35 vjeçari i pa fat, Fillim Mesaja nga Kukësi, (i njohur në Greqi si Filip Mezani) ishte i popullarizuar në Kallamata, për shkak se merrte pjesë rregullisht në garat me kuaj, me organizimin e të cilave merrej edhe vetë.

Filipi dha një impuls garave me kuaj, që zhvilloheshin në fshat dy herë në vit, duke qenë edhe vetë një kalorës shumë i mirë.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krimi në Kallamata, vrasësi dhe viktima lanë takim në telefon Empty Re: Krimi në Kallamata, vrasësi dhe viktima lanë takim në telefon

Mesazh nga Durrsaku Sun 4 Dec 2011 - 4:12

qe ju zhdukte fara atij qe e vrau ate femije te pafajshem se per te atin nuk di asgje fare
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi