Grabisin delen me autobus, pranga shoferit e faturinos
Faqja 1 e 1

Pasagjerët e linjës së autobusit Tiranë-Vlorë kanë mbetur të shtangur, kur papritmas shoferi dhe fatorino ndaluan “gozhdë” mjetin para një tufe me dele. Ata menduan në fillim se drejtuesi i autobusit ndaloi për të mos shtypur kopenë. Por për habinë e të gjithëve, shoferi dhe ndihmësi i tij dolën me shpejtësi dhe pasi arritën të kapnin një dele nga tufa, e futën atë në bagazh dhe vijuan rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ngjarja që ndodhi në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Nartë, ka vënë në alarm çobanin. Ky i fundit është gjendur i papërgatitur nga veprimi i shpejtë i dy personave dhe nuk ka mundur të bëjë asnjë veprim për të shmangur grabitjen e deles në mes të ditës. Por ai ka mundur të fiksojë targën e autobusit dhe të sinjalizojë Policinë e Vlorës për ngjarjen. Burime të Policisë bënë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së dielës. “Në sallën operative është marrë njoftim se në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Nartë, dy persona kanë zbritur nga një autobus, kanë marrë një dele dhe e kanë futur në bagazh. Nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Policisë, në agjencinë e udhëtarëve në afërsi të rrugës transballkanike, rezultoi se në bagazhin e autobusit me targa AA 359 BS, i cili bënte linjën Tiranë-Vlorë, është gjetur një dele që dyshohet të jetë vjedhur nga shtetasit Leonard Muçi, 28 vjeç, shofer autobusi dhe Erjon Xhyla, 23 vjeç, fatorino autobusi”, bëri të ditur Policia. Mësohet se të dy të rinjtë jetonin në Tiranë. Pas konstatimit të kafshës së fshehur në bagazhin e mjetit, policia kreu arrestimin e dy të rinjve për veprën penale “vjedhje e kryer në bashkëpunim”. Në pyetje janë marrë edhe disa pasagjerë, të cilët kanë rrëfyer skenën e vjedhjes.
Pas hapjes së autostradës së re, banorët e zonës janë ankuar disa herë se drejtues të papërgjegjshëm të mjeteve ndalonin duke u marrë atyre gjënë e gjallë nga kopeja. Banorë të zonë pohuan se rasti i dy ditëve më parë nuk është i vetmi precedent, pasi edhe herë të tjera ata kanë konstatuar mungesa nga kopeja. Por banorët për shumë kohë nuk kishin arritur të identifikonin grabitësit. Policia nuk bëri të ditur nëse dy të rinjtë e arrestuar dje janë autorë dhe të ngjarjeve të tjera të ngjashme të ndodhura në të njëjtën zonë

Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Durrsaku- Legjendë
- Vendbanimi : Durres
Postime : 12675
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha : 47
Hobi : cigarja
Similar topics
» Tërheq kredinë me shokët, e rrahin dhe ia grabisin
» 60 vjecarja ben strip tease ne autobus
» Dy të rinj grabisin filialin e BKT-së
» Vrasja në autobus, nëna e autorit: Për atë që vrau djali im, kanë të drejtë të hakmerren
» Tiranë, transeksualët grabisin turistin gjerman

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi