Domethenia e Vertete e Krishtilndjeve
3 posters
Faqja 1 e 1
Domethenia e Vertete e Krishtilndjeve
Lindja e Jezusit, por jo vetem, Krishtlindjet kane shume “kuptime”.
Ajo qe tradita krishtere feston ate qe na tregojne Ungjinjte Luka dhe Mateo: Maria dhe Jozefi arriten ne Betlehem, strehohen ne nje shpelle, ku lind Jezusi.
Per Kishen, pas Pashkeve eshte kjo festa me e rendesishme e vitit liturgjik, por ne imagjinaten kolektive dhe ne tradite me siguri 25 dhjetori eshte festa me preferuar e vitit: dekorimet, dhuratat dhe festat kane evoluar me kalimin e kohes, por i kane rrenjet e lashta. Kaq te lashta saqe shkojne pertej festes ne menyre strikte fetare, qe fillon ne naten e 24 dhjetorit per te perfunduar pikerisht ne 25 dhjetor.
Shume prej simboleve te Krishtlindjeve krishtere, nder te tjera, nuk korrespondojne nuk perputhen me Shkrimet e Shenjta, por me Ungjinjte apokrif.
Ne traditen popullore para Krishtlindjeve krishtere, lidhej me mbylljen e nje cikli sezonal dhe me hapjen e ciklit te ri: 25 dhjetori ishte festa e Zjarrit dhe e Diellit, sepse ne kete periudhe eshte solstici i dimrit, qe eshte dita me e shkurter e vitit, dhe nga kjo date ditet fillojne te zgjaten.
Ne Romen e lashte festohej Saturnalia ne nder te Saturnit, zot i bujqesise dhe ishte nje periudhe paqeje, shkembeheshin dhurata dhe shtoheshin bankete madheshtore. Ne mesin e Kelteve festohej solstici dimeror.
Ne 274 pas Krishtit, perandori Aureliano vendosi qene 25 dhjetor te festohej Sol Invictus.
Duket se nga keto origjina daton tradita e djegjes se trungut, qe ne shtepi duhet te digjej per 12 dite rresht, preferohej te ishte prej lisi, dhe nga menyra se si digjej parashikohej te ishte viti i ardhshem.
Nese tradita e djegjes se trungut mbeti gjalle deri disa dekada me pare neper fshatra, sot eshte transformuar ne drita dhe qirinj qe dekorojne shtepite, pemet dhe rruget.
Ne te gjitha traditat Krishtlindjet jane nje feste periodike e riperterimit, festohet ne te gjitha qyteterimet dhe karakterizohet nga rituale qe simbolikisht mbyllin nje cikel vjetor dhe inaguroje pasardhesin. Duke u nisur nga konsideratat astronomike, ne fakt, shume studiues, identifikojne origjinen e ritualeve dhe festive te lidhura me solsticin e dimrit.
Ne fakt ne hemisferen veriore te Tokes, ne ditet qe fillojne nga 22 deri ne 24 dhjetor mund te vezhgojme, sesi dielli duket se ka ndaluar ne qiell.
Ne terma astronomike, ne ate periudhe dielli e kthen levizjen e tij ne ane te kundert, qe arrin piken e distances maksimale nga plani ekuatorial. Erresia e nates arrin shtrirjen maksimale dhe drita e dites minimizohet. Menjehere pas solsticit, drita e dites kthehet gradualisht duke u rritur.
Dita e solsticit zakonisht bie me 21, por behet e dukshme diten e trete/te katert pasardhese. Dielli ne solsticin dimeror arrin ne fazen e tij me te dobet, por me pas kthehet vital dhe “i pathyeshem”. Dhe pikerisht me 25 dhjetor duket se rilind, dmth ka nje “Krishtlindje” te re.
Ky interpretim mund te shpjegoje perse 25 dhjetori eshte nje date festive prezente ne kulturat dhe qyetet shume larg njeri tjetri dhe nje date e lidhur me festimet e perendive pagane, si zoti Mitra Indo-Persian apo babilonasit Tammuz e Shamash.
Edhe simbolet e festimet e Krishtlindjeve me te cilat jemi mesuar jane kombinim i traditave te ndryshme: Pema eshte nje tradite tipike nordike. Duket se pema e pare e Krishtlindjeve u shfaq ne Letoni ne vitin 1500, te tjere thone se kjo eshte bere ne Talin, Estoni, me 1441, por vetem ne 1841 princi Alberto, bashkeshort i mbretereshes Viktoria, paraqeti ne Angli, pemen e Krishtlindjeve si dekorim. Madje edhe Babagjyshi, duket se ka origjine turke, ku lindur tradita e San Nicola-s.
/Infoalbania/
Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Domethenia e Vertete e Krishtilndjeve
Isai ose Jezu Krishti as nuk ka lindur me 24 dhjetor. Kjo date eshte vetem nje mit. Mendohet se ka lindur ne shtator, disa mendojne se ka lindur ne mars, disa ne gusht. Sic eshte thene dhe me larte,kjo feste eshte feste pagane e festuar separi nga romaket te cilet kane kryer shume rituale jo te mira, duke sakrifikuar njerez per hir te besimeve te tyre.Lete e kane bere gjate datave 17-25 dhjetor.Edhe gjerat tjera qe e karakterizojne kete feste, si druri i Krishtlindjes,dhuratat, Babadimri,jane vetem adhurime pagane dhe shpikje boshe.Sot njerezit e festojne kete feste duke mos pyetur dy here se cka po bejne.Kjo feste, nuk ka te beje aspak me lindjen e Isait.
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Re: Domethenia e Vertete e Krishtilndjeve
Lloj-lloj historish po na nxjerrin edhe keta tani.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Domethënia e ngjyrës së syve!
» Kush është domethënia e fjalës dashuri?
» Dashuria e vertete kushton…
» Nje dashuri eshte....
» Horoskopi i vertete :P :P
» Kush është domethënia e fjalës dashuri?
» Dashuria e vertete kushton…
» Nje dashuri eshte....
» Horoskopi i vertete :P :P
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi