Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Anjeza Branka: “Pse nuk vendos të martohem me menaxherin tim” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Anjeza Branka: “Pse nuk vendos të martohem me menaxherin tim” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anjeza Branka: “Pse nuk vendos të martohem me menaxherin tim”

2 posters

Shko poshtë

Anjeza Branka: “Pse nuk vendos të martohem me menaxherin tim” Empty Anjeza Branka: “Pse nuk vendos të martohem me menaxherin tim”

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 8 Dec 2011 - 5:17

Pas një viti pauzë rishfaqet me klip të titulluar «Je in», një ironi ndaj meshkujve që u pëlqen të luajnë interesantin kur ndihen të mikluar nga femrat. Anjeza Branka thotë se nuk hyn te femrat që bien pre e meshkujve të tillë, përkundrazi. Por në muzikë i duhet të sjellë fenomenin e momentit. Tregon për jetën me djalin 4 vjeç e gjysmë dhe bashkëjetesën e saj me të dashurin, dhe pse është kundërmartesës.Një klip i ri ku shfaqesh ajo femra rebele që rrezikon të bëjë aventura me motor. Pse kaq e egër? Në atë klip unë jam vetvetja, që do të thosha jo e egër, por më saktë e sigurt. Motorin ma ka mësuar im atë që e vogël dhe thashë pse të mos bëja një klip të tillë. Unë kur bëj një klip, nuk shoh shumë të imitoj Beyonce, Lady Gaga apo Rihanna, por preferoj të shfaqem me idetë dhe stilin tim, kështu që edhe në këtë rast vendosa të shfaqem në stilin rebel, qoftë për një sfidë ndaj meshkujve, por edhe se ashtu jam në të vërtetë.
Bie në sy një trup shumë në formë dhe i palestruar. Është e vërtetë që kalon shumë kohë me stërvitje?
Kam gati një vit që nuk po bëj stërvitje dhe mendoj që e kam gjenetik trupin në formë. Realisht nuk mbaj asnjë dietë, përkundrazi ushqehem shumë dhe me gjithçka, por lëviz shumë.
Tekstin e këngës së re e ke shkruar vetë. Çfarë ke dashur të thuash me vargjet?
Në fakt, kjo është hera e tretë që unë vendos t’i shkruaj vetë vargjet e këngës sime, për faktin se duke e shkruar vetë tekstin, kam mundësi ta shpreh saktë qëllimin që kam në kokë në realizimin e një kënge të caktuar. Kënga “Je in” me muzikë të Adi Hilës, është një fabul e frymëzuar nga realiteti që po jetojmë. Në vitin 2011 më duket se rolet femra-meshkuj janë bërë pak të çuditshme. Në një lidhje meshkujt sot bëjnë interesantin, ndërsa femra zgjedh të vuajë për mashkullin që e shpërfill. Do ta cilësoja kohën e femrës së vuajtur në dashuri, ndaj jo pa qëllim refreni i këngës është një ironi e pastër ndaj meshkujve.
Meqë po flasim për marrëdhënien femër-mashkull, ti si një vajzë që jeton në botën e artistëve mendon se në muzikë ngrihet më shumë në kult qenia mashkull apo qenia femër sot?
(Qesh) Pyetje me vend. Unë mendoj se këto kohë që jetojmë, në modë janë meshkujt. Mendoj se u këndohet më shumë atyre sesa femrave, po ashtu dhe në arte të tjera, duket se dedikimet shkojnë për ata. Jo po qëllim unë me këtë këngë i drejohem një mashkulli, pasi sot janë ata të favorizuar. Në një logjikë proporcionale është mashkulli që preferohet dhe ndiqet nga disa femra. Pra nëse dikur lufta bëhej nga disa meshkuj për të fituar një femër, sot ndodh e kundërta, disa femra kërkojnë, ndjekin një mashkull. Siç e thashë dhe më sipër, ai në këto raste ka luksin të bëjë interesantin, kur e kupton që femra ndien për të.
Ti e ndien veten pjesë e kësaj kategorie femrash, ne jetën reale si je?
Unë për hir të së vërtetës jam komplet ndryshe. Në momentin që një mashkull më bën interesantin, unë largohem direkt. Preferoj të zgjedh njeriun e sinqertë, ku bisedat bëhen hapur e jo lojën pa arsye.
Ndërkohë që ke deklaruar se je në një lidhje me menaxherin tënd, si po shkon, jeni sërish bashkë?
Lidhja ime vazhdon, ndihem mirë dhe e stabilizuar në këtë lidhje, përderisa asgjë nuk ma cenon lirinë dhe hapësirat që më duhen për të bërë jetën e një artisteje.
Një vit më parë u fol për një martesë mes jush, e keni në planet tuaja?
Sa për martesën, në vitin 2011 martesat nuk janë më në modë. E nëse do flisnim për njerëzit që kanë një jetë plot angazhime, siç janë dhe artistët, mendoj se kemi shumë kërkesa dhe jemi shumë egoistë për ta institucionalizuar një lidhje me martesë. Duhet të jem 100 për qind e sigurt që të vendos të martohem, pasi edhe siç po e shohim përditë, shumë çifte martohen sot dhe ndahen nesër. Unë personalisht jam pro bashkëjetesës dhe zgjedh të bashkëjetoj, sepse vetëm ajo eksperiencë të jep mundësinë ta njohësh personin dhe të vendosësh nëse ia vlen të martohesh apo jo.
Meqë jemi në stinë festivalesh, duket se je shkëputur nga pjesëmarrja në to…
Faktikisht kam dashur shumë të marr pjesë dhe të konkurroj, por s’kam gjetur ende një këngë që të më lërë pa fjalë. Kjo ka qenë arsyeja.
KLOTILDA HARKA PANORAMAPLUS
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Anjeza Branka: “Pse nuk vendos të martohem me menaxherin tim” Empty Re: Anjeza Branka: “Pse nuk vendos të martohem me menaxherin tim”

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 6:10

I ka dal moda kesaj kengetarje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi