Ushqimi dhe efektet e tij, & Këshilla
Faqja 1 e 1
Ushqimi dhe efektet e tij, & Këshilla
E pelqeni ushqimin e përgaditur në skarë? Ja disa këshilla për ju!
Me stinën e bukur të verës, mishrat e pjekura në skarë për një darkë me familjen apo me miqtë, janë shumë të dëshiruar. Madje, këto lloj produktesh nuk konsumohen vetëm në shtëpi, por edhe në lokale të ndryshme dhe restorante. Janë të shumtë njerëzit që i pëlqejnë mishrat e pjekura në skarë, biftekët, salçiçet etj.
Por, për përgatitjen e këtyre produkteve duhet të bëjmë pak kujdes. Mishi i djegur nuk i bën mirë askujt, pasi përmban përbërës kancerogjenë. Për më tepër, tymi i skarës përmban dioksinë 7 herë më shumë se sa ajo e oxhaqeve normale dhe të thithësh për dy orë tymrat e një skare, është e barabartë me pirjen e 220 mijë cigareve.
Ja disa këshilla:
- Evitoni flakën e gjallë, e cila karbonizon mishin.
-Mbulojeni skarën me pak hi, për të pasur një temperaturë më pak të lartë.
- Mos përdorni pirun për të rrotulluar mishrat, pasi ata bëjnë vrima dhe nxjerrin yndyra dhe lëngje, të cilat e bëjnë mishin më të fortë dhe, në kontakt me zjarrin, prodhojnë substanca toksike.
- Qëndroni nga tymi sa më larg të mundeni (nuk është e nevojshme që gjatë kohës që mishrat piqen, t’i mbani sytë të fiksuar tek ato!).
- E mira është që zjarri të jetë në qendër dhe mishi të vendoset në qoshe të skarës. Distanca e duhur eviton karbonizimin e produktit dhe vajrat pikojnë në tokë.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ushqimi dhe efektet e tij, & Këshilla
Shkencëtarët britanik nga University of Exeter kanë vërtetuar se konsumimi i lëngut të rrepës, rrit qëndrueshmërinë dhe mundëson zgjatjen e stërvitjeve edhe për 16%.
Journal of Applied Physiology ka shkruar se nitratet e pranishme në rrepë çojnë deri te ulja e harxhimit të oksigjenit në kuadër të angazhimit fizik dhe kështu janë të lidhura me lodhjen më të paktë gjatë ushtrimeve.
Të dhënat e mbledhura nga 8 persona të moshës nga 19 deri në 38 vjet, kanë treguar se efekti pozitiv i gjysmë litri lëngu të rrepës është më i mirë se ai që mund të arrihet me stërvitje të rregullt.
Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se lëngu nga rrepa mund të çojë edhe në uljen e tensionit.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Ushqimi dhe efektet e tij, & Këshilla
Yndyrat e mira shkaktojnë sëmundje në zorrë
Pas një analize të ditarëve të ushqimit të më shumë se 200 mijë njerëzve, shkencëtarët kanë arritur në përfundim se ka një lidhje në mes të konsumimit të acidit linolik dhe kolitit ulceroz.
Acidi linolik është një acid i pangopur yndyror i cili gjendet në shumë ushqime, veçanërisht në vajin e lulediellit dhe të sojës.
Ky acid esencial në organizëm shndërrohet në acid arakidonik, i cili është pjesë e membranës së qelizave në zorrë. Por kjo e fundit po ashtu mund të shndërrohet edhe në substancë inflamatore, andaj besohet se nivelet e larta të acidit arakidonik janë përgjegjëse për ulcerën e zorrëve.
Por, studiues të tjerë mendojnë se njerëzit të cilët konsumojnë sasi të larta të acidit linolik, në përgjithësi kanë shprehi të këqija të ushqimit, andaj është e mundshme që sëmundja të jetë e shkaktuar edhe nga faktorë të tjerë.

Duhani e dëmton shijen për ushqim
Shkencëtarët kanë zbuluar edhe një arsye se pse duhet që të ndaleni së piri duhan nëse ende nuk e keni bërë – tymi i duhanit i pengon pjesët e caktuara në gjuhë, kështu që nuk mund të ndieni shijen e vërtetë të ushqimit.
Shkencëtarët grek i kanë testuar 62 vullnetarë dhe i kanë vërtetuar ndryshimet në ndijime në pjesë të caktuara të gjuhës, përgjegjëse për përcaktimin e shijes, tek duhanpirësit dhe tek ata që nuk e pinë.
Testet kanë treguar se këto pjesë tek duhanpirësit e kanë edhe një formë tjetër nga ata që nuk e konsumojnë atë, dhe se ato janë më pak të lidhura me nervat e gjakut, që sjell deri tek zvogëlimi i ndijimit të shijes.
Hulumtimin e kanë kryer me pulset elektrike dhe sa më e fuqishme ka qenë forca e rrymës, kjo ka shenjuar ndjenjën më të vogël. Madje 28 pirës të duhanit kanë pasur më të dobët ndijimin e shijes.

Këshilla për vakte të shëndetshme
Vera, përveç relaksit dhe argëtimeve, sjell me vete dhe thyerjen e rregullave të ushqimit. Shtohen takimet me shoqërinë dhe bashkë me to shtohen dhe rastet për të konsumuar vakte të bollshme dhe shumë pak të ekuilibruara me të afërm dhe miq, të cilët e kemi të vështirë t’i takojmë gjatë vitit.
Për të mos hequr dorë nga kënaqësitë e tavolinës gjatë verës, ja disa sugjerime për të:
- Niseni ditën me një mëngjes të mirë. Shpesh, kur jemi në punë, ritmi i shpejtë i mëngjesit nuk na jep shumë mundësi për të ngrënë mëngjesin, i cili në fakt përbën dhe vaktin më të rëndësishëm të ditës. Në këtë fazë të ditës nis prodhimi i hormoneve kryesore, siç janë kortizoli, adrenalina, noradrenaline etj. Mëngjesi është momenti më i mirë për të konsumuar fruta të stinës.
- Konsumoni perime në çdo vakt. Perimet janë një burim i pasur antioksiduesish, fibrash, vitaminash dhe oligomineralesh; duhet të jenë prezentë në çdo vakt në tavolinë dhe të paktën një herë në ditë është e nevojshme të konsumohen dhe të pjekura në skarë.
- Të përcaktoni në detaje darkën. Vakti i darkës është ai më i vështiri për t’u tretur gjatë periudhës së pushimeve. Përveç perimeve që i përmendëm më lart, përpiquni të hani dhe një pjatë pastash (makaronash) të ndryshme. Duhet të kihet parasysh gjithnjë evitimi i konsumimit të sallameve dhe djathërave.
- Hidhni sa më pak kripë të jetë e mundur në pjatë. Kripa nuk është e këshillueshme për askënd, dhe jo vetëm për ata që kanë probleme zemre dhe ata që vuajnë nga tensioni i lartë. Përdorimi i erëzave është në varësi të shijeve.
- Limitoni pijet alkoolike dhe pijet e gazuara. Gota klasike e verës gjatë ngrënies së vaktit bën shumë mirë, ndihmon tretjen dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.
Shtoni aktivitetin fizik. Asnjë nuk mundet dhe nuk duhet të heqë dorë nga lëvizjet akrobatike; një shëtitje në mal, ose gjatë bregut të detit, i bën mirë çdokujt.
- Hiqni dorë nga ushqimet që ju bëjnë dëm apo alergji.
- Pini ujë sipas dëshirës, por duhet të dini që shtimi i pirjes së ujit në verë duhet të bëhet, pasi për shkak të djersitjes, ne humbasim shumë lëngje dhe është e domosdoshme të pimë sa më shumë, për të mos dehidratuar lëkurën.

Prodhimet nga gruri, nuk janë të shëndetshme
Dëshironi që të mbeteni të shëndetshëm dhe vital? Atëherë mos hani më në mëngjes ushqimin e preferuar nga gruri dhe tërshëra apo produktet e tjera të ngjashme.
Në të vërtetë, është zbuluar se në këtë produkt nuk ka asgjë të shëndetshëm. Edhe pse i reklamojnë si të shëndetshme, llojet e ndryshme të këtyre produkteve kanë sasi të njëjtë të sheqerit si çokolata, akullorja dhe disa ëmbëlsira. Madje edhe sandviçi me proshutë dhe me mëlmesa të shumta mund të jetë më i dobishëm për linjën tuaj se sa disa lloje të këtyre ushqimeve, tregon studimi nutricionistik.
Njerëzit janë të bombarduar me porosi për këto produktet ‘të shëndetshme dhe dietale’.
Ata i bindin që ky është zgjedhja më e mirë dhe më shëndetshme për ta. Megjithatë, në deklaratë të prodhimit shumë me sukses është fshehur fakti që ato janë përplot me kalori. Nutricionistët janë të hidhëruar për këtë dhe për këtë arsye kanë vendosur që ta paralajmërojnë publikun për këtë mashtrim.
Mbështetje nutricionistëve është duke i dhënë organizata evropiane për ushqim të shëndetshëm e cila momentalisht është duke i analizuar 4000 prodhime për të cilat prodhuesit bëjnë ‘be’ që janë të shëndetshëm. ‘Këto ushqime nuk janë as për së afërmi ashtu siç mendojnë njerëzit. Shembull e keni kutinë e tyre në të cilën shkruan se kanë më pak se 3 përqind të yndyrës, por nuk shkruan që kanë sasi të madhe të sheqerit dhe të kripës.
Kjo nuk është aspak e mirë për shëndetin’, potencoi nutricionisti, Colin Walker.
Për tërë këtë shkak Komisioni Evropian planifikon që të sjell rregull me të cilin prodhuesit në deklaratën e prodhimit në mënyrë të detajuar dhe të saktë duhet të përshkruajë se nga çka në të vërtetë përbëhet produkti.

Kafeja e shëndetshme derisa nuk e teprojmë
Kafeja paraqet pijen aktive më të konsumuar në botë dhe pihet në mënyrë rutine thuajse në të gjithë botën.
Megjithatë duhet ditur se kafeja përmban qindra substanca të ndryshme, duke përmendur antioksiduesit, karbohidratet, lipoidet, vitaminat, mineralet, alkaloidët etj.
Mirëpo, ndikimi i kafesë në sistemin kardiovaskular më së shumti i përshkruhet substancës aktive- kafeinës.
Në një studim të ri, shkencëtarët kanë vërtetuar se konsumimi i madh i kafesë, dhe parimisht kafeinës, shton rrezikun për aritmi ventrikulare.
Konsumimi i lartë i kafesë konsiderohet pirja e tre e më shumë filxhanëve në ditë.
Duke qenë se studime të shumta kanë vërtetuar efekt pozitiv të kafeinës, në radhë të parë ndaj stresit oksidues, autorët e studimit të ri rekomandojnë që konsumimi i kafesë të mbahet në vlera mesatare, ashtu që të kihet dobi.

Mjalta e ëmbël mjekuese
Kombinimi aromatik i mjaltës dhe i kanellës, jo vetëm qe është i këndshëm për te gjitha shqisat, por i eliminon edhe shenjat ftohjes, dhimbjet endjeve, i shkrinë kilogramët e mjekon sterilitetin etj.
Këtij kombinimi te ëmbël qysh nga kohërat e kaluara i përshkruhen efekte mjekuese.
Kanella përmban vajra eterike, acide te cilat e shpejtojnë metabolizmi, gjithashtu ajo përmban një substance te ngjashme me insulinën natyrore, e cila pengon rënien e shpejte te sheqerit ne gjak.
Derisa mjalti e përmirëson punën e te gjitha organeve, e I jep imunitet dhe force tere organizmit.
24.

Similar topics
» Kolesteroli,sa jeni te informuar per efektet e tij
» Efektet e kanabisit per shendetin
» Efektet pozitive të qumështit te fëmijët
» "Genjeshtrat" qe transmeton pornografia.Efektet e saj
» Masazhi - efektet relaksuese dhe mjekuese

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi