Pak me shume te bukura
3 posters
Faqja 1 e 1
Pak me shume te bukura
Pak me shume te bukura |
Dikush thjesht është më fotozhenike. Të tjerat janë në kërkim të stilit të duhur, me të cilin shfaqin anën e tyre më sensuale.Të tjera akoma guxojnë me bisturitë. Ja se si kanë ndryshuar femrat e njohura shqiptare ndër vite Nuk e sollën pothuajse përdore në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, |
Elsa Lila, e mësuar deri në atë ditë me skenat e pallatit të pionierëve, nuk trembte askënd. Askush nuk mund ta llogariste si një rivale të denjë atë vajzë të vogël, që në fakt do t'u rrëmbente njëri pas tjetrin plot dy çmime të para festivalesh. Dhe nëse në pak kohë më pas kushdo nga këngëtaret e mësoi se nuk ishte aspak e lehtë të mateshe me Elsën në skenë, vetëm katër vjet pas asaj daljeje të parë në skenë, e kuptoi se me Elsën nuk ishte e lehtë të mateshe edhe jashtë skene. Sepse rosaku i vogël ishte bërë një mjelmë e bukur. E ftuar në një spektakël të të dielave në drekë, Elsa Lila do të shfaqej ashtu siç nuk e kishin imagjinuar, mjaft e hirshme e me një pamje kokete. Me pamjen e saj trendy me dy gërsheta model kurriz-peshku, ajo nuk ngjante me çupëlinën e dikurshme të festivalit, ku ajo fitoi çmimin e parë e veshur me një "tailleur" të zi si prej vajze të madhe, me flokët me onde të mëdha e vetulla të trasha. Nuk ngjante as me vajzën e një festivali të një viti më pas me kostumin e bardhë që i fshihte çdo formë femërore e flokët si iriq. Tashmë kishte pamjen e një adoleshenteje simpatike, që është në një vijë me modën. Ndryshe nga sot, gjashtë vjet më pas, kur përpara aparatit të Fadil Berishës, Elsa Lila është shndërruar tërësisht. Asnjë lloj ndërhyrjeje estetike: grimi i duhur, veshje sensuale dhe pastaj fotografi e ka pasur të thjeshtë të nxjerrë sharmin e saj natyral dhe ta sjellë si një modele, një karrierë kjo, që Elsa Lila nuk ka ndërmend t'i hyjë. Inva Mula është gjithashtu një nga ato që shfaqin pamjen e modeles kur janë përpara objektivit të Berishës. Sigurisht që këngëtares nuk i kanë munguar kurrë hiret natyrore. Por ja që kurrsesi në jetën e përditshme nuk e ka pamjen e fotografive të cover-ave të CD-ve të saj apo të kalendarëve. Pa ndonjë ndërhyrje të madhe, thjesht grimi i duhur dhe këndi i duhur i fotografisë. Shtuar këtu edhe stilin e saj klasik, me të cilin shfaqet në skenë apo në fotografi, ajo shfaqet shumë më joshëse sesa mund të duket në jetën e përditshme. Dhe sa i takon stilit, ky është i vetmi që ka ndryshuar tek Soni Malaj, ish- solistja e grupit "Spirit Voice". Pasi Soni në fakt gjithmonë është quajtur një vajzë e bukur. Por është shndërruar krejtësisht për shkak të të qenit gjithmonë në kërkim të një stili. Në fillim, me gjithë moshën e freskët, është shfaqur me tualetin që përdorej rëndom në fund të viteve '90: makijazh super i rëndë dhe flokë më se natyrale. Pastaj, gjithmonë duke kërkuar një stil që t'i përshtatej, Soni ka provuar flokët e shkurtra, të drejta apo kaçurrela, herë tutat e herë veshjet ekstravagante apo fustanet femërore, herë është shfaqur në mbipeshë dhe herë është dukur super në formë (sekreti i saj janë orët e gjata në palestër). Një karakter gjithmonë përballë ndryshimit, siç ka bërë edhe me muzikën apo me emrin e saj (Sonila dikur thërritej Sonja, përpara se të bëhej Soni). Në fakt, që kur ka filluar karrierën si soliste duke u vetëpagëzuar Soni, ajo nuk ka bërë më ndryshime drastike në look-un e saj. Megjithatë … Për një kohë të gjatë edhe Eranda Libohova ka ruajtur pamjen që ka sot. E vetmja gjë që ndryshon është stili i të veshurit, gjithmonë në një kohë me tendencat më të fundit të modës. Kurse me flokët, përveç ndonjë extension-i sezonal, nuk ka dashur të eksperimentojë: gjithmonë të zeza dhe gjithmonë poshtë supeve. I ka lënë pas vitet kur njihej veç për zërin e bukur dhe aspak si një vajzë e bukur, siç ka lënë mënjanë edhe kohët kur provonte dekolorimin e flokëve apo tentonte të shtonte qoftë edhe një kilogram më shumë për t'u bërë më tërheqëse. Ajo tashmë është plotësisht tërheqëse aq sa pakkush e sjell ndërmend me look-un e dikurshëm. Po kështu edhe Valbona Çoba, nuk kujtohet më me pamjen e saj me kaçurrela (pakkush në fakt e di që flokët e saj natyrale janë pikërisht kështu) apo me veshët paksa llapushë si në natën e konkursit të parë të bukurisë shqiptare "Miss Albania". Që nga ajo kohë Valbona ka prerë flokët, ka pozuar me paruke të verdhë, ka provuar grimin e rënduar në fotografitë e shkrepura kur punonte si modele në Greqi, derisa zbuloi Amerikën. Me stilin amerikan të "look"-ut - tualet natyral, ajo duket mjaft e freskët. Edhe pse tashmë është tek të tridhjetat, vijon të shkëlqejë. Krejt ndryshe nga këto shkëlqime që kanë të bëjnë thjesht me gjetjen e stilit apo tualetit të duhur ka ndodhur me Ledina Çelon. Në fillim, ajo nuk ra fare në sy për ndonjë bukuri të jashtme, madje në një konkurs ku tentoi të merrte pjesë, nuk u përzgjodh fare. Gjithsesi ajo nuk mund të kufizohej thjesht me vokalin: e kishte kuptuar se pamja e jashtme shtonte shumë pikë. Dhe nëse Ledina kishte pasur fatin të lindte me këmbë të gjata, kjo nuk do të thoshte që ajo të mos e ndihmonte edhe ca fatin për t'u bërë më joshëse. Prandaj dhe një ndërhyrje estetike në hundë ishte hapi i duhur. Eshtë një nga të parat femra të ekranit që e provoi bisturinë dhe mund të thuhet e vetmja që vijon të këmbëngulë që tek ajo nuk asnjë gjë jonatyrale. Dhe kur mohon hundën, të tjerat nuk ka si t'i pranojë. Silikoni në gjoks për shembull, është gjithmonë i përgënjeshtruar nga Ledina Çelo, e cila kur pyetet se si ka mundësi që dikur nuk kishte format e hajthme që ka sot, thotë thjesht se atëherë ka qenë shumë e vogël për të pasur një pamje seksi. Me kalimin e viteve pastaj… Pak a shumë të njëjtin shpjegim jep edhe Alketa Vejsiu sa herë e ngacmojnë për pamjen e saj të jashtme, kur e krahasojnë imazhin e saj të tanishëm prej një biondeje seksi me atë të dikurshmin të një vocërr-akeje me flokët gështenjë. ku binin në sy hunda me kurriz dhe syzet e miopisë. Në shndërrimin e saj Alketa pranon gjithashtu vetëm ndërhyrjen në hundë: është pikërisht kjo ndërhyrje që sipas saj, ka bërë që të bien më tepër në sy buzët apo mollëzat. Gjithsesi, me apo pa silikon, nga një fotografi në tjetrën Alketa jep idenë e dy personave të ndryshëm. Adelina Ismaili gjithashtu në fotot më të fundit duket si një tjetër person, nëse do të krahasohej me daljen e saj të parë në skenë, kur ende 14 vjeç dhe tejet e imët këndonte "Mos ma gjuj diellin me gurë". Nuk kishte asgjë seksi në pamjen e saj të asaj kohe, e vetmja gjë që binte në sy tek ajo, ishte një lirshmëri në skenë që nuk e kishte pasur asnjë këngëtare tjetër. As buzë të mëdha, as vetull me një të çarë në mes (ishte në fakt Adelina ajo që solli këtë lloj vetulle në modë) as mollëza të kërcyera e as fizik seksi. Por vajza çapkëne një vit më pas do të shfaqej me një pamje më seksi, dhe do të guxonte që të realizonte të parën zhveshje në një skenë shqiptare, me një palë të brendshme të kuqe. Dhe që nga ajo ditë, ekstravagancat e Adelinës kanë qenë po aq të shpeshta sa edhe daljet e saj në skenë. Në mos më tepër. Prej vitesh nuk ka sjellë asnjë hit. Por ka vijuar të çudisë me imazhin e saj: herë provokuese, herë mjaft e egër nëpër foto, dhe së fundmi e zbutur por me një tjetër ndryshim: buzët. Shumë më të mëdha se dikur dhe me një të stërfryrë në pjesën e përparme, që të kujton fotot e Loredana Leccizo-s që shkaktuan mjaft bujë në Itali rreth dy vjet më parë, duke sjellë alarmin e operacioneve plastike. E megjithatë, nga Adelina asnjë koment. Ka pozuar me buzët e saj të të superfryra pa pranuar të komentojë nëse kjo është rezultat i ndonjë ndërhyrjeje. Siç nuk e ka komnetuar edhe asnjë tjetër përpara saj. |
Re: Pak me shume te bukura
duhet te kini parasysh ju femrat
bukuria vjen nji kohe qe iken
kurse po te jesh sipatike linjat e saj nuk shuhen kollai
bukuria vjen nji kohe qe iken
kurse po te jesh sipatike linjat e saj nuk shuhen kollai
Vellai- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : ne mes te oqeanit
Postime : 3943
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha : 112
Hobi : po e kerkoj akoma
Re: Pak me shume te bukura
pak me shum e bukur ngase ka ndiku grimi me i teper ndrrimi i frizures operacionet plastike e shum gjera te tjer qe nuk jan aspak origjinale
Vizitor- Vizitor
Re: Pak me shume te bukura
operacionet plastike kan bere punet e veta
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Sa më shumë puthni, aq më shumë dobësoheni
» Më të bukura në natën e madhe
» Artet e Bukura...
» Per ty lulet me te bukura
» 10 veshjet më të bukura në tapetin e kuq
» Më të bukura në natën e madhe
» Artet e Bukura...
» Per ty lulet me te bukura
» 10 veshjet më të bukura në tapetin e kuq
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi