Fëmijëri mes varresh për të fituar bukën e gojës
5 posters
Faqja 1 e 1
Fëmijëri mes varresh për të fituar bukën e gojës
[You must be registered and logged in to see this image.]
Fundjavave i gjen gjithnjë plot Varrezat e Tufinës. Dhjetëra njerëz vijnë të kujtojnë të afërmit që nuk janë më në jetë. Tufa lulesh, qirinj të ndezur, lot e më së shumti heshtje, e cila bëhet edhe më e fortë këto ditë të ftohta. Pavarësisht mungesës së sistemit të varreve e gjithfarëlloj krijimesh, ngjyrash e kangjellash, që vetëm në Shqipëri mund t’i shohësh, të transmetohet vetëm një ndjesi gri e fuqishme që të nxit të largohesh shpejt, për t’iu rikthyer jetës. E, në këtë tollovi mendimesh, zëri i një fëmije është gjëja e fundit që pret të dëgjosh pikërisht aty. “T’ju ndihmoj të pastroni barin anash varrit?”. Është krejt imcak. Me një sqepar në dorë dhe i veshur me një blu që rrezaton shpresë dhe jetë, njësoj si ngjyra e syve të tij. Fillimisht shtangesh jo aq se të kanë prerë fillin e mendimit, sesa nga buzëqeshja dhe fytyra e skuqur nga të ftohtit. Duket jo më shumë se 12-13 vjeç. Pasi i thua “po”, afrohet dhe nis nga puna. Godet fort me sqepar anash varrit dhe pastron barishtet pa u ndalur. “Mua para gjashtë muajsh më vdiq babi. Po të paktën na la shtëpinë. Ka shumë njerëz të shtunave dhe të dielave këtu”. Bën një pushim, merr frymë dhe rifillon nga puna. E nisim kështu bisedën më Eltonin, i cili prej dy vjetësh po rritet mes varreve. Kjo është puna e tij e përditshme. Për të nuk ka lodra. Nuk ka kohë të lirë. Pas shkolle vjen direkt në varreza. Të shtunën e të dielën është aty që nga mëngjesi deri në të ngrysur. Dhe sërish buzëqesh sa herë ngre kokën për të të kthyer përgjigje.
I rritur para kohe
Është i parafundit në një familje me shtatë fëmijë. E motra punon në hyrje të varrezave, te lulet. Veç tyre në punë është edhe një vëlla më i madh. Me ato pak para që marrin ushqehen tetë veta. Kanë ardhur nga një fshat i Dibrës përpara 12 vjetësh në Tiranë. “Kam dy vjet që vij këtu për të punuar. Që kur isha 12 vjeç. Vija pak më rrallë, por pasi më vdiq babi dal çdo ditë”, thotë Eltoni. Tashmë nuk e ngre më kokën e flet duke punuar. Për një çast të duket sikur nuk do të flasë më, por pasi gëlltitet, u përgjigjet me të njëjtin ton zëri të gjitha pyetjeve që i bën. Nuk sforcohet shumë për të treguar se është i fortë. E ka kaluar atë fazë. “Po, po, shkollën e vazhdoj. Jam në klasë të tetë. Ku të shkosh sot pa shkollë? Duhet shkolla. Pastaj e kam edhe amanet nga babi”, thotë ai. E përmend të atin vazhdimisht, si për të të treguar se edhe ai e ka pësuar një humbje të madhe, por sigurisht, duke fshehur dobësinë në çdo çast. “Sa fitoj, i çoj në shtëpi. Mbaj ndonjë 500 lekësh për vete për shkollë, të tjerat ia jap mamit”, thotë Eltoni. Ai tregon se fillimisht në varreza e solli një nga vëllezërit. “E kisha problem, se kur shihja njerëz që qanin, më vinte edhe vetë për të qarë. Po pastaj u mësova. Nuk qaj më tani. As frikë nuk kam”, thotë duke buzëqeshur. Për të tani është normale. I sheh qetësisht të gjitha fytyrat e përlotura që hyjnë e dalin. Për dy vjet duhet të kenë qenë aq shumë… Godet sërish me sqepar. I mbetet edhe pak punë e do të marrë shpërblimin.
“Nuk bëj pazar. Sa të më japin”

Flet si i rritur, por për fat të mirë nuk ka humbur asnjë grimë nga mirësia e një fëmije. Kur e pyet se sa para merr për të pastruar një varr, tregon fisnikëri; të tillë që e kanë humbur shumë të rritur që ndoshta nga jeta kanë marrë jo pak. “Për Zotin nuk bëj pazar për varret. Sa të më japin. Nuk është vendi të bëj pazar këtu”, thotë Eltoni e me këtë fjali të bën të shtangesh sërish.
Janë me dhjetëra fëmijët që shohim çdo ditë duke lypur apo duke punuar, të cilëve u është kultivuar një lloj djallëzie nga jashtë, që shpesh të shqetëson. Është djallëzia e të rriturve që ua marrin ato para, apo djallëzia që shpesh ngjizet nga nevoja. Eltoni nuk është një nga ata fëmijë. Ai reflekton krenari në çdo shqisë. Të imponon respekt e madje, teksa rri pranë tij, për një çast e ndien veten të dobët. Eltoni nuk ankohet pse ashtu si bashkëmoshatarët e tij nuk mund të luajë. Nuk ka mërzi në fytyrë, por vetëm shpresë. “Këtu do punoj edhe për pak kohë, sa të bëhemi më mirë. Kur të rritem? Ekonomist dua të bëhem”, thotë ai. Më pas të bën dhe ty të buzëqeshësh. “Ka rënë leku këto kohë fare. Më përpara jepnin njerëzit, bëja edhe 10 mijë lekë në ditë. Tani me zor gjysmat. Të paktën fundjavave marr një çikë më shumë”, thotë ai. E, në fakt, me gjasë mund të bëhet një ekonomist mjaft i mirë. Kur merr paratë për shërbimin që ka kryer, nuk ul as sytë t’i shohë.
Ndahemi kështu me të. Ndryshe nga çdo herë në varreza, dalim pa atë zymtësinë e zakonshme në fytyrë. Është energjia e jetës e ardhur nga një fëmijë pa fëmijëri.
ZIRINA LLAMBRO

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Fëmijëri mes varresh për të fituar bukën e gojës
..E ardhmerja jone ,shum duhet te sakrifikojn ,me rastis te shoh shum te tille ne rruget e Qyteteve te ndryshem ktu Ku jetoj..!!
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Fëmijëri mes varresh për të fituar bukën e gojës
cfare hallesh kane njerezit,,,e per cfare e vrasim mendjen neve???
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Re: Fëmijëri mes varresh për të fituar bukën e gojës
Ne mbare boten ka njerez qe ska buken e gojes,e neve qahemi kot.Me vjen shume keq.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Nëna e 4 fëmijëve të vdekur: I lashë vetëm për bukën e gojës
» Dua te kthehem ne femijeri!!!
» Pasojat e përhershme të keqtrajtimit në fëmijëri
» Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak
» Ervisi, 10-vjeçari që fiton bukën duke i rënë daulles...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi