Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak

2 posters

Shko poshtë

Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak Empty Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak

Mesazh nga Alberti Fri 26 Apr 2013 - 9:44

Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak

Ushqyerja tipike perëndimore, që ka përqindje të lartë të yndyrave dhe sheqernave, ata që i konsumojnë me të vërtetë i çon shumë herët drejt vdekjes, pohohet në hulumtimin e ri.
Hulumtimi i kryer në më shumë se 5000 njerëz ka treguar se ata që kanë ngrenë më së shumti mish të fërguar dhe ushqim të ëmbël, mish të përpunuar dhe të kuq, bukë të bardhë, gjalpë dhe ajkë, kanë pasur dyfish rrezik më të madh të vdesin më herët ose të kenë shëndet të keq në pleqëri. Për shembull, mënyra e ashtuquajtur perëndimore e ushqyerjes në të cilën janë këto ushqime është arsyeja për shkak të së cilës një numër i madh i njerëzve është i sëmurë nga sëmundjet e zemrës.
Mjekët britanikë thonë se si vetëm në shtetin e tyre nga sëmundjet e zemrës vdesin 94.000 persona në vit. Kjo tregon për më shumë të sëmurë nga sëmundjet e zemrës sesa nga cilado sëmundje tjetër, theksohet në revistën "American Journal of Medicine".
Në hulumtim kanë marrë pjesë 3.775 meshkuj dhe 1.575 femra nga viti 1985 deri në vitin 2009 me moshën mesatare prej 51 vjetësh. Gjendja e tyre shëndetësore është përcjellë përmes rezultateve të spitalit, ndërsa çdo pesë vjet hulumtuesit kanë identifikuar shkallën e vdekshmërisë dhe të sëmundjeve kronike në mesin e pjesëmarrësve.
Në bazë të rezultatit dhe përcjelljes afatgjate hulumtuesit kanë vërtetuar që vetëm katër për qind e të testuarve kanë arritur "pleqërinë ideale", çka nënkupton që personat e caktuar nuk kanë sëmundje kronike dhe që në testet fizike dhe psikike kanë treguar nivel të lartë të zhdërvjelltësisë.
U tregua po ashtu edhe që 12 për qind e të testuarve të cilët janë ushqyer me të ashtuquajturën ushqyerje klasike perëndimore kanë përjetuar sulm në tru ose në zemër. Derisa gati tre për qind kanë vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreth tri të katërtat janë kategorizuar si persona që kalojnë nëpër "plakje normale".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak Empty Re: Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak

Mesazh nga Anakonda Sat 13 Jul 2013 - 19:19

te lej buken se kta tdyja si fus ngoj
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi