Meraku i Gjyste Vulajt
2 posters
Faqja 1 e 1
Meraku i Gjyste Vulajt
E reklamuam në “Top Kosova Radio” si këngëtarja më atraktive dhe në fakt ashtu ishte edhe në bisedën që e zhvilloi në programin “Pro Shqip”.Është kjo këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila me shumë muhabet pozitiv rrëfeu në këtë program shumëçka mbi jetën, muzikën dhe familjen e saj. Ndërsa ajo sapo ka lansuar videon më të re, që mban titullin “A bëhesh merak” dhe ne morën shkas nga ky titull atraktiv dhe zhvilluam me artisten një intervistë në fund me pyetjet “Mix-Max”, për të mësuar se për çfarë bëhet më tepër merak Gjystja.“Top Kosova Radio”: Gardërobën, apo për orarin e nisjeve në një koncert?Gjyste Vulaj: Për të dyja, nuk guxoj të vonohem dhe nuk guxoj të dukem keq.“Top Kosova Radio”: Bëheni merak për çmimin, apo për publikun se sa do të jetë në koncert?Gjyste Vulaj: Të dyja, por më shumë për publikun, sepse edhe të marrësh pak para nuk është problem, megjithëse nuk më ka ndodhur kurrë. Por, më shumë për publikun që të jetë i madh në numër.
“Top Kosova Radio”: Për Ulqinin, për Tiranën, apo për Prishtinën?
Gjyste Vulaj: Nëse ndodh diçka e keqe, më vjen shumë keq, sidomos më brengos nëse ndodh që një media e huaj të transmetojë diçka të keqe për shqiptarët. Meqë jam më afër Ulqinit, atëherë i bie të merakosem më shumë për Tiranën dhe Prishtinën.
“Top Kosova Radio”: Për Sokolin, apo për vajzën?
Gjyste Vulaj: Jetën nuk kisha mundur ta paramendoj pa Rozanën, duhet të jem e sinqertë, për vajzën e jap jetën, edhe unë dhe Sokoli gjithashtu.
“Top Kosova Radio”: Për ushqimin, apo për orarin se kur ushqeheni?
Gjyste Vulaj: Nuk kam orar, për ushqimin kam më shumë kujdes.
“Top Kosova Radio”: Për politikën shqiptare, apo për atë botërore?
Gjyste Vulaj: Nuk merrem me politikën shumë, por ka krizë kudo në botë, por ajo shqiptare më intereson pak më shumë. Një herë kam marrë pjesë në një fushatë politikë në Tiranë dhe jam ndjerë në hall se duhet të thosha “Votoni për Edi Ramën, por me gishta bëra për PD-në, pro Jozefina Topallit”.
“Top Kosova Radio”: Për prindërit tuaj, apo për të bashkëshortit?
Gjyste Vulaj: Për prindërit e mi, por edhe për të Sokolit. Të them të vërtetën, më shumë më mbajnë me fjalë të bukura prindërit e Sokolit, sesa ata të mitë.
“Top Kosova Radio”: Merak për gjërat e ëmbla, apo të kripura?
Gjyste Vulaj: Të dyja dhe mix. Dhe ato mund të jenë çokollata edhe të ëmbla dhe të kripura, që ka vetëm në Amerikë.
“Top Kosova Radio”: Për euro, apo për dollarë?
Gjyste Vulaj: Nuk bëhem shumë merak, por kam qejf që të kem në dorë më shumë euro, pasi dollari nuk është në gjendje të mirë këtë kohë.
“Top Kosova Radio”: Për parfume, apo për bizhuteri?
Gjyste Vulaj: Për këto jam e sëmurë, nuk u rezistoj dot parfumeve, bizhuterive, gardërobës.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Meraku i Gjyste Vulajt
Qyqa gjyste edhe ti paske merak mi.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Katër stinët e nxehta të Gjyste Vulajt
» Gjyste Vulaj me stil të ri flokësh
» Çfarë i dhuroi Gjyste Vulaj bashkëshortit për Shën Valentinin
» Gjyste Vulaj ikën nga linjat perfekte
» Gjyste Vulaj, këngëtarja më e pasur shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi