Si te shmangim rreziqet e lindjeve me operacion
2 posters
Faqja 1 e 1
Si te shmangim rreziqet e lindjeve me operacion
Në lidhje me statistikat Robert Qirko, doktor obstetër-gjinekolog në Spitalin Universitar Obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, tregon: “Përqindjet ndryshojnë sipas qyteteve të ndryshme. Në rast se Tirana ka përqindjen më të lartë të lindjeve me operacion, duhet marrë parasysh që rastet problematike vijnë nga rrethet për këtu”. Në të vërtetë cilat janë shenjat që çojnë një grua drejt njërës apo tjetrës zgjedhje? Sipas doktorit shenjat janë të shumta, edhe për rastet kur duhet bërë një operacion. Mirëpo, sipas tij, problemi qëndron se ka disa raste kur lindja duhet bërë me operacion, e detyrueshme dhe disa raste kur lindja me operacion është relative ku çdo gjë mbetet në kuadrin e një konsulte ose të një vendimi në mirëkuptim me familjarët. “Në rastin kur kemi një lindje kur presupozohet një fëmijë i madh, nuk është tregues absolut. Në rast se ne shohim se kjo lindje nuk po ecën dhe diskutohet me familjarët për problemet, pasi lindja mund të bëhet me instrumente, ku bebi mund të dalë me probleme, atëherë ky është një indikacion relativ. Në qoftë se kemi një fëmijë të vendosur transversal, i pozicionuar horizontalisht në bark, gjithashtu ku plasin edhe ujërat atëherë ky është një tregues, madje është urgjencë ku nuk mund të presësh. Nuk mund të flasësh me siguri për rastet e operacionit, vetëm në rastet kur ka tregues absolut”, – shpjegon doktori obstetër-gjinekolog, Qirko.
Ndryshimi
Por në të vërtetë se cili është ndryshimi mes një lindjeje natyrale dhe asaj me operacion, doktori përgjigjet: “Një lindje vaginale bën që fëmija të dalë nëpërmjet kockave të baçinit, kjo bën që të ndryshojë strukturën e tyre, prodhohen disa hormone që zgjeron ligamentet. Për të mbajtur një baçin sa më të ngushtë edhe pas lindjes, atëherë zgjedhin lindjen me operacion. Kohët e fundit lindja me operacion për gratë është bërë shumë komode, pa shumë komplikime dhe dhembje. Nga ana tjetër ka shumë gra që dëgjojnë të tjerat të cilat thonë se kryen një lindje me operacion, nuk patën probleme, morën beben dhe gjithçka shkoi mirë. Për të kursyer problemin e dhembjes dhe stresin e lindjes zgjedhin mënyrën e operacionit. Ky është tregues relativ, që një grua e kërkon bashkë me burrin se duan lindje me operacion, kjo varet nga gjendja klinike. Në rast se ka një tregues që tregon se kjo lindje nuk duhet të përfundojë lindje vaginale, atëherë përputhet dëshira e gruas dhe mund të bëhet me operacion. Dëshira e gruas është diçka për t’u diskutuar, por po shtohen rastet kur gratë vijnë vetë dhe kërkojnë të bëjnë lindje me operacion”. Sa i përket rrezikut, edhe nëna edhe fëmija janë njësoj të rrezikuar. Pasi doktori sqaron se edhe ky lloj operacioni përmban risqet e çdo lloj operacioni tjetër. Por ai thotë: “Në operacion ka risqe, ne kemi përpiluar disa konsensuse ku gratë bien dakord për problematikat gjatë operacionit. Kështu ato duhet të japin konsensus në rastet kur është e nevojshme marrja e gjakut, në rast se do të duhet të kryhet një ndërhyrje të dytë, të dinë për çdo lloj rreziku që mund të kalojnë. Gjithashtu shton mundësinë për të bërë aksidente të vazave të gjakut, siç janë tromboflebitë, trombozat, etj. dhe më pas në qoftë se do të bëjë një fëmijë të tretë rreziku është edhe më i madh, qoftë dhe me operacion, sepse në këto raste rrezikon shumë nëna për çarje të mitrës”.
Ndërlikimet
Komplikimet e operacionit, ashtu si dhe të ndërhyrjeve të ndryshme që mund të kryhen, ndahen në afatshkurtra dhe afatgjata. Ato afatshkurtra të cilat ndodhin 24-48 orë deri në një javë pas lindjes lidhen me hemorragji të pas lindjes, me një infeksion, grumbullim të gjakut. Komplikimet afatgjata mund të shfaqen edhe pas një muaji, janë më të shpeshta tek këto lindje. Kështu mund të ketë një infeksion intraabdominal dhe të kemi ngjitje të organeve brenda barkut, ngatërrim zorrësh, mund të ndodhë të ketë hernie, të ketë infeksione të plagës. Këto janë të limituara nuk është se janë të shpeshta, pro janë gjëra që ndodhin dhe të kenë probleme. Një tjetër element që përcakton rrjedhën që do të marrë shtatzënia, doktori thotë se jo gjithmonë është absolute që ndikon ndjekja gjatë shtatzënisë për rrjedhën që do të marrë ajo. Sipas tij, në qoftë se një grua nuk vizitohet asnjë herë tek mjeku gjatë shtatzënisë, por vjen në fund vetëm për të lindur, rritet shumë probabiliteti që këto gra të kenë lindje me probleme. Pasi ndjekja e gruas gjatë shtatzënisë parandalon shumë probleme përmes ekzaminimeve dhe testeve. Për këtë gjinekologët këshillojnë që bërja e kontrolleve periodike dhe sipas rregullave përcakton dhe fatin e shtatzënisë. Të gjitha këto bëjnë të ndalen këto probleme dhe të kesh një linje sa më natyrale. Ndërsa mbetet besnik i metodës natyrale, pasi lindja natyrale është më e mirë për vetë faktin se ajo vjen natyrshëm. Që të dyja lindjet kanë risqe, por në qoftë se te lindja me operacion ka risqe më të mëdha, lidhur me anestezinë, risqet e prerjes, mund të ndodhë deri në vdekje të gruas. Tek lindja natyrale nuk janë këto risqe kaq të mëdha, komplikimet nuk janë kaq të shpeshta. Por edhe lindja natyrale ka problemet e veta, siç mund të jetë një hematomë, një lacaracion apo fistula që mund të ndodhin në të ardhmen e gruas, mbart edhe riskun e bebes. Megjithatë komplikacionet që ka lindja natyrale janë më të pakta sesa ajo me operacion edhe si numër edhe si përqindje. Ja pse rekomandohet gjithmonë lindja natyrale, ndryshimet janë madhore.
Dhembjet e lindjes
Fillimi i procesit të lindjes sinjalizohet nga ngacmimet e para të fëmijës. Pas këtij sinjali çlirohet hormoni oksiton i njohur si hormoni i dashurisë. Ky hormon siguron tkurrjet e mitrës. Në të njëjtën kohë trupi çliron hormonin endorfinë. Edhe ky hormon si një morfinë natyrale pakëson ndjenjën e dhembjeve. Nëse gjatë lindjes nuk ka ndërhyrje çdo gjë shkon në rregull, por nëse për të përshpejtuar lindjen gruas i injektohet hormon oksiton, atëherë endorfina nuk mund t’i bëjë ballë dhe mbetet e pamjaftueshme. Dhe si rrjedhojë shtohen dhembjet. Dhembjet e lindjes janë dhembjet më të forta që një grua provon në jetën e saj. Ato mund të zgjasin disa orë.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Si te shmangim rreziqet e lindjeve me operacion
Apapapa,edhe operacionet na i kujtuat tashti.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Higjena e gojës, ja si të parandalojmë rreziqet
» Pasojat dhe rreziqet e Operacioneve Plastike.
» Bëjmë sport 1 minutë në ditë, shmangim diabetin
» Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë
» Rreziqet që ia vlen ti ndërmarrësh për karrierën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi