Pasojat dhe rreziqet e Operacioneve Plastike.
Faqja 1 e 1

Rreziqet kryesore
qe shkaktohen nga nderhyrjet kirurgjikale dhe operacionet plastike jane :
-HEMATOMA,,,SEROMA,,,NEKROZA,,,DEMTIMI I
NERVAVE,,,INFEKSIONET,,,SHENJAT HIPERTROFIKE,,,HUMBJA E
NDJENJAVE,,,GJAKRRJEDHJA,,,PTOSIS DHE VDEKJA.
Hematoma
Hematoma
është një mpiksje e brendshme gjaku, e vogël, e cila zakonisht largohet
vetvetiu, por në disa raste mund të jetë e nevojshme edhe ndërhyrja
kirurgjike. Rreziku pas avancimit me këto teknika ndodh në 1 ose 2 për
qind të rasteve, sipas asaj që ka theksuar Dr.Darrick E. Antell, kirurg i
operacioneve plastike, i specializuar për operacionet plastike
kozmetike dhe estetike. Kjo ndodh më shpesh të meshkujt, tek të cilët
mund të shkaktohet rritje e furnizimit me gjak të kapilarëve të fytyrës.
Në operacione të tjera, hematoma ndodh shumë rrallë, në më pak se 1 për
qind të rasteve.Seroma
Seroma
është një grumbullim i lëngjeve të trupit në trajtë uji, dhe është më e
përhapur të pjesa e barkut dhe e stomakut. Kështu që është e nevojshme
që gjatë kryerjes së operacioneve të merren masa parandaluese duke
vendosur aparatura në formën e kanaleve kulluese për të pastruar zonën.
Dr. Richard D’Amico, president i Shoqatës Amerikane për Operacionet
Plasitike, i cili e ka parashtruar kërkesën e mësipërme thekson se
pastrimi i kujdesshëm i plagës është i domosdoshëm. Nëse do të kryhej
pastrimi dhe largimi i masave të lëngshme të padobishme nga plaga,
komplikacionet do të shmangeshin në maksimum, pra do të shkonin drejt
zeros.
Nekroza
Nekroza,
është sëmundje e vdekjes së qelizave për shkak të ndërhyrjeve të
gabuara kirurgjike, të cilat janë të paevitueshme kur kryhet një
operacion. Vetë prerja për të kryer operacionin do të shkaktojë vdekje
të qelizave. Është e nevojshme të zgjidhet një teknikë operacioni, e
ndjekur me eksperiencë dhe njohuritë e mjaftueshme, për të mos shkaktuar
hapje të madhe të plagës, gjë që do të sillte rritje të furnizimit me
gjak, humbje gjaku dhe nekrozë të theksuar. Duhanpirësit janë më të
predispozuar për të shfaqur nekrozë të theksuar, thotë Dr. Foad Nahai,
president i Shoqatës Amerikane për Operacionet Plastike Estetike, sepse
duhani redukton transportin e shpejtë të gjakut të indet e lëkurës.
Dëmtimi i nervave
Me
heqjen e disa pjesëve të lëkurës nga operacione të ndryshme plastike,
fijet e vogla nervore pësojnë ndryshime dhe çrregullime, e sigurisht
dëmtime. “Por në rastin e “ndërhyrjeve aksidentale”, kur dëmton fijet e
mëdha nervore, ato që luajnë role të rëndësishme, rreziqet janë të
mëdha”, shprehet Dr. Nahai. Në duart e një kirurgu me eksperiencë,
rastet e shfaqjes dhe mundësive të rreziqeve të tilla janë shumë të
rralla. Por aktualisht 1 në 1 000 raste operacionesh plastike të
fytyrës, dëmi është shumë i madh, aq sa edhe mundësitë për ta riparuar
atë janë shumë të pakta.Infeksionet
Infeksionet
mund të shfaqen pas realizmit të operacioneve dhe pas realizmit të
procedurave pastrimit të plagës, tharjes së saj dhe të qepjes. Por
shfaqja e infeksioneve të ndryshme mund të shkaktojë probleme serioze në
organizëm, pasi mund të qarkullojë me gjakun dhe të prekë organe të
ndryshme në organizëm. Për këtë në rastet e shfaqjes së infeksioneve
shtrohet si kërkesë e domosdoshme rihapja e plagës dhe pastrimi i
menjëhershëm i saj, në mënyrë që të mos shkaktojë helmime në organizëm.
Edhe pse infeksionet janë të rralla në operacionet plastike, duhet pasur
parasysh rreziku dhe të merren masat parandaluese.
Shenjat Hipertrofike
Shenjat
hipertrofike janë të mbushura, të sheshta, të kuqe dhe të pakëndshme.
Kur dhëmbëzimi, shenjat, janë të paevitueshme në një ndërhyrje
kirurgjikale, një kirurg me eksperiencë di se si të veproje, se cilat
janë teknikat operacionale që duhen ndjekur për t’i larguar ato. Në këtë
mënyrë shenjat hipertrofike nuk do të mbeten, do të jenë minimale apo
të paperceptueshme. Në rastet kur pacienti ka kryer edhe operacione të
tjera, kirurgu vëzhgon mënyrën se si reagon lëkura e tij pas operacionit
për të parashikuar paraprakisht rezultatet. “Gjithmonë u them
pacientëve të mi që nuk jam magjistar, dhe asnjë kirurg plastik nuk
është magjistar”, thotë Dr. Nahai.Humbja e ndjenjave
Humbja
e përkohshme e ndjenjave apo humbja e ndjenjave gjatë një operacioni
mund të ndodhë si në rastet e ndërhyrjeve kirurgjike në fytyrë, ashtu
edhe në ato në pjesën e barkut e të gjirit. Edhe pse këto ndodhin në
raste të rralla. Humbja e ndjenjave është më e zakonshme në rastet e
operacioneve plastike në gji. Kjo ndodh në 10 për qind deri në 70 për
qind të rasteve, në varësi të organizmit dhe sistemit imun të pacientit.
“Rreziku më i lartë shfaqet në raste kur është e nevojshme të
reduktohet masa e gjirit, apo të hiqet totalisht, pasi në të përfshihen
procese të ndryshme fiziologjike, deri në përshtatjen e plotë të
organizmit me gjendjen e re të krijuar”, thotë Dr. Nahai.
Gjakrrjedhja
Ekziston
mundësia e gjakrrjedhjes, hemorragjisë, në disa tipa operacionesh. Pas
realizimit të një ndërhyrjeve kirurgjike, gjakrrjedhja mund t’i kanoset
pacientit, kështu që duhet të jetë vazhdimisht nën vëzhgimin dhe
kujdesin e mjekut. Rreziku i dëmtimit të enëve të gjakut të syrit dhe si
pasojë shfaqjes së gjakrrjedhjes është rreth 1 për qind, sipas Dr.
Nahai. Rastet më të shpeshta shfaqen te meshkujt, pacientët që kanë
presionin e lartë të gjakut ose që kanë konsumuar rregullisht aspirinën.
Nëse operacioni do të kryhej nga një kirurg me eksperiencë, i cili
zotëron njohuritë e nevojshme mbi rreziqet e mundshme, do t’i reduktonte
ato në maksimum.Ptosis
Ptosis,
ose zverdhja apo venitja, nuk është një efekt i jashtëzakonshëm e i
rrallë në rastet kur kryhet një ndërhyrje kirurgjike në qepallat e
syrit. Pas kryerjes së një operacioni plastik në kapakët e syrit
rreziqet, janë të pritshme. Kjo gjendje mund të bëhet e përsëritshme dhe
e vazhdueshme, por nuk është lehtësisht e korrigjueshme as me një
ndërhyrje të dytë kirurgjike. Sipas Dr. Nahai do të ishte më mirë që
rregullimi dhe normalizimi i kësaj gjendjeje të kalonte vetvetiu. Dhe po
sipas tij kjo ndodh atëherë kur pas ndërhyrjes kirurgjikale është
vetëkorrigjuar pjesa e dëmtuar gabimisht.
Vdekja
Në
operacionet kardiake, rastet e vdekjes në masën 2 për qind konsiderohen
normale. Operacionet plastike në zemër sigurisht që përfshijnë një punë
tepër serioze e të tejet të ndërlikuara, pasi përqendrimi i qelizave
dhe enëve të gjakut është i madh. Por përsëri rastet kur rrezikohet
vdekja e pacientit janë rreth 1 për qind. Por sigurish edhe pas
operacionit të suksesshëm, pacienti duhet të qëndrojë pranë spitalit,
për çdo rast emergjence, edhe nëse do të jetë e domosdoshme një
ndërhyrje e dytë kirurgjike. Në raste të rralla nivelet toksike të
anestezisë, mund të bëhen faktorë shtesë rreziku në rastet e
operacioneve të tilla.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Higjena e gojës, ja si të parandalojmë rreziqet
» Diellza Kolgeci kundër operacioneve plastike
» Fëmijët dhe rreziqet e pornografisë
» Si te shmangim rreziqet e lindjeve me operacion
» Rreziqet që ia vlen ti ndërmarrësh për karrierën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi