Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nderohet figura e Imzot Nikë Prelës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nderohet figura e Imzot Nikë Prelës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nderohet figura e Imzot Nikë Prelës

Shko poshtë

Nderohet figura e Imzot Nikë Prelës Empty Nderohet figura e Imzot Nikë Prelës

Mesazh nga Emona Mon 12 Dec 2011 - 0:24

Nderohet figura e Imzot Nikë Prelës 11prela_1112111218_1

Ferizaj, 11 dhjetor-Në vitin e 15-të të kalimit në amshim, mbrëmë , në Teatrin e Ferizajt, u mbajt një manifestim në nderim të figurës së Ipeshkvit të parë të Kosovës, Imzot Nikë Prelës, në organizim të shoqatës “Hekas”.

Prela u vlerësua, nga shumë folës, si një nga emrat më domethënës të kohës në mbrojtje të drejtës së besimit si dhe të lirisë së popullit të robëruar shqiptar .”Ai ishte dëshmitar I masakrës së shqiptarëve në Tivar, kur shërbente si meshtar dhe prej atëherë nuk rreshti të mbrojë lirinë e popullit të tij”, theksoi kryetari i komunës Bajrush Xhemajli, derisa kumtoi para të pranishmëve se gjatë viti që vjen në Ferizaj do të ngrihet një përmendore në kujtim të Prelës dhe një shesh do të merr emrin e tij. Xhemajli ka vu në pah posaçërisht angazhimin e Prelës në mbështetje të luftës për të mbijetuar nën pushtimin serb , kur ai hapi dyert e Kishës katolike për ta shndërruar atë në vatër të kulturës, jo vetëm për Ferizajn.

Famullitari i kishës Katolike “Engjulli i rojës”,në Ferizaj, Dom Viktor Sopi dhe njëherësh , drejtor i Caritasit të Kosovës, veprimtarinë e Imzot Prelës e ndërlidhi si vazhdimësi e punës së rilindasëve tanë .”Po si Pjetër Bogdani apo Shtjefën Gjeçovi ai u përcaktua të identifikohet me vuajtjen e popullit të tij”, vlerësoi Sopi.

Si figurë të madhe të kishës dhe kombit shqiptar Prelën e cilësoi edhe zv/ministri i kulturës Hajdin Abazi.”Ai na e dha shembullin konkret se diversiteti ynë fetar nuk është dobësia por forca e popullit tonë”, tha Abazi.

Më pas u dha filmi dokumentar i përgatitur nga Ambroz Tomnrecaj, i cili mëtonte të paraqiste harkun jetësor të Imzot Prelës prej lindjes në Kotorr të Malit të Zi e deri në çastet e fundit të jetës në Ferziaj.

“Në kohë të vështira zoti na e pat dhuruar këtë njeri të madh”, u shpreh plot emocione Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji. Duke u angazhuar për një tolerancë reale në shoqërinë tonë, Ipeshkvi Gjergji e përmbylli takimin me fjalët “Kemi ditë që së bashku të mbijetojmë, por nuk po dimë të jetojmë, duhet të mësojmë si të jetojmë së bashku”. /koha.net/

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi